-
VIDEO
Rikthimi i Ballukut në detyrë nga Kushtetuesja, 'Lëvizja Bashkë' protestë para Kuvendit
Mbështetësit e Lëvizjes Bashkë mbanin pankarta në duar, ku shkruhej: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Rama, apo dhe të tjera, si: “Rama dhe Balluku na vodhën festat”.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës! Mes tyre Berisha, Bardhi e Noka
Socialistët kërkojnë përjashtim të 29 deputetëve të cilët u përfshinë në skenarin e kaosit këtë seancë, nga 10 deri në 60 ditë. Zëdhënësja e grupit të PS-së, Erjona Ismaili, tha se aktet e dhunës në sallë ishin të mirëorganizuara nga drejtuesit e PD-së, vetë kryetari Sali Berisha, Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe 4 deputetë të tjerë.
-
VIDEO
Nesër mblidhet Këshilli/ Bardhi: Peleshi i ka dhënë Ballukut USB me provat e SPAK, neve na e fsheh! Do kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit
Pas kaosit në Kuvend, demokratët u kthyen në selinë blu për mbledhje. Gazment Bardhi iu kthye sherrit me Niko Peleshin për USB-në me provat e SPAK për Ballukun, e cila ende nuk i është dhënë anëtarëve, por kryeparlamentari e mban të kyçur në kasafortë me argumentin se materialet janë sekret hetimor.
-
VIDEO
Kuvendi 1 orë 'arenë' dhune, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen me Gardën: Ku është Balluku? Shabani betohet mes flakadanëve, PS kalon direkt në votim
Deputetët demokratë zaptuan karriget e ministrave për të protestuar për tre çështje: Betimin e Shabanit si Avokat Populli, dosja e AKSHI-t dhe çështja e Belinda Ballukut. Flamur Noka e Klevis Balliu u përjashtuan. Belind Këlliçi, Albana Vokshi e Fidel Kreka ndezën flakadanë. Opozitarët hodhën ujë e shihe në drejtim të ministrave dhe Peleshit.
-
VIDEO
Rama takon Thaçin në Hagë: Mbahet peng në qeli prej vitesh, uroj që teatri absurd të marrë fund në 2026-ën (VIDEO)
Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Hagës për të takuar ish-Presidentin e Kosovës dhe ish udhëheqësin e UÇK-së Hashim Thaçin që ndodhet në paraburgim prej 5 vitesh. Rama e cilëson procesin gjyqësor ndaj tyre nga drejtësia ndërkombëtare një turp dhe farsë të madhe.
-
VIDEO
Po filmonte kaosin në Kuvend, Berisha bëhet lëmsh dhe ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel larg duart nga Taulanti
Kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi të bënte “kameramanin” gjatë tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Teksa filmonte përplasjen e deputetëve të PD-së që kishin zaptuar karriget e ministrave me Gardën dhe ndërsa i bënte thirrje anëtarëve të Gardës që të mos preknin deputetët demokratë, Berisha u ngatërrua dhe tha: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla.”
-
VIDEO
U kapën me drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër
Shkodër - Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë.
Të rinjtë u kapën në flagrancë në në fshatin Shirokë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ata e shisnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.
-
VIDEO
Opozita nuk lëshon karriget e ministrave, demokratët ndezin flakadanë! Përplasje fizike me gardën
Deputetët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.
Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende ne drejtim të Niko Peleshit.
-
VIDEO
I vunë “flakën” Kuvendit, demokratët mblidhen në seli! Diskutime për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për Ballukun
Pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur në seli ku po diskutohet për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për çështjen e Belinda Balluku, bën me dije gazetarja e Report Tv Danjela Malokut.
-
VIDEO
Kaos në Kuvend! Politologu: Efekti i Salianjit, PD kërkon vëmendje me dhunë
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
‘U rrëmbye nga zyra pa gjyq e akuzë’, takimi me Thaçin në Hagë, Rama: Komandantin e gjeta të qeshur, si një i pafajshëm me karakter të hekurt
Kryetministri Edi Rama ka përfunduar takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burgosur në Hagë i akuzuar për krime lufte.
-
VIDEO
Kaosi i opozitës në sallë, mazhoranca kalon në votimin e rendit të ditës
Më kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi ka kaluar në votim rendin e ditës pas kaosit të opozitës në sallë.