-
VIDEO
Incident pranë Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika sulmon makinën e Ramës! Arrestohet nga Policia
Nga pamjet duket se aktivisti Lika ka sulmuar makinën e kryeministrit Edi Rama, pasi ajo shoqërohej edhe nga një eskortë mjetesh të tjera. Menjëherë pas sulmit, forcat e Policisë bënë të mundur vënien e tij në pranga.
-
VIDEO
Negociatat për anëtarësimin në BE, Ibrahimaj: Kapitulli 20 drejt mbylljes, kemi përmbushur të gjitha detyrimet
Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet për Kapitullin 20 të negociatave me Bashkimin Evropian dhe shpreson që ai të mbyllet shumë shpejt. Me këto fjalë ministrja Delina Ibrahimaj, komentoi sot mbledhjen e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA), e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, ku në qendër të debatit ishte Kapitulli për “Sipërmarrja dhe Politika Industriale”.
-
VIDEO
‘Nuk është mbrojtje kibernetike'/ PD: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike monitoroi protestën kundër qeverisë
Denisa Kele, drejtuese e Departamentit të Inteligjencës Artificiale të PD-së, në një deklaratë publike, ka ngritur akuza ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën informative rreth prostesës kundër qeverisë në Zvërnec.
-
VIDEO
Territorialja nesër në Kuvend, miratimi në ‘fije të perit’! PD: Aksion brenda, protestë jashtë! Berisha: T’u faktojmë shqiptarëve se Ramës i intereson vetëm karrigia
Nesër në Kuvend pritet miratimi i hartës së re territoriale sipas draftit të socialistëve, i kundërshtuar nga opozita, këshillat bashkiakë por edhe dy deputetë në radhët e tyre. Mazhoranca është përballë sfidës për të siguruar 84 votat, ndërsa opozita paralajmëron aksion brenda e jashtë Kuvendit, me një protestë kombëtare, që do të shihet nëse do të nxjerrë mes flamingove edhe kreun e PD-së, Sali Berisha apo deputetët e tij.
-
VIDEO
Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli
Krerët e shtetit në Shqipëri uruan Presidenten e re të Kosovës. Bajram Begaj theksoi se Shqipërinë do ta ketë në krah në çdo sfidë, ndërsa kryeministri Rama tha se zgjedhja e Justina Pulës erdhi në një kohë të vështirë për Kosovën e vetë rajonin. Tejkalimin e krizës në Kosovë, opozita, e quajti shenjë pjekurie.
-
VIDEO
'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde', Rama siguron bizneset: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e bizneseve që aplikojnë për financim përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë kur aplikimet hasin vështirësi në raport me bankat.
Sipas Ramës, raporti me bankat është shpesh i vështirë, veçanërisht për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetëse dhe garantuese gjatë procesit të aplikimit. Ai tha se, kur një kërkesë për financim kthehet nga banka, ministria do ta mbështesë dhe do të këmbëngulë që projekti të marrë financimin.
Kryeministri shtoi se për investimet në fshat, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” mund të kombinohet me skemat e AZHBR-së, për t'u dhënë sipërmarrjeve më shumë mundësi financimi.
-
VIDEO
Qeveria premton më shumë mbështetje për sipërmarrjen, Ibrahimaj: Gati të trefishojmë fondin e garancisë sovrane
Ministrja Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që sa më shumë projekte të përfitojnë nga skema e financimit.
-
VIDEO
Berisha ‘jep porositë' para seancës së nesërme: T’u faktojmë shqiptarëve se Rama ka interes vetëm karrigen e tij
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha tha se seanca e së enjtes është një çështje e rëndësishme, referuar edhe Reformës Territoriale.
-
VIDEO
Durrësi me investim të ri në ujësjellës e kanalizime, qeveria jep dritën jeshile për projektin 118 mln euro, 50 mln euro të tjera për zgjerimin e projektit në Porto Romano
Qeveria miratoi sot katër projekte të reja, duke prezantuar investime në Durrës, Tiranë dhe 50 shkolla publike
-
VIDEO
Ibrahimaj: Brenda këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot se qeveria po përgatit një model të ri për prokurimet publike, me synim rritjen e transparencës, kontrollit dhe gjurmueshmërisë së fondeve.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se brenda vjeshtës pritet të nisin procedurat për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike.
-
VIDEO
IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se presin që Fondet e IPARD të hapen sa më shpejt.
-
VIDEO
Territorialja nesër në Kuvend/ Mazniku shpjegon në Report TV çfarë ndodh me 15 bashkitë që shkrihen: Do të kenë më shumë shërbime dhe përfaqësim!
Një ditë para votimit në Kuvend të hartës që e çon vendin nga 61 në 46 bashki, Arbjan Mazniku shpjegon se 15 njësitë që shkrihen do të ruajnë qytetin, shërbimet lokale dhe përfaqësimin, ndërsa administratat dhe financat bashkohen me njësitë më të mëdha. Deputeti i PS-së mbron procesin përballë kundërshtimeve: "Marrëveshja me opozitën do të ishte ideale, por s'mund të mbetemi në status quo. Votimi në Kuvend është mekanizmi që na nxjerr nga bllokimi".