-
VIDEO
Braçe kundër ligjit të gjuetisë: Mosha 25‑vjeç për gjuatarët që duhet të marrin armë absurditet! Ministria të shohë realitetin
Deputeti i PS, Erion Braçe ka kundërshtuar ashpër projektligjin për gjuetinë, duke e cilësuar “makabër” dhe duke pyetur me ironi:
Braçe ironizoi ministrin përgjegjës dhe deputetin Vullnet Sinaj që mbrojtën ligjin, ndërsa kritikoi ashpër përkufizimin e kurtheve për të kapur kafshët.
Braçe ngriti shqetësimin edhe për distancat e sigurisë, duke thënë se 300 metra larg shkollave apo zonave të banuara nuk mjafton, sidomos kur gjuetarët mund të mos kenë përvojën e duhur.
-
VIDEO
Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endrit Shabanit: Shërbëtor i Ramës, prej kohësh mbajta në supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh
Lapaj iu referua debatit të sotëm në Kuvend lidhur me kandidaturën e Shabanit për Avokat Populli, për të cilin opozita refuzon që ta votojë pavarësisht se i dha firmat mbështetëse.
-
VIDEO
Arlind Qori protestë përpara Kuvendit, aktivistët e ‘Lëvizja Bashkë’ kundër Ramës dhe buxhetit 2026
Arlind Qori në emër të partisë së tij kërkon jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por dhe të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë si të korruptuar.
-
VIDEO
Balla uron drejtuesin e ri të SPAK Klodian Braho: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjithashtu uroi drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes si të denjë për një vend demokratik.
-
VIDEO
SKEDA/ Kush është Klodian Braho? Karriera dhe dosjet me emrat 'vip', që hetoi kreu i ri i SPAK (Nga Shpëtim Gjika e Adriatik Llalla, te Fatmir Mediu dhe '5D')
Klodian Braho njihet se njeriu që drejtoi sektorin e antikorrupsionit në SPAK dhe prokurori i dosjeve të emrave VIP. Kush është zëvendësuesi i Altin Dumanit në Prokurorinë e Posaçme për 3 vitet e ardhshme, duke filluar nga 18 dhjetori, dhe cilat janë çështjet e tij më të rëndësishme?
-
VIDEO
Interpelanca e Shehajt me Koçiun për ndërtimet pa leje/ Deputeti: Keni favorizuar pronarët dhe keni bërë shembull të varfërin! Ministrja: Ka kritere dhe prioritete
Shehaj pretendon për selektivitet nga ana e qeverisë lidhur me përzgjedhjen e objekteve për tu prishur nga veriu në jug. Koçiu tha se prioritet për tu pastruar nga ndërtimet pa leje kanë pasur zonat me potencial të lartë turistik.
-
VIDEO
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Të parët në rajon, progresi në luftën ndaj korrupsionit i padiskutueshëm
Në 30-vjetorin e Agjencisë së Prokurimit Publik në vendin tonë, Kryeminstri Rama veçoi se në këtë sektor Shqipëria ka bërë një transformim rrënjësor. Implementimi i inteligjencës artificiale do ta rrisë edhe më shumë transparencën dhe efikasitetin e prokurimeve tha kreu i qeverisë.
-
VIDEO
‘Avokati i Popullit gjeti shkelje të rënda’, Tedi Blushi: Deputetët e opozitës të kërkojnë takime me Metën në burg, ua mundëson ligji
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se kreun e PL Ilir Meta po e mbajnë në burg të izoluar pa asnjë provë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Rusisë, duke theksuar se edhe në regjimin e Vladimir Putinit kritikët e tij, përfshirë Alexey Navalnyn, lejoheshin të jepnin intervista nga burgu.
Ai tha se edhe Avokati i Popullit konstatoi shkelje të rënda ndaj ish-presidentit Meta, përfshirë kufizimin e takimeve, moslejimin e deputetëve për ta vizituar dhe ndalimin e bisedave telefonike.
Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kërkojnë takime me Metën, duke theksuar se kjo e drejtë u njihet me ligj.
-
VIDEO
Tabaku në Kuvend: Koncesionet po përdoren për pastrim parash, kompanitë që kanë bërë abuzime të largohen nga tregu
Depetja e PD Jorida Tabaku, gjatë fjalës saj në Kuvend, ka folur për projektligjin për koncensionet dhe partneritetin publik privat.
Tabaku e cilësoi mungesën e transparencës si problemin më të madh. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e kontratave aktuale janë në shkelje të standardeve të BE-së dhe kërkoi vendosjen e barrierave të reja ligjore për të kufizuar operatorët, sidomos ata që sipas saj kanë kryer abuzime.
-
VIDEO
Projektligji i ri i Koncesioneve/ Braçe: Kemi përvoja të hidhura me transferimin e kontratave, është cënuar dhe siguria kombëtare
Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ‘Për Koncesionet’, që është për miratim këtë të enjte.
Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha nga foltorja e parlamentit se një problem serioz, që mund vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare, është transferimi i kontratave të subjkteve private me shtetin të përfituara nëpërmjet prokurimeve publike, nga vetë fituesit tek palë të treta.
-
VIDEO
Projektligji i ri i Koncesioneve/ Ministrja Ibrahimaj: Për çdo kontratë do ketë analizë kosto përfitimi dhe studim fizibiliteti
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin ‘Për Koncesionet’, që është për miratim këtë të enjte në parlament.
Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP. -
VIDEO
11 dhjetori, jo vetëm datëlindje! PD feston edhe ‘Rithemelimin’. Berisha ia mori me luftë partinë Bashës, e çoi në humbjen më të thellë më 11 maj
Më 11 dhjetor të 2021 Sali Berisha, do të niste një lëvizje për rimarrjen e selisë blu, që u pasua me një seri përplasjesh me atë që aso-kohe drejtonte PD-në Lulzim Bashën, jo vetëm në gjykatë, por edhe në një përplasje civile që njihet si më e ashpra në luftën për pushtet brenda së njëjtës parti.