-
VIDEO
Pjesa 2 '5 Pyetjet nga Babaramo'/ Avokati i popullit, Kalaja zbulon pazarin brenda PD! Akuza të forta: Shabani, i besuari i Sorosit
Një emision ku prej 22 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.Çdo të hënë në orën 20:55 në Report TV me moderatorin Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Protesta e PD zhvendosi ‘Shqipëria Bëhet’ nga bulevardi, Lapaj për Report Tv: U larguam me dhunë! Do qëndrojmë aty deri në dorëheqjen e Ramës
Lapaj është shprehur kritik ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e riktheu në detyrë Belinda Ballukun pasi ishte pezulluar nga GJKKO. Lapaj tha se vendimi nuk është bindës dhe se është marrë në kushte presioni të jashtëzakonshëm.
-
VIDEO
Protesta e 22 dhjetorit/ Berisha: Do të bllokojmë 3 javë sheshin para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nga protesta 22 dhjetorit, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, do të bllokohet për të paktën 3 javë radhazi.
-
VIDEO
Taulant Balla ironizon protestën e PD përmes AI: Sot po që kanë lezet krushqit, duhet hedhur ndonjë valle
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk harroi as sot të ironizojë protestën e PD para Kryeministrisë duke i shtuar dozat e humorit me video të përpunuar nga Inteligjenca Artificiale e cila i ka shndërruar protestuesit në dasmorë duke ia marrë valles.
-
VIDEO
Berisha: Këtë shesh nuk e lëshojmë pa largimin e Ramës, armik i votës së lirë
Sali Berisha thotë se nuk do të largohen nga sheshi para Kryeministrisë pa larguar Edi Ramën nga qeverisja, të cilin e quan armik të votës së lirë.
-
VIDEO
Berisha: Shikoni se çfarë bëjnë me protestën paqësore të Lapajt, policia me akte banditësh i heq karriget e çadrat
Në protestën para kryeministrisë, Sali Berisha përshëndeti edhe protestuesit e Adriatik Lapajt. Pas përplasjes me Policinë, e cila vendosi kordonin e policisë për protestën e PD, Lapaj dhe mbështetësit e tij ularguan për t’i lruar bulevardin Sali Berishës. Ndërsa ky i fundit në fjalën e tij akuzoi policinë se me akte banditësh i heq Lapajt çadrat dhe karriget që përdor gjatë protestës paqësore.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron protestë të dhunshme më 22 dhjetor: Rama do largohet me autoblinda si në ‘91
Sali Berisha paralajmëron protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë më 22 dhjetor, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ’91, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti”,- tha Berisha.
-
VIDEO
Protesta e Lapajt, përfaqësuesi i PL: Opozita sot është e ndarë, duhet që të jemi bashkë në një shesh
Përfaqësues i Partisë së Lirisë Gentian Çala gjatës fjalës së tij në protestën e PD para Kryeministrisë, tha se opozita duhet që të protestojë e bashkuar dhe jo e ndarë, duke iu referuar protestës që nismës ‘Shqipëria Bëhet’ të Adratik Lapajt që po zhvillon para Kryeministrisë.
-
VIDEO
Deputetja Zhupa: Dënoj dhunën ndaj Adriatik Lapajt, sheshi është i të gjithëve
Deputetja Ina Zhupa ka dënuar spostimin nga policia të Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij nga trotuari para Kryeministrisë, ku qëndronin prej 1 jave, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit".
-
VIDEO
Diskutohet projektligji ‘për bilbilfryrësit’, Manja: Kundër korrupsionit. Korreshi i PD: Spiunë me grada
Në funksion të forcimit të luftës kundër korrupsionit, qeveria i dërgoi kuvendit një draft të ri ligjor për sinjalizuesit apo bilbilfryrësit dhe mbrojtjen e tyre. Çdo institucion publik dhe privat me mbi 650 punëtorë duhet të ngrejë njësi përgjegjëse që sinjalizon rastet e shkeljes së ligjit. Për opozitën, ky draft i ri është i destinuar të dështojë, ashtu si ligji aktual i miratuar në 2016.
-
VIDEO
Jo më burgim për shpifje dhe fyerje, ligji ndryshon në janar! Burg kujt dhunon gazetarët, PS-PD bashkë
PS dhe PD janë bërë bashkë në Kuvend për të ndryshuar Kodin Penal, duke dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen. Gjithashtu, ndërhyrjet dënojnë ata që kërcënojnë dhe dhunojnë gazetarët për shkak të detyrës. Në parlament pati debate mes politikës dhe organizatave se kush do të quhet gazetar dhe kush jo.
-
VIDEO
Sali Berisha mbërrin në protestën para Kryeministrisë
Kreu i PD Sali Berisha ka shkuar në protestën që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë.
Kjo është protesta e pestë që bëhet para Kryeministrisë, me të cilën Berisha kërkon që të rrëzojë qeverinë.