-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Eksperti i Sigurisë: Në Apel mungonte protokolli i sigurisë, ngjarja duhet të parandalohej
Për Ekspertin e Sigurisë Fatjon Softa, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit duhet që të ishte parandaluar.
-
VIDEO
GJK pezulloi dekretin e Begajt për Tiranën/ Softa: Tani do duhet një i ri! Sula: Vendimi ishte i vonuar! Rada: Zgjedhjet mund të mbahen në maj të 2026-ës
-
VIDEO
GJK rrëzoi dekretin e Begajt/ Avokati Përparim Çaça: KQZ tani pezullon çdo veprim për Tiranën, s'mund të ketë zgjedhje më 9 nëntor
Avokati Përparim Çaça, tha se pas vendimit të Kushtetueses, që pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj edhe KQZ do pezullojë çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike/ Rama publikon pamjet e çmontimit të strukturave të lokaleve
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që prej muajit korrik 2025 me porosi të Kryeministrit Rama.
-
VIDEO
GJK rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhje në Tiranë, Marash Logu: Tani dihet kush nuk ka dije mbi Kushtetutën
Këshilltari Ligjor i PD, Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor.
-
VIDEO
S’ka zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë, Kushtetuesja pezullon unanimisht dekretin e Presidentit Begaj! Më 31 tetor shqyrtohet shkarkimi i Veliajt
Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi.
-
VIDEO
Berisha vijon sulmet ndaj Irena Gjokës: Mashtruese dhe delikuente
Kreu i PD, Sali Berisha vijoi sulmet nga selia blu kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Berisha vijoi ta quajë gjyqtaren e posaçme, delikuente dhe mashtruese.
-
VIDEO
Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Fitore për Veliajn, Begaj duhet shkarkuar
Në një komunikim me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha tha se Bajram Begaj duhet shkarkuar, pasi Kushtetueshja vendosi pezullim të dekretit për zgjedhjet në Tiranë.
-
VIDEO
Kushtetuesja pezulloi dekretin për Tiranën, Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë dhe “horrat e shtetit”.
-
VIDEO
Taulant Balla: Dy orë e nuk kaluam dot në rend dite, Berisha këtë e ka zanat! Nëse nuk lënë deputetët të flasin, këtë përgjigje do të marrin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të seancës plenare, ka fajësuar opozitën për krijimin e pamundësisë për të vijuar diskutimin për rendin e ditës në Kuvend.
Gjithashtu Balla u përgjigj dhe për akuzat lidhur me Arubën, ku opozitarët pretendojnë një takim të socialistëve me kartelet e drogës, duke thënë se Artur Shehu, një personazh i dyshuar për lidhje me krimin dhe rrjedhimisht dhe me takimin në Aruba, dikur ka ndihmuar Berishën të futej në qytetin e Vlorës.
Ndër të tjera, Balla tha se opozita do të marrë gjithmonë këtë përgjigje sa herë që nuk do të lejojnë zhvillimin normalisht të seancave plenare.
-
VIDEO
Mbyllet seanca parlamentare/ Mazhoranca voton 4 rezolutat e ditës, opozita protestë në sallë
Pas nisjes së seancës, fjalën e mori përsëri kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, fjalë e cila iu ndërpre nga kryetari i Kuvendit pasi nuk iu përmbajt procedurës. Niko Peleshi kaloi për votim 4 raportet e institucioneve, propozim i ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Votohet me 76 vota pro dhe2 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Kalon me 76 vota pro dhe 0 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.
Kalojnë me 76 vota pro raportet e ERRU dhe ERE për vitin 2024
Kalon me 74 vota pro dhe 1 kundër ‘Për vlerësimin e Veprimtarisë së entit rregullator të ujit për vitin 2024.
Gjatë procesit të votimit, anëtarët e opozitës u çuan në këmbë duke protestuar kundër mbylljes së seancës parlamentare.
-
VIDEO
Kuvendi në kaos/ Opozita refuzon kalimin në rend dite, Balla kërkon votim të rezolutave! Kryetari i Kuvendit jep 10 minuta pushim
Partia Demokratike nuk ka pranuar të hyjë në rendin e ditës duke nxitur debat për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe duke bërë përgjegjës qeverinë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi të hedhë në votim 4 rezolutat pasi opozita refuzon që të kalojë në zhvillimin e rendit të ditës.
Niko Peleshi vendos për të pushuar seancën për 10 minuta me shpresën se situata do të rikthehet në normalitet.
“Çfarë është ky mo? Fjala për procedurë merret vetëm një herë. Kanë ndodhur shumë gjëra sot kryetar, keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Kryetar konstatoj që pjesa tjetër e sallës nuk do të që të hyjmë në rendin e ditës. Për pasojë propozoj kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit për debat të kalojë në seancën tjetër”, tha Taulant Balla.
“10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet”, tha Niko Peleshi.