-
VIDEO
A do ndryshojnë ligjet e Reformës në Drejtësi? Rama: Nuk mund të jem kryeministër i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar, duhet ndërhyrje
Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të rrijë pa folur apo reaguar kur në vendin që qeveriset prej tij, të ketë më shumë të paraburgosur sesa të dënuar. Referuar pyetjes për ndryshime të mundshme të reformës në drejtësi, Rama tha se ky sistem sot ka shumë problematika dhe se patjetër që ka nevojë për diskutime e ndërhyrje.
-
VIDEO
Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010! AKUV problem në gjithë Shqipërinë, është në proces reformimi
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh nuk furnizoheshin më ujë. Rama tha se problemi fatmirësisht u rregullua dhe kjo falë punës së kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të AKUV.
-
VIDEO
Duam zbatimin e kontratës, Rama: Konflikti mes aksionerëve vonoi Aeroportin e Vlorës
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit tha për gazetarët se konflikti mes aksionerëve të kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës vonoi hapjen e tij brenda këtij viti, siç edhe ishte premtuar.
-
VIDEO
Rama: Në fund të vitit 2026 Kadastra do të jetë e digjitalizuar, është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara
Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2026 e gjithë Kadastra do të jetë e digjitalizuar. Rama tha se deri më tani janë digjitalizuar 80% të kartelave të pronësisë, ndërsa shton se është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara.
-
VIDEO
Rama: Që kur mesazhet janë prova për SPAK? ‘Shpërdorimi i detyrës’ një thes i madh që do të rishikohet
Referuar pyetjes lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe të tjerë zyrtarëve të lartë të PS-së që janë nën hetim nga SPAK, Rama tha se nga 3 mandatet e PS-së 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Rama tha se akuza “shpërdorim detyre” është një nocion i cili duhet të rishikohen për tu specifikuar referuar këtu dhe kërkesës së bërë nga BE.
-
VIDEO
Rama para gazetarëve: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE, në shkurt dalim me e-Albania 2.0
Rama tha se AKSHI është ndihmë për integrimin në BE, ndërsa shtoi se në shkurt pritet të lançohet e-Albania 2.0.
-
VIDEO
‘Vendi më skandaloz i Këshillit të Europës’, Rama: Në Shqipëri, më shumë të paraburgosur se të dënuar! Ja shifrat
Duke folur për sistemin e drejtësisë, kryeministri Edi Rama u ndal në konferencën e fundvitit edhe në numrin e lartë të të paraburgosurve. Rama tha se Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Europës. Ndalur në shifra, Rama tha se aktualisht në burgjet shqiptare ndodhen 4 492 persona, ndërsa vetëm 1 895 prej tyre janë të dënuar.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK! Prokurorëve do u thoja të sillnin dosje me prova jo USB me 16 mijë dokumente
I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë të PS-së janë ndodhur përballë SPAK, Rama e mohoi duke thënë se bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka prekur pushtetet.
-
VIDEO
Rama ironi me opozitën: Punët i kemi ndarë, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penexheres sime në rrugë
Kryeministri Edi Rama ironizoi protestat e opozitës poshtë kryeministrisë.
-
VIDEO
Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë, u krijua falë vullnetit të PS! Opozita nuk di të na mundë
Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK nuk është opozita e qeverisë.
-
VIDEO
Turizmi në Shqipëri, Rama: Të ardhurat në 9-të mujorin e parë vlerësohen me 4.4 miliardë euro
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës vjetore për shtyp tha se turizmi ka pësuar një rritje në krahasim me vitin 2024.
-
VIDEO
Rama: Rilindje e industrisë ushtarake, Shqipëria do prodhojë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidron! Do blejmë dy avionët e parë zjarrfikës
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit deklaroi se viti 2025 ka shënuar “rilindjen e industrisë ushtarake” në Shqipëri, duke theksuar se vendi po rikthen bazën e vet industriale, e cila sipas tij u çmontua në fillim të viteve ’90.