-
VIDEO
Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota deputetësh! Ja sa vota morën kandidaturat e tjera
Ashtu siç Report Tv mësoi, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit nga Kuvendi, me 85 vota pro, 82 të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate. Më poshtë ju sjellim votimet për të 6 kandidaturat e propozuara nga opozita, pavarësisht se kjo e fundit braktisi sallën në momentin e votimit.
-
VIDEO
'Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten', Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti
Pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokaratike, Sali Berisha u rikthye në Kuvend nga ku mbajti fjalimin e tij.
Gjatë fjalës, Berishës nuk i shpëtojë as reagimin i deputetit Damian Gjiknuri, dhe pasi e kapi duke qeshur, nuk i kurseu fjalët.
-
VIDEO
Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave! Balla: Meqë në Shqipëri u përdor shteti, pse humbët dhe në Diasporë?
Sali Berisha tha se në këtë proces, pasardhësi i “xhelatit të diktaturës” duke iu referuar Edi Ramës se arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare. Ndërkohë, deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se qytetarët nuk u trajtuan si votues militantë, por si qytetarë të lirë.
-
VIDEO
'Ke folur nën himnin grek'/ Deputeti i PS-së i kthehet Berishës: Të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e kanun, për atdhe e flamur
Deputeti i PS, Ardit Bido, në fjalën e tij, iu kthye liderit të PD-së, Sali Berisha. Socialisti u shpreh se Berisha është fajtor për humbjen e PD-së në Diasporë, sidomos në Greqi, pasi sipas tij, Berisha zgjodhi të fliste nën flamurin dhe himnin grek.
-
VIDEO
Spahiu: Ju kujtohet cilat media mashtronin në janar që SHBA dhe Trump po mbyllin SPAK?
Sa i takon procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, Spahiu theksoi se transparenca e këtij procesi ishte e ngjashme me atë të zgjedhjes së Altin Dumanit.
-
VIDEO
Berisha festoi 35-vjetorin e PD në seli, Salianji e sfidon nga Gjirokastra, takim masiv me strukturat
Ervin Salianji ka vijuar takimet në Gjirokastër, ku është duke zhvilluar foltoren e tij të radhës.
Ajo që të bie në sy, është salla plot e mbushur me mbështetës të ish-deputetit të PD.
-
VIDEO
Foltorja ‘shkon’ në Gjirokastër, salla plot! Salianji: PD gaboi edhe me Avokatin e Popullit, firmosi për kandidaturat që donte Rama! Pse nuk mbështetën njerëzit tanë?
Në një sallë të mbushur plot me anëtarë të Partisë Demokratike, me një pjesëmarrje në dukje më të lartë se ajo në ceremoninë e Berishës, Salianji komentoi cic-micet e grupit parlamentar të PD-së me kandidaturat për postin e Avokatin e Popullit.
-
VIDEO
35-vjetori i themelimit të PD, sherr dhe ulërima në sallë
Ndërsa një folës ishte duke folur në 35-vjetorin e themelimit të PD, sherr dhe ulërima janë dëgjuar në sfond.
Nuk dihet ende arsyeja dhe shkaku i sherrit dhe i të bërtitura, por kohët e fundit janë shtuar shumë njerëzit që bërtasin dhe ulërasin në takimet e PD. -
VIDEO
11 maji, Balla: Ishin zgjedhjet më të hetuara në vend
Gjatë mocionit me debat për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i këroi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u përthye me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave, apo blerja e votës.
-
VIDEO
Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave! Fitorja do të ishte e PD, ne do t’ju heqim nga pushteti
Kreu i PD Sali Berisha në mocionin me debat për 11 majin, vijoi retorikën se zgjedhjet ishin një proces farsë. Sipas tij, mazhoranca përdori të gjitha burimet njerëzore dhe financiare të shtetit për të blerë votat dhe për të kontrolluar vullnetin e shqiptarëve. Berisha tha se në këtë proces, pasardhësi i “xhelatit të diktaturës” duke iu referuar Edi Ramës se arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare. Ai tha se bandat e rretheve sollën 28 deputetë në parlament dhe se zyrtarë të lartë tentuan të ndryshonin raportet zyrtare të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Kuvend/ Mocion me debat për 11 majin, Hoxha: PD thotë se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse
Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur. Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist Ervin Hoxha tha se Partia Demokratike i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
-
VIDEO
35-vjetori i PD, Berisha: Edi Rama donte të na bashkohej në fillim, por nuk rezistoi gjatë! Sot jemi përballë një diktature si atëherë
Kryedemokrati theksoi transformimin që pësoi Shqipëria pas rënies së regjimit komunist, sipas tij falë Partisë Demokratike. Lideri i selisë blu shtoi se kjo forcë politike po përjeton një kohë të ngjashme me atë të ngjizjes së saj 35 vite më parë.