-
VIDEO
Mungoi në homazhet për gjyqtarin Kalaja/ Berisha: U vra nga narkoshteti!
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se kryeministri Rama anuloi vendimin e vitit 2010 që gjykatat duhet të ruheshin nga policia, dhe se në vitin 2020, sigurinë e këtyre institucioneve ia kaloi asaj që ai e quajti si “policia e xhepit”.
-
VIDEO
Kryeministri konferencë për shtyp me kryebashkiakun e New York, Rama: Po përshpejtojmë vendosjen e linjave direkte të fluturimit me New York
Kryebashkiaku Adams ka mbërritur në Shqipëri që prej të dielës me një agjendë 4 ditore. Ditën e djeshme Eric Adams ka vizituar Vlorën si dhe vilën qeveritare në qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Tedi Bushi: Astrit Kalaja u nxor në pritë nga shteti! Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të shkrihet menjëherë
Deputeti Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Blushi ka bërë përgjegjës kryesor shtetin, kryeministrin Rama dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Blushi u shpreh se siguria në vend nuk ekziston dhe se KLGJ që pas deklaratës së djeshme, duhet të ishte shkrirë menjëherë si institucion.
-
VIDEO
Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet
Ish ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pasi bëri homazhe për Astrit Kalanë, tha se i dha nderimet e fundit mikut të tij të vjetër. Ai kujtoi kohën kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa Manja drejtonte prokurorinë e atij qyteti. Ai shtoi se drejtësia shqiptare humbi një gjyqtar me integritet.
“Jam këtu për t’i dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësië në ditë të vështira. Në vitet 2002-2007, kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa unë drejtoja prokurorinë e Shkodrës. Drejtësia ka humbur një gjyqtar me intregritet, njeri model ndërsa ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse, kam deklaruar se është akt barbar, dhe këmbanë alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë. Le të shëbejë kjo ditë si homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë.”, u shpreh Manja.
-
VIDEO
Kryeministri Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja, shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Beqiri: Gjykatat pa kushte, KLGJ e KLP të marrë masa! Sefa: Po të kishte polic s’do ndodhte! Faik Basha: Siguria të jetë parësore
Avokati Indrit Sefa, tha se nëse në sallën e gjyqit do të kishte punonjës policie, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk do të ndodhte. Avokati Idajet Beqiri tregoi edhe bisedën e fundit që pati me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit para se të ndodhte vrasja.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme/ Pas Tiranës, Kryesia e PS zyrtarizon kandidatët edhe në 5 bashkitë e tjera! Në Vlorë kandidon deputetja, në Tepelenë ish-kreu i Gardës (EMRAT)
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Siç tashmë dihet, për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e kryeqytetit.
Por surpriza ka ndodhur në Vlorë, ku në garën për kryetar të bashkisë socialistët kanë zgjedhur të kandidojnë një deputete. Fjala është për Brunilda Mersinin, deputete e re e Kuvendit që hyri në Parlament në zgjedhjet e 11 majit 2025. Me kandidimin e saj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Vlorës, do të duhet që të heqë dorë nga mandati i deputetes. Kështu, do t’i hapet rruga për të hyrë në Kuvend, Briseida Cakerrit.
-
VIDEO
Pagoi 47 herë Facebook-un, Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale
3 nëntori është afati i fundit për çdo parti, për të dhënë llogari në KQZ për çdo qindarkë që kanë shpenzuar për fushatën e 11 majit. Bashkë me raportin, partitë duhet të dorëzojnë fatura për çdo shpenzim që kanë bërë si dhe prova për çdo dhurim financiar që kanë pranuar nga kompanitë apo individët.
-
VIDEO
Hapësirat publike, Rama: Bashkëpunim me gjeniun e super blloqeve të Barcelonës! S'ka më zaptime vetëm për të pirë ekspres
Në Konferencën Ndërkombëtare Walk21, Rama njoftoi se do të bashkëpunojnë me Salvador Rueda, ekologun e njohur urban spanjoll. Kreu i qeverisë tha se po punojnë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. Shtoi me batutë se s'do të ketë më zaptime vetëm për të pirë një ekspres
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme/ Pas Tiranës, Kryesia e PS zyrtarizon kandidatët edhe në 5 bashkitë e tjera! Surprizë nga Vlora, kandidohet deputetja e re (EMRAT)
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Politika bëhet bashkë, mban 1 minutë heshtje në komisione parlamentare! Manja: Kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë
Deputeti Gazment Bardhi tha se Gjykata e Apelit është ‘han pa porta’, teksa akuzoi Kryeministrin për nxitje të vetëgjyqësisë. Ndërsa Avokatja e Popullit tha se gjyqtarët kanë mbingarkesë në punë.
-
VIDEO
‘Policia s’ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata’, avokati Visha: Të dorëhiqet ministrja e Brendshme, deklarata e saj e papërgjegjshme
Avokati Saimir Visha kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiu, pas deklaratës që bëri kjo e fundit ditën e djeshme për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.