-
VIDEO
Ruko: Të shkarkohet Veliaj dhe të shkrihet Këshilli Bashkiak! E paguajnë kot qytetarët e Tiranës
Gjatë fjalës së saj në Këshillin Bashkiak, këshilltarja e Lëvizjes Bashkë Mirela Ruko, ka deklaruar se është pro shkarkimit të Erion Veliajt.
-
VIDEO
Mbledhja e këshillit bashkiak/ Luan Bregasi: Nuk po i bëjmë gjyqin Erion Veliajt, seanca e sotme është mbledhje normale
Këshilltari bashkiak në Tiranë, Luan Bregasi, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut, tha se nuk po i bëhet gjyqi Erion Veliajt.
-
VIDEO
Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, Fino: Transformoi Tiranën, por është urgjente nevoja për të zgjidhur ngërçin politik
Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve. Por, në fjalën hapëse ajo nuk la pa vlerësuar punën e Veliajt në krye të bashkisë së kryeqytetit, duke e cilësuar transformuese.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Zhulali akuza PS: Nuk e lejuat të merrte pjesë! Megi Fino i ndërpret fjalën
Këshilltarja e PD, Ilda Zhulali foli në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt. Zhulali tha se PS nuk e lejoi të merrte pjesë në mbledhje, ndërsa po hidhte akuza ndaj kryebashkiakut.
-
VIDEO
Komisioni i Çështjeve Ligjore rrëzon kërkesën e Veliajt për t’u dëgjuar: S’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak! Sekretari: S'ka vendim ndalimi
Këshilltarët e PS dhe PD miratuan me një projektvendim propozimin e socialistëve për shkarkimin e Veliajt. Dokumenti do t'i përcillet Këshillit Bashkiak që do të mblidhet në orën 16:00, për të vendosur për shkarkimin ose jo të Veliajt. Demokratët kërkojnë prezencën e kryebashkiakut në sallë.
-
VIDEO
Negociatat me BE, Rama në Vjenë: Mjedisi, më sfiduesi! Kemi rënë dakord për ‘shtyrjen’ e këtij kapitulli përtej datës së anëtarësimit
Kryeministri tha se hapat e shpejtë të negociatave lidhen me punën e bërë nga Shqipëria por edhe me qasjen e ndryshuar të BE. Kritikoi BE se mbështet me më shumë më fonde vendet anëtare se ato kandidate. U ndal edhe te Kosova, teksa tha se nëse nuk bën hapa përpara për të plotësuar kërkesat e BE-së rrezikon që të shkojë në izolim.
-
VIDEO
Rama kritika BE: Vendet anëtare marrin më shumë ndihma! S’mund të jetë ose asgjë, ose gjithçka
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do bëhet pjesë e BE me gjithë dashurinë dhe forcën. Nga Vjena ku mori pjesë në konferencën "Shqipëria, Horizonti i ri", Rama pati kritika për BE-në, kur tha se vendeve anëtarë u jep më shumë ndihma se vendeve kandidate. Rama tha se kanë bërë thirrje në Bruksel që s’mund të jetë ose gjithçka, ose asgjë, duke theksuar se situata ka ndryshuar paksa me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Kryeministri Rama: Çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten 2-fish kur të anëtarësohemi në BE, sezoni turistik po zgjatet
Nga Viena e Austrisë, Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët që të blejnë prona në Shqipëri pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.
Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Vienë, Edi Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve.
Kryeministri theksoi se sezoni tashmë është zgjatur, megjithatë ai shtoi se sfidë mbetet zgjatja pothuajse në gjithë vitin.
Nga ana tjetër, Edi Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë, madje do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Rama: Përpara vitit 2030, do të kemi sovranitet të plotë energjetik
Shqipëria aspiron që deri në vitin 2030 të ketë sovranitet të plotë energjetik për të mbuluar nevojat e vendit gjatë gjithë vitit pa patur nevojën të importojë nga jashtë.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Austri.
Kryeministri theksoi se kur socialistët morën pushtetin në vitin 2013, e gjetën sektorin energjetik me borxhe të mëdha.
Mirëpo situata tashmë ka ndryshuar dhe po bëhen investime të mëdha në këtë sektor, sipas Ramës, duke u mbështetur edhe në burimet e rinovueshme.
-
VIDEO
Rama flet për ‘Diellën’ në Vjenë: I gjithë procesi i Prokurimeve Publike do menaxhohet nga Inteligjenca, lehtësim për kompanitë
Kryeministri Edi Rama "Shqipëria, Horizonti i ri" që mbahet në Vjenë, foli edhe për ministren Virtuale “Diella”. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se i gjithë procesi i prokurimeve publike do të menaxhohet nga Inteligjenca Artificiale. Kreu i qeverisë u shpreh se kompanitë nuk do të jetë më e nevojshme që të mbledhin dokumente për t’i dorëzuar kur kërkojnë të garojnë për të marrë një tender, po tashmë do të jetë Inteligjenca Artificiale që do t’i mbledhë të gjitha. Rama tha se kjo do të jetë një lehtësim për kompanitë, ndërsa theksoi se procesi do jetë i shpejtë dhe transparent.
-
VIDEO
Rama: Bllokimi nga një vend brenda BE është zakon i keq! S’mund të përdoren çështjet dypalëshe mes dy shteteve, është hipokrizi dhe marrëzi
Kryeministri Edi Rama shprehu kritika për qasjen që ndjekin disa vende të BE, të cilat në disa raste kanë bllokuar negociatat me vende të caktuara për shkak të problemeve mes njëri-tjetrit. Ai i cilësoi si hipokrizi dhe marrëzi veprimet e tilla, teksa përmendi edhe rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur shumë pas Shqipërisë sa i përket procesit të negociatave.
-
VIDEO
Rama ‘kritika’ Kurtit: Dialogu me Serbinë s’ka përparim, Kosova të plotësojë detyrat e veta! Nëse nuk shkon në BE, do izolojë veten
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në konferencën "Shqipëria, Horizonti i ri", ka komentuar dhe pozicionin e Kosovës në Ballkanin Perëndimor si dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian me shtetin e Serbisë.