-
VIDEO
'Shqiptarët po i japin mjaftueshëm Britanisë', Rama nga Londra: Politikanët që i etiketojnë, ta mbyllin atë dreq goje
Emigrimin masiv nga një shtet në tjetrin për mundësi më të mira arsimore apo dhe punësimi, Rama tha se nuk duhet të shihet si humbje. Kryeministri pranoi se sot ka më shumë largime sesa kthime, por kjo shërben më shumë si një shtysë për përmirësimin e cilësisë së jetesës.
-
VIDEO
Rama: Procesi i integrimit në BE është binar! Mos i thoni Shqipërisë pararendëse, ngjall mëri tek vendet e tjera, ballkanasit pa xhelozi nuk do ishin të suksesshëm
Kryeministri Rama, dhe njëherë ka përdorur metaforën e Europës dhe 27 doktorë, të cilët të gjithë jepnin vendimin për anëtarësimin e një shteti në BE apo jo.
-
VIDEO
Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Nn panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.
-
VIDEO
PS e PD përplasen për Reformën Zgjedhore, Komisioni i Venecias: Mos ndryshoni ligjet për çdo zgjedhje
Politika shqiptare vijon të mos marrë vendime vetë për çështje të mprehta dhe të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, jo vetëm për reformat, por edhe për konflikte të vogla. PS e PD, teksa do të ulen bashkë për të ndryshuar ligjin zgjedhor, bien dakord, që të jenë sërish klientë të këtij komisioni.
-
VIDEO
Londër/ Kryeministri Rama në panelin e ‘Ballkanit Perëndimor dhe BE’: Shqipëria po ecën më mirë sesa vetë Europa!
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Rama thotë se në këtë kohë sot, Europa po sillet shumë mirë, ndërsa shton se në këtë fazë të përparimit të vendit, kryeministri u shpreh se vetë Shqipëria po ecën më mirë se vetë Evropa.
-
VIDEO
Tom Doshi paraqitet në SPAK, ende s’dihet arsyeja
Kreu i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
Balla: Komisioni i Venecias, arkitekt i ekuilibrave kushtetues! Ka ndihmuar në shmangien e krizave
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në tryezën “Drejtësia Kushtetuese” gjatë konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”. Ai theksoi se mbështetja e këtyre dy institucioneve kanë qenë thelbësore për Shqipërinë. Sa i përket “Venecias”, kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se ka ndihmuar në shmangien e krizave. Ai e konsideroi komisionin më shumë se një trup ekspertësh duke theksuar se është “një arkitekt i ekuilibrave kushtetues, një garant i standardeve evropiane dhe një mbështetës i vërtetë i demokracive në zhvillim, siç është rasti i Shqipërisë”.
-
VIDEO
Drejtësia/ Strazimiri: Sistemi i kapur nga pushteti, vettingu u kthye gjueti shtrigash! Shqipëria, vendi i farsës zgjedhore
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri adresoi kritika në drejtim të reformës në drejtësi në tryezën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias. Në fjalën e tij, Strazimiri hodhi akuza se mazhoranca miratoi pa opozitën të gjithë paketën e ligjeve që duhej ta vinin në zbatim reformën dhe kështu kapi sistemin. Sipas Strazimirit, marrëveshja që projektuesit e sistemit, të mos jenë pjesë e organeve, u prish dhe hodhi akuza se janë ata që sot lëvizin fijet e sistemit. Më tej, ai akuzoi se procesi i vettingut u kthye në gjueti shtrigash.
-
VIDEO
Jorida Tabaku akuza mazhorancës: Synon t’i heqë shtyllën kurrizore Kushtetueses, moszbatimi i vendimeve ka prodhuar kriza politike
Deputetja demokrate theksoi se shumica politike ka zgjedhur rrugën e forcës dhe se mazhoranca ka vijuar përpjekjet për të ndikuar mbi përbërjen dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Xhafaj: Sfidë, mentaliteti i atyre që shërbejnë në drejtësi! Sistemi ka nevojë për debat të brendshëm konstruktiv, qasja për të qëndruar larg është e gabuar
Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj thotë se pas gati një dekade, mund të thuhet me bindje se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate, por shtoi se ka ende rrugë të gjatë përpara.
“Pas gati një dekade nga miratimi i paketës kushtetuese, një gjë mund të themi me siguri se kemi bërë gjënë e duhur, jeni në rrugën e duhur por ka edhe shumë punë për të konsoliduar reformën dhe që rezultatet e saj të jenë sa më të prekshme dhe të besueshme për qytetarët. Reforma në drejtësi ishte rezultat i një pune të gjatë dhe shumë impenjative. Zbatimi i saj ka kaluar në një rrugë të gjatë me debate, rezistence, keqkuptimesh dhe presionesh të gjithanshme, e natyrshme për përmasat e një reforme të tillë. Reforma në drejtësi është trasnformimi më i thellë institucional në Shqipëri dhe kushti kyç për përparimin evropian.”, tha Xhafaj.
-
VIDEO
Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hap madhor për reformimin e gjyqësorit! Vazhdojmë dialogun e përhershëm
Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka tha gjatë konferencës që po mbahet në Tiranë se Shqipëria ka bërë një hap madhor në reformimin e gjyqësorit. Ajo foli për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në vitin 1998 për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, e deri me reformën në drejtësi.
“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha mes të tjerash Suchocka.
-
VIDEO
Nis Konferenca ‘30 vite partneritet me Këshillin e Evropës e Komisionin e Venecias’, diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhoren
Një ditë më parë, në hapjen e kësaj konference, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin thelbësor që ka patur Komisioni i Venecias në procesin e vettingut si dhe në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si udhërrëfyes në këtë rrugëtim.