-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Mori atë që meritoi! Të hapet gara për zëvendësimin e tij
Pas përfundimit të seancës së Këshillimit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, anëtari i këshillit Bashkiak të Tiranës Dotian Teliti ka deklaruar se Veliaj mori atë që meritoi.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak i Tiranës voton për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bashkuan votat! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave
Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Braimllari: Të bashkohen kërkesat e PD, PS dhe Endri Shabanit! Tirana ka nevojë për drejtues të ri për të çuar para punët
Këshilltari i PS, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS, PD dhe Endri Shabanit. Braimllari tha se Tirana ka nevojë për drejtues të ri pasi duhen çuar para punët dhe projektet.
-
VIDEO
Tiranë/ Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti-socialistëve: Në shtëpinë time 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, në shtëpinë tuaj kur thotë kryeministri
Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Titanës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha në mbledhjen e sotme kur pritet propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.
-
VIDEO
Këshiltari i opozitës: Ata që dikur e adhuronin Veliajn, sot po i bëjnë ‘vdekjen politike’
Këshilltari Bashkiak i Tiranës Albi Jahelezi, ka thumbuar këshilltarët socialistë, teksa tha se dikur e ashuronin dhe se sot ata po i bëjnë Erion Veliajt vdekjen politike.
-
VIDEO
Fabian Topollari-këshilltarëve socialistë: Procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar, deri tani prezumohet i pafajshëm
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollari, tha se procedura për shkarkimin e Erion Veliajt është e gabuar.
-
VIDEO
Mbledhja e këshillit bashkiak Tiranë/ Jonathan Pano: Tirana po vuan prej 12 vitesh
Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, tha se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin/ Teliti: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu
Këshilltari opozitar Dorian Teliti tha se PD do të japë votën për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Teliti u tha këshilltarëve socialistë se po ngrihen në lartësinë e detyrës pas 7 muajsh. Teliti tha se Veliajt gjyqin do ia bëjë Gjykata, por sot duhej të ishte në mbledhje.
-
VIDEO
Shabani: Shkarkimi i Veliajt, jo ditë triumfi, por vendosje e interesit qytetar mbi atë të kryetarit të Bashkisë
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, se shkarkimi i Veliajt, nuk është një ditë triumfi për kryeqytetin, por vendosje e interesit qytetar mbi atë të kryetarit të Bashkisë.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Papa: Sekretari i Këshillit të mos flasë në emrin tonë! Veliajn mund ta dëgjonim online, pse keni frikë?
Këshilltarja opozitare, Enriketa Papa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt tha se Erion Veliaj duhej të dëgjohej në mbledhje. Papa u shpreh se sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të flasë në emër të këshilltarëve, referuar replikave me letra që ai ka zhvilluar, ku pavarësisht se pjesëmarrja e Veliajt nuk u hodh në votim, sekretari i tha që të dërgojë pretendimet e tij me shkrim.
-
VIDEO
Tiranë/ Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, Gjokutaj drejtuar këshilltarëve socialistë: E respektonit aq sa nuk pranuat ta dëgjoni
Avokati Genc Gjokutaj, i cili është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës në kampin opozitar, tha sot në seancën e thirrur për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë po votojnë pro kësaj iniciative jo sepse duhet, por sepse po veprojnë si kukulla me fije të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Eugen Beci: Kryebashkiaku i Tiranës duhej të dëgjohej, mosparaqitja në detyrë, për shkak se është në izolim
Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv tha se një person që është nën akuzë duhet që të dëgjohet. Ai tha se edhe në mungesë të tij, tashmë praktike është edhe paraqitja e kundërargumenteve të personit nën akuzë me shkrim, por kjo është në shkelje të procesit.