-
VIDEO
Përplasja me Nokën e Berishën, Salianji ironi pas mbledhjes së Kryesisë: Në 4 orë, pati ‘protestë’ ndaj demokratëve të pakënaqur
Ervin Salianji flet pas mbledhjes së Kryesisë së PD.
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
-
VIDEO
Lapaj humb ndjenjat para Kryeministrisë! Përplasje mes protestuesve dhe policisë, blutë tentuan të sekuestronin gjeneratorin e sjellë nga emigranti shqiptar
Ka qenë një gjenerator i vendosur nga Lapaj për të prodhuar energji elektrike me qëllim ndezjen e ngrohëseve, shkaku që Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake zbarkuan para godinës qeveritare. Këta të fundit pretendojnë se me anë të gjeneratorit, i cili ishte dhe i ndezur, është zaptuar hapësira publike.
-
VIDEO
Kreu i ri i SPAK, Berisha: Ambasadorët u siguruan që Rama mos të vendoste kandidatin që donte, kishte bërë marrëveshje për t’i mbyllur dosjet
Sali Berisha komentoi në mbledhjen e Kryesisë së PD-së edhe zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Berisha tha se ambasadorët ndoqën nga afër mbledhjen në KLP me qëllim që Rama mos të vendoste në krye të SPAK kandidatin që ai ka bërë marrëveshje për ti mbyllur dosjet e tij.
-
VIDEO
Pas kritikave nga më të votuarit, Berisha: Do thërrasim Këshillin Kombëtar për analizën e situatës
Sali Berisha do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhja e Këshillit vjen në një kohë kur kandidatët më të votuar ishin ankuar se Këshilli nuk po thirrej prej 6 muajsh nga humbja në zgjedhje
-
VIDEO
Berisha: Çdo deputet gaboi me firmën që i dha Endri Shabanit për Avokat Populli, ishte akt i nxituar
Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha tha edhe njëherë se dhënia e firmave për Endri Shabanin si kandidaturë për Avokat Populli ishte një gabim nga çdo deputet demokrat. Ai tha se ishte akt i nxituar, por PD i tërhoqi firmat dhe se është votuar vetëm me votat e PS.
-
VIDEO
Berisha 'i përgjigjet' Salianjit për revoltën: Më 22 dhjetor protestë kombëtare, deri në krijimin e qeverisë teknike
Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor në Tiranë.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
‘Bllokohen’ Zgjedhorja dhe Territorialja, Berisha mbledh Kryesinë: Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS! Më 22 dhjetor protestë kombëtare
Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, Sali Berisha mblodhi me urgjencë kryesinë e PD nga ku njoftoi se më datë 22 do të zhvillojnë protestë kombëtare.
-
VIDEO
Mblidhet kryesia e PD, Salianji: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë
Demokrati Ervin Salianji ka dalë hapur kundër linjës së ndjekur nga Sali Berisha, duke theksuar se Partia Demokratike duhet të fokusohet te protestat dhe revolta qytetare, e jo te foltoret para Kryeministrisë.
-
VIDEO
Kafja e krimit në Elbasan, militanti i PD i thotë Berishës: Më kanë bërë katër atentate, Doktor
Gjatë foltores ditën e sotme në Elbasan, një militant i PD është ngritur dhe i ka thënë Berishës se në Elbasan është kafja e krimit, ndërkohë që ka pretenduar se i janë bërë katër atentare.
"Kemi një kafe të krimit në Elbasan mbi të cilin janë helmuar disa vetë." - ka thënë mes të tjerash militanti i Berishës.
-
VIDEO
Berisha për vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Rama sot diktoi gjykatën dhe u hoq pezullimi
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me demokratët e Elbasanit për foltoren e radhës. Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal edhe te heqja e pezullimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila do rikthehet në detyrë.
Berisha shprehet se Rama ka diktuar vendimin Gjykatës Kushtetuese.
Berisha shtoi se demokratët do nisin së shpejti protestat masive, pasi nesër do mblidhet dhe Kryesia e partisë që do vendosë nisjen e revoltave.
-
VIDEO
“Firmat për Endrit Shabanin ishin gabim, kërkoj ndjesë”/ Berisha: Është avokat i Edi Ramës!
Endrit Shabani u zgjodh me 85 vota pro Avokat i Popullit. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të zhvilluar me qytetarë e mbështetës në Elbasan, e vlerësoi si gabim dhënien e firmave, duke e cilësuar Shabanin si avokatin e Edi Ramës.
-
VIDEO
Balluku rikthehet në detyrë, Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së dhe kalon për shqyrtim ankimin e Ramës! Mbetet bllokimi i pasaportës
Vendimi për pezullimin e vendimit të GJKKO-së është marrë me 5 vota pro. Kundër janë deklaruar 3 gjyqtarët Asim Vokshi, Ilir Toska dhe Marsida Xhaferllari. Sapo të botohet në fletoren zyrtare, Balluku mund të kthehet në detyrën e saj. Seanca publike për shqyrtimin e ankimit të qeverisë do zhvillohet më 22 janar.