-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare? Demokratët i kemi për hudhër, majtas e djathtas keni fjetur gjumë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarëve të Bashkive të hartojnë në mënyrë urgjente hartën me zonat prioritare për Paketën e Maleve. Të vetmet që deri më tani e kanë dorëzuar hartën janë bashkitë e Elbasanit, Belshit, Skrapari, Përmetit dhe Tropoja.
-
VIDEO
Rama për BBC: Qendrat e kthimit të azilkërkuesve në Shqipëri s’e zgjidhin problemin e Britanisë me emigracionin, me Italinë ishte marrëveshje unike
Kryeministri Edi Rama thotë se Europa dhe Britania janë në një dimër demografik, ndërsa thekson se po përballen me nevojën për punëtorë të kualifikuar. Rama shprehet se emigracioni nuk është problemi, por duhet të shihet si zgjidhje dhe duhet trajtuar përmes marrëveshjeve me vendet e origjinës.
-
VIDEO
Raporti i ODIHR/ Berisha: Rama bëri çmos që të mos publikohej, zgjedhjet ishin farsë
Publikimi i raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, risolli edhe njëherë akuzat e Sali Berishës se zgjedhjet ishin farsë.
-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare? Demokratët i kemi për hudhër, majtas e djathtas keni fjetur gjumë
Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
-
VIDEO
Rama ironi me kryebashkiakët: Keni Adamin e fermerëve në Pogradec, ju duhen dhe investime! Benet, e nisëm punën kur nuk pate mjekër, tani të është bërë si unë
ryeministri Rama ka kritikuar gjithashtu dhe bashkinë e Pogradecit, duke i vënë në dukje terrenin favorit si dhe numrin e lartë të fermerëve.
“Nuk po flas për Pogradecin se është i zënë me territoret e antikitetit të thellë. Tani në fund na doli që të gjithë fermerët e Evropës origjinën e punës e kanë pasur në Pogradec. Ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec, tani duhet të kesh investime në këtë drejtim”, tha Rama.
Edi Rama iu drejtua dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ku me humor i tha se kur ky projekt u nis, Beci nuk kishte mjekët, e sot që e ka, akoma nuk ka dorëzuar hartat për zonat prioritare.
“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.
Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat”, tha Rama.
-
VIDEO
Paketa e Maleve, Rama: As demokratët që kemi këtu për hudhër, nuk kanë plotësuar kërkesat! Krijoni task-forcë për të ndihmuar qytetarët
Kryeministri Rama, ka urdhëruar gjithashtu dhe ngritjen e një task-force në çdo bashki me 3 persona për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri nëpërmjet paketës së maleve.
Rama nuk i ka ndalur kritikat për asnjë prej kryebashkiakëve, të cilët nuk kanë përmbushur këkesat e tyre. Ndër të tjera ai bën me dije se do të analizohet sesa secila bashki do të kontribojë në ngritjen e nivelit ekononik në vend nëpërmjet krijimit të të ardhurave të reja.
Kryeministri gjithashtu ka shkëmbyer batuta dhe me kryebashkiakët demokratë, të cilët gjithashtu nuk kanë dorëzuar hartat.
-
VIDEO
‘Paketa e Maleve’, Rama kritikon kryebashkiakët: Jeni shumë vonë! Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?!
Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
-
VIDEO
Berisha ‘leksione’ deputetëve të rinj: Jeni me duar në xhepa! Ne mund ta teprojmë me qëndrimet, por s'do lejojmë shkatërrimin e parlamentit
PD nisi sot programin për trajnimin e deputetëve të saj të rinj, por disa prej tyre nuk morën pjesë. Mes tyre edhe Arjan Ndoja dhe Besart Xhaferi, të cilët kanë shprehur qëndrime ndryshe nga Berisha.
-
VIDEO
'3 furgona plot me armë', Ish-kreu I SHIK-ut ZBULON të pathënat e 14 shtatorit 1998
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha se kjo ishte kryengritje u organizua nga Sali Berisha dhe ai është përgjegjës, pasi pa dhënë ai urdhër nuk mund të bëhej asgjë. Sipas tij, Berisha donte të tregonte se ishte akoma i fuqishëm, ndërsa pushteti s’mund të merrej me dhunë.
-
VIDEO
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, Fatos Klosi: SHBA bëri presion, Berisha donte t'i tregonte popullit se është i fortë akoma
Ish-kreu u SHISH Fatos Klosi tha se pati presion nga SHBA për kryengritjen e 14 shtatorit. Ai tha se Berisha donte të tregonte se ishte akoma i fortë.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton vlerën mesatare të qirasë! Llatja thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 3 nëntor
Kjo nismë synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e qirasë në tregun e lirë, si dhe shtresat vulnerabël që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.
-
VIDEO
Fotoja familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur në Londër
Në përfundim të Samitit të Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë bënë foton familjare.