-
VIDEO
Spiropali në Athinë: Jemi anëtarë të NATO-s, Greqia të heqë ligjin e luftës
Çështja e ligjit të luftës së Greqisë u ngrit në Athinën zyrtare edhe nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali. Në një konferencë me homologun grek George Gerapetritis, ministrja Spiropali tha se dy vendet janë anëtarë të NATO-së dhe se pret që Greqia të heqë ligjin e luftës, një kërkesë e artikuluar edhe nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Spiropali në Athinë: Mora konfirmimin e mbështetjes për Shqipërinë drejt BE-së, duam të thellojmë dialogun dhe bashkëpunimin
Ministria e Jashtme Elisa Spiropali në takimin me homologun grek, theksoi se bashkëpunimi dypalësh mes vendeve, mbështetet në dy vizionet e përbashkëta, në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e nesërmja e përbashkët në Bashkimin Evropian.
Nga takimi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm, Spiropali tha se mori një konfirmim për vijim e mbështetjes së rëndësishme të Greqisë për Shqipërisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
SPAK masa sigurie për abuzimet me tenderët te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai, i njoftuan vetë
Kreu demokrat sali berisha e cilësoi fals operacionin e sotëm të prokurorisë së posaçme për akshi-n, në një kohë kur sipas tij, dy nga personat kryesorë në këtë dosje, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në arrati prej disa javësh.
-
VIDEO
Ministri grek: Shqipëria, progres për në BE! Vlerësojmë respektimin e të drejtave të minoritetit grek, një përparësi për ne
Gjatë konferencës për shtyp me Elisa Spiropalin, ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis tha se Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE.
-
VIDEO
Spiropali në Greqi: Jemi anëtarë të NATO-s, hiqni ligjin e luftës! Të hapur për dialog për çështjen e detit
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali nisi sot një vizitë dyditore në Athinën zyrtare me ftesë të homologut grek, George Gerapetritis.
-
VIDEO
Analisti 'shuplakë' Berishës: Ka humbur objektivin, PD s’përfaqëson më të djathtën
Gjatë intervistës në “Sot Live në Shqipëri”, analisti Ben Andoni u shpreh se Partia Demokratike e ka humbur objektivin e saj, duke e mbyllur misionin politik dhe se nuk përfaqëson më të djathtën. Sipas tij, PD nuk ka më aftësinë për të kërkuar pushtet, duke zgjedhur të bllokojë jetën politike në vend.
-
VIDEO
Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, SPAK: U ekzekutuan 6 masa sigurie, 2 biznesmenët ende në kërkim
SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për operacionin për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, ku zbardh akuzat dhe informon se janë ekzekutuar 6 nga 8 masat e sigurisë të lëshuara me vendim të GJKKO-së. Në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
-
VIDEO
Protesta përpara kryeministrisë, Lapaj për Report Tv: Të shtunën do të ketë shumë qytetarë! Bashkohemi me këdo që nuk del me logo partie
Dy dit pas protestës së thirrur prej Lapajt, Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e protestës kombëtare po në bulevard. Lapaj tha se ai do të vijojë protestën e tij dhe se të gjithë janë të ftuar të bashkohen ose vetë ai t’i bashkohet, por pa logo politike.
-
VIDEO
Rama: Shpifja dënohet penalisht, por ne do të heqim aspektin penal për gazetarët ! Jo mjaftueshëm për të thënë se ju kërkoni ‘qiqra në hell’
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar klimën e punës së gazetarëve dhe për të ulur presionin ligjor ndaj medias, duke theksuar se nuk ka pasur padi penale ndaj gazetarëve nga ana e qeverisë në vitet e fundit.
-
VIDEO
Konferenca për Informim, Komisioneri Dervishi: Transparenca një nga shtyllat themelore të qeverisjes së mirë
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e integrimit”, e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
-
VIDEO
Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin e KLD dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për të drejtën e Informimit, vlerësoi miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave vitin e shkuar si një hap të rëndësishëm përpara, duke shtuar se legjislacioni është i harmonizuar me rregulloren e të dhënave të BE.
-
VIDEO
Vonesa nga administratat, Rama: Kush ministër nuk jep informacion brenda afatit, të sanksionohet! Do dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët
Rama tha se shkak për mosmarrje të informacionit është përtacia burokratike duke thënë se ka kërkuar vënien në zbatim të sanksioneve për çdo ministër dhe sekretar të përgjithshëm përkatës nëse nuk ka dhënie të informacionut brenda kuadrit kohor të përcaktuar.