-
VIDEO
Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton vlerën mesatare të qirasë! Llatja thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 3 nëntor
Kjo nismë synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e qirasë në tregun e lirë, si dhe shtresat vulnerabël që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.
-
VIDEO
Fotoja familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur në Londër
Në përfundim të Samitit të Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë bënë foton familjare.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, në fokus siguria, zhvillimi ekonomik dhe migrimi! Rama e Kurti ulen në një tryezë
Samiti i këtij viti fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit. Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik.
-
VIDEO
Zgjidhet ngërçi për reformën zgjedhore, PS i hap një vend PSD-së së Tom Doshit, PD liron një karrige për Agron Shehajn
Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të ngrihet në seancën e 30 tetorit. Kompromisi kënaq egot e të dyja palëve. Nga 8 anëtarë që i takojnë PS, një vend do ia lërë PSD-së së Doshit. PD vendet e saj do t'i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.
-
VIDEO
Xhaferri i kujtoi largimin në 2026-ën, Berisha shkel 'zotimin': Statuti flet për zgjedhje, jo farsë! Do garoj sërish për kreun e PD! Sulmon Gjergjin: Shkoi te partia e krimit
I pyetur për deklaratën e Xhaferrit, Berisha justifikohet duke thënë se statuti flet për zgjedhje dhe jo për farsë dhe shton se do të kandidojë në vitin 2026 për PD-në. Shënjestron ish-deputeten Zheni Gjergji, e cila u emërua në krye të spitalit të Elbasanit.
-
VIDEO
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, presidenti i PL-së mbetet në burg! Avokati Cakrani: Po e mbajnë peng padrejtësisht
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.
-
VIDEO
Berisha: Aeroporti i Vlorës nuk është aferë midis ortakëve por ka lidhje me shtetin, duhet hetim
Kreu i PD-së, Sali Berisha vijoi sërish akuzat teksa komentoi përplasjet që përfliten mes Behgjet Pacollit me ortakun e 2A Group, Valon Ademi për Aeroportin e Vlorës. Në konferencën për mediat, Berisha tha se në dukje është një përplasje mes ortakëve por sipas tij në fakt është një përplasje që ka të bëjë me shtetin.
“Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje midis dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje midis shtetit dhe aksionerëve. Kemi të bëjmë me një përballje të tillë, sepse nëse shfletoni arkivat e medieve, do gjeni se janë mediat ato që njoftuan fillimin e procesit kundër këtij e kundër atij, pa filluar procesi. Por janë breshëri të pafundme mesazhesh të pushtetarëve direkt të interesuar në këtë aferë që kanë vërshuar drejt aksionerëve. Cili është morali? Dora e zezë e atyre që kanë stisur këtë aferë të tmerrshme është e shtetit dhe e qeverisë.”, tha Berisha.
Kreu i PD kërkoi hetim ndërsa akuzoi ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se ka transferuar aksionet nga kompania turke te ajo e Pacollit.
“Lubia, jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por Lubia një vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni zëvendëskryeministre dhe ministre. Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction”, tha Berisha.
-
VIDEO
Xhaferri i kujtoi largimin në 2026-ën, Berisha nuk heq dorë: Zgjedhjet ishin farsë, do të garoj sërish për kreun e PD
TIRANË – Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat u pyet nga gazetarja e Report TV Daniela Maloku për deklaratën e bërë një ditë më parë nga deputeti Besart Xhaferri se ai duhet të largohet në vitin 2026 kur i mbaron mandati nëse nuk fakton farsën elektorale të 11 majit që pretendon dhe të mbahen zgjedhje në PD.
-
VIDEO
Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha e sulmon: Shkoi te partia e krimit, kush shkelmon besimin e qytetarëve përjashtohet nga PD
Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për largimin e radhës nga PD, të ish-deputetes Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit. Kreu i PD-së e sulmoi ish-deputeten duke thënë se ka kaluar në partinë e krimit dhe se ka shkelmuar besimin e atyre që i kanë dhënë votën. Berisha tha se ajo dhe të tjerët që e kanë shkelur votën e qytetarëve janë automatikisht të përjashtuar nga PD-ja.
“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushtë të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Protesta e minatorëve të Spaç, Jorida Tabaku: Dera e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është e hapur! Ejani të diskutojmë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit e Medias dhe të Drejtave të Njeriut, ka treguar hapur mbështetjen e saj dhe të Partisë Demokratike për minatorët e Spaçit, të cilët prej 14 ditësh kanë bojkotuar punën dhe protestojnë për kushte të mira pune e rritje pagash.
Tabaku shpreh se dera e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është e hapur për minatorët për të diskutuar mbi problematikat e tyre, si dhe për faktin që po pushohen nga puna padrejtësisht.
-
VIDEO
Deputetja e PL-së: Industria fason në kolaps, nuk ka strategji për ta mbështetur
Deputetja e PL-së theksoi se qeveria “në vend që të mbrojë sektorin që siguron jetesën e mbi 70 mijë punëtorëve shqiptarë, e ka lënë në mëshirë të tregut, pa asnjë strategji, pa mbështetje dhe pa përgjegjësi”.
-
VIDEO
‘21 Janari’ ende pa drejtësi! Arben Meçe: Strasburgu foli hapur, është vrasje shtetërore
Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha.