-
VIDEO
Analisti Ilir Yzeiri: Nuk jam dakord me vendimin e Ramës për të shkarkuar Veliajn! Opozita, një çetë milionerësh rreth Sali Berishës
Yzeiri bën kritika edhe ndaj prokurorëve të SPAK, për të cilët tha se po e mbajnë “peng” Veliajn nën masën arrest në burg.
-
VIDEO
Rama në Vjenë: Kemi përparuar shumë në procesin e negociatave me BE! Kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të Unionit
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi në BE, teksa tha se procesi ka përparuar shumë për shkak të meritave të Shqipërisë, por gjithashtu edhe prej qasjes së ndryshuar nga udhëheqësit e Unionit.
-
VIDEO
Berisha: Rama sillet në parlament si të ishte Franc Çopja dhe Elvis Doçi, beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re
Në fjalën që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha përsëriti sërish akuzat ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij, Rama po sillet në parlament si eksponentë të krimit duke përmendur emra. Berisha tha se beteja e opozitës ndaj qeverisë do hyjë në një fazë të re.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Velaijt, PD: Do votojmë pro, por të dëgjohet në mbledhje
Këshilli Bashkiak i Tiranës në 16:00 do të vendosë për shkarkimin e Veliajt. Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Bashki, këshilltari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti theksoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt/ Shabani: Nuk ka pse të dëgjohet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen për interesin publik
Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Bashki, ku u fut në rend dite pika për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit që do të mbahet po sot në orën 16:00. Shabani tha për mediat se PS është vonuar për këtë kërkese, duke thënë se opozita e ka kërkuar prej kohësh. Pyetjeve të gazetarëve nëse u diskutua për kërkesën e Veliajt që të jetë i pranishëm në mbledhje, Shabani tha se nuk pati dakordësi, por sipas tij nuk ka përse të dëgjohet.
-
VIDEO
PD duhet të ripërtërihet, Salianji KUNDËR Berishës për primaret: S’funksionuan, jashtë fituesit l PJESA 2
Ervin Salianji tha në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon në Report Tv se primaret nuk forcuan aspak meritokracinë brenda Partisë Demokratike, pasi shumë prej fituesve të këtij procesi u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Erion Braçe publikon videon nga ‘rruga e Salës’: Edhe aty do lirohen hapësirat publike
Lirimi i hapësirave publike është një aksion që ka nisur në të gjithë vendin që prej muajit korrik.
-
VIDEO
Zgjedhja e kryetarit të komanduar të Bashkisë, PD e Vlorës: Elis Halili nuk përfaqëson interesat e qytetarëve
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku do të diskutohej zgjedhja e kryetarit të komanduar të bashkisë pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, u zhvillua me tension dhe debate mes këshilltarëve të PS dhe atyre opozitarë.
Pasi këshilltarët socialist votuan Elis Halili si kreun e komanduar të Bashkisë Vlorë, ka reaguar PD-e Vlorës.
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD-në e Vlorës, Rezenbrik Serjani se emërimi i Halilit erdhi me urdhër të Ramës dhe Çuçit dhe se ai nuk përfaqëson qytetarët e Vlorës.
“Bashkia Vlorë ka nevojë për një kryetar të mirëfilltë bashkie, një njeri që e njeh mirë qytetin dhe kërkon të jetë shërbestar i saj dhe jo grabitqar”, tha ai.
-
VIDEO
Komisionet Parlamentare ende ‘pezull’, PD pa propozime për anëtarët! PS: Sillni emrat, ose nisim punën pa ju
Opozita dhe mazhoranca përplasen në Konferencën e Kryetarëve. PD kërkon ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit qeverisës, si edhe shkarkimin e Niko Peleshit. Balla: Të mbledhin Këshillin e Legjislacionit.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron protesta: E vetmja rrugë për t'iu imponuar narkoregjimit
Në konferencën për mediat, Sali Berisha vijoi akuzat për mbyllje të dhunshme të Kuvendit, duke iu referuar seancës ku deputetët e tij shkaktuan kaos dhe penguan kryeministrin Edi Rama të prezantonte programin qeverisës, duke bërë që qeveria e re të votëbesohej brenda 25 minutave pa pasur debate. Duke e cilësuar situatën si “një betejë në vazhdim”, Berisha njoftoi se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë për të kundërshtuar atë që e quan "shkelje të kushtetutës".
-
VIDEO
BE uroi Ramën, Berisha: Rezolutat nuk bien, ambasadori i BE nuk përfaqëson organizatat e partive politike evropiane
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u pyet gjithashtu edhe për urimin që mori kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj mëngjesin e sotëm nga zyra e BE-së në Tiranë. I pyetur nëse rezolutat e partive të djathta evropiane për atë që Berisha e quan farsë elektorale të 11 majit bien me këtë urim që qeveria e re "Rama 4" mori, kryedemokrati u shpreh:
-
VIDEO
Berisha: Vangjush Dako u dërgua në qeli për t'u takuar me Veliajn, i bëj thirrje të mos bëhet spiun
Në konferencën për mediat, Sali Berisha shënjestroi edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili u rikthye në burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, ku i duhej të kryente edhe 10 ditë burg. Dako u dërgua dje në burg për shkak se ndodhej i shtruar në spital, ndërsa do duhet të bëjë dhe 5 ditë burg.