-
VIDEO
Berisha me një grusht militantësh në protesta: Kemi treguar ‘muskujt’, por s’kemi bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Ramës! Duhen greva urie e demonstrata
Sali Berisha e pranon edhe vetë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Me protestat e fundit ku pjesëmarrja edhe e militantëve lë për të dëshiruar, Berisha thotë para Këshillit Kombëtar se deri më tani kanë treguar ‘muskujt’. Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Berisha premton se do të përshkallëzojnë protestat deri në greva urie, apo demonstrata. Ai foli edhe për çështjen e Belinda Ballukut, ku akuzoi se pas skandalit të tenderit të Tunelit të Llogarasë qëndron vetë kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Berisha: Analizën e partisë do e lemë për mbledhjen tjetër, fokus tek përgjigja që do t’i japim Ramës
Kreu i PD Sali Berisha tha kjo mbledhje do të fokusohet në përgjigjen që opozita do t’i japë qeverisë Rama, referuar këtu protestës së lajmëruar më datë 22, ndërsa analiza e partisë do të shtyhet për një mbledhje tjetër për shkak të situatës emergjente politike sot.
-
VIDEO
'Rama nuk i fitoi zgjedhjet', Berisha flet për humbjen e 11 majit: Largimi i tij është zgjidhja e vetme
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Berisha pretendon se Rama nuk i fitoi kurrë zgjedhjet. Sipas kreut të PD, gjithçka ka qenë një farsë dhe seri aktivitetesh të paligjshme e korrupsioni.
-
VIDEO
Sali Berisha para anëtarëve të Këshillit: 11 maji farsë, Rama bleu zgjedhjet me bandat! Nëse mendoni se ka fituar, mashtroni veten
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, i mbledhur për herë të parë pas disfatës së 11 majit, Sali Berisha artikuloi edhe njëherë akuzat e vjetra se zgjedhjet ishin farsë dhe u vodhën nga Rama i mbështetur nga bandat. Kush mendon ndryshe, pra se Rama ka fituar zgjedhjet, sipas Berishës mashtron veten ose është i mashtruar.
-
VIDEO
7 muaj pa mbledhur Këshillin Kombëtar pas disfatës së 11 majit, Berisha justifikohet: Po mbronim votën e lirë të shqiptarëve
Kreu i PD Sali Berisha përpara anëtare të Këshillit Kombëtar u justifikua për mororganizimin e një mbledhje që prej zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se shkak është bërë mbrojtja e votës së lirë dhe vërtetimi i farsës elektorale.
-
VIDEO
Mbledhja e parë pas disfatës, Berisha para Këshillit: 11 maji farsë, nuk ikim nga sheshi deri në rrëzimin e Ramës! Shtyn analizën e PD, Salianji mungon
Me justifikimin se zgjedhjet ishin farsë, përpara anëtarësisë humbjen e PD-së ia faturoi Edi Ramës, për të cilin tha se i bleu ato përmes bandave. Analizën brenda partisë Berisha e shtyu për një moment tjetër. Berisha e pranoi se nuk kanë bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai premtoi se do të përshkallëzojnë protestat deri në greva urie.
-
VIDEO
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: Rezultate të mira nga SPAK në luftën kundër korrupsionit! Zgjedhjet e 11 majit konkurruese (DOKUMENTI)
Brukseli e mbështet ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave, teksa e përgëzon Tiranën zyrtarë për përparimin e deritanishëm. Një dokument i Këshillit të Bashkimit Evropian thotë se e rëndësishmë është garantimi i pavarësisë së drejtësisë ndërsa inkurajon Prokurorinë e Posaçme të punojë për rekorde të tjera në fushën korruspionit dhe krimit të organizuar.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak kërkoi Erion Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026, SPAK refuzon: S'e parashikon ligji (DOKUMENTI)
Këshilli Bashkiak ka marrë përgjigje nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado të cilët vendimin e tyre për moslejimin e Erion Veliajt për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, e kanë argumentuar duke thënë se kërkesa nuk përmbush kriteret ligjore.
-
VIDEO
Të premten mblidhet Këshilli, Kuvendi e PD ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi e ‘kyç’ në kasafortë: Sekret hetimor! Opozita: Po mbroni Ramën
Një USB me prova që shoqëron kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku është mbyllur në kasafortën e Kuvendit. Përmes një përgjigjeje për Report Tv zyra e shtypit e parlamentit thotë se nuk mund t’ua shpërndajë anëtarëve të Këshillit të Imunitetit për shkak se është material konfidencial.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’, Alibeaj për Report Tv: Vendimi i GJKKO-së duhet pranuar, Rama presion drejtësisë
Gjatë një interviste për Report TV, ish-deputeti dhe ish ministër i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
-
VIDEO
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve se janë të llahtarshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka futur në kasafortë provat që SPAK ka paraqitur për kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit Belinda Ballukut.
-
VIDEO
Akuzat se takimin në Elbasan ia organizoi Suel Çela, Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Shkeli vijën e kuqe, duhet të mbajë përgjegjësi
Berisha thotë se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me krimin dhe në ditët më të vështira në politikë, dhe se Salianji duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.