-
VIDEO
Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemin tonë, jemi vendi me kapacitetin më të lartë në mbrojtjen digjitale
Kryeministri Edi Rama solli në fokus sulmin kibernetik që iu bë Shqipërisë këtë vit nga Irani. Rama theksoi se asnjë sulm deri më sot nuk ka arritur të thyejë apo të depërtojë sistemin mbrojtës duke theksuar se Shqipëria është vendi me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.
-
VIDEO
Rama: Fond i posaçëm prej 15 mln euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale! Nga shtatori parking i posaçëm në QSUT
Kryeministri Rama theksoi se për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
-
VIDEO
Rama: Nga shtatori 2026, nxënësit e mësuesit do transportohen në shkolla me makina ‘Made in Albania’
Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nga shtatori 2026 do të mundësohet transporti për shkollat. Rama tha se transporti për nxënësit dhe mësuesit do të bëhet me mjete ‘Made in Albania’.
-
VIDEO
Rama: Viti 2025 mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%! Nga 1 janari paga minimale 500 euro, rritën pensionet dhe numrin e bizneseve
Në konferencën e fundvitit, Rama ka bërë një përmbledhje përsa i përket sektorit ekonomik. Rama specifikoi përmbylljen e vitit me një rritje ekonomike me 3.9%, rritjen e pensioneve duke vijuar dhe vitin e ardhshëm, përfshirë këtu dhe pagën minimale, rritjen e investimeve të huaja dhe të bizneseve të reja.
-
VIDEO
Rama: Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të ofrojë pagesa elektronike
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së fundvitit se qeveria ka hapur një kapitull të ri sa i përket reduktimit të përdorimit të cash-it në ekonominë shqiptar. Sipas tij, objektivi është që brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në vend duhet të ofrojë mundësi pagese elektronike, në mënyrë që qytetarët dhe vizitorët të mund të paguajnë jo vetëm me para në dorë, por edhe me kartë. Ndërsa brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.
-
VIDEO
Rama: Instituti Amerikan Cato renditi Shqipërinë të 39-ën në botë për lirinë ekonomike e njerëzore! E 9-ta në Europën Lindore
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët. Rama u ndal edhe tek vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë të publikuar nga Instituti amerikan Cato. Rama tha se Shqipëria është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës Lindore.
-
VIDEO
‘Balluku’, Rama: Kuvendi nuk është zyrë noterie, 16 mijë faqe nuk janë prova, por arkivi i Ministrisë! Dorëheqje? Mora 83 mandate, AKSHI krenari
Dy çështjet për të cilat kryeministri u pyet më së shumti ishin dy dosjet më të nxehta të SPAK të kohëve të fundit: Belinda Balluku dhe AKSHI. Rama tha se nuk ka në mend të japë dorëheqjen, ndërsa pranoi se ka takuar biznesmenë vendas e të huaj që fitojnë tendera në Shqipëri, gjë që, siç tha, do të vijojë ta bëjë pasi nuk është shkelje e ligjit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kosovë/ Nexhmedin Spahiu: Gabimet e opozitës i dhuruan fitoren Kurtit
Politologu Nexhmedin Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se Albin Kurti arriti të fitonte zgjedhjet falë gafave të opozitës, që sipas tij ishin të shumta.
-
VIDEO
Spahiu: Abdixhiku dhe Hamza duhet të japin dorëheqjen, sepse fundosën LDK dhe PDK me gabimet e tyre
-
VIDEO
Tkurren militantët e PD, Berisha me një grusht njerëzish në protestën para Kryeministrisë
-
VIDEO
Amnistia penale, Lamallari: Ulim me 7% mbipopullimin në burgje! Lirohen 380 të dënuar, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Nga zbatimi i amnistisë, do të përfitojnë lirim të menjëhershëm rreth 380 persona, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Efekti i menjëhershëm i kësaj mase pritet të ulë popullimin në burgje me gati 7 për qind, duke përmirësuar kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit, si dhe respektin për dinjitetin njerëzor.
-
VIDEO
Rama: Askush nuk mund ta mbrojë Shqipërinë si PS! ‘700 tenxheret politike mediatike’ duan rrëmujë e llum, por ne jemi me drejtësinë
Në episodin e fundit të sezonit të 5-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama renditi dhe njëherë të gjithë progresin e bërë nga qeveria për Shqipërinë duke nisur nga hapja e të gjithë grupkapitujve për anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian. Rama tha se “700 tenxheret politike mediatike”, referuar këtu opozitës, nuk mund t’i zhbëjnë kurrsesi këto rezultate.