-
VIDEO
Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet
Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.
-
VIDEO
Arresti i Vlora Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por përballë drejtësisë do jetë e vetme! SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh! Dorëheqje? Asgjë s’më ndal, korrupsioni po goditet
Pas kthimit nga SHBA, Edi Rama u distancua nga çështja e Vlora Hysenit me drejtësinë, duke thënë se duhet të përballet e vetme me akuzat. Kryeministri e cilësoi “ekstreme” masën e arrestit në shtëpi, kritikoi ekspozimin e SHISH-it dhe rrjedhjen e të dhënave hetimore, ndërsa opozitës iu përgjigj se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
-
VIDEO
Opozita kërkon dorëheqjen, Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas
Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë opozitës që s’ka dorëheqje. Përmes mesazhit për çështjen e Vlora Hysenit, Rama tha se asgjë nuk do ta ndalë dhe se Shqipëria nuk kthehet më pas.
-
VIDEO
Rama: Nuk vjen më koha kur e keqja ulej këmbëkryq! Suksesin e reformës në drejtësi s’e negocioj me askënd, sistemi po shfaq aftësi vetëpastrimi
Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund në mënyrë të pakthyeshme, u shpreh kryeministri Rama. ai tha se reforma e drejtësisë, merita e së cilës i takon vetëm atij dhe PS, ishte dorëzim i shpatës së drejtësisë te pushteti i gjyqësorit.
-
VIDEO
Rama: Me paratë e 'fabrikës së vdekjes' në Gërdec u ngrit një ‘lavatriçe mediatike’ që kurdis bombat ‘na mbyti korrupsioni’
Kryeministri Edi Rama në një mesazh drejtuar shqiptarëve nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, tha se me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis ato 'bombat çudibërëse' anti-qeveri.
-
VIDEO
'4 të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi' Rama për masakrën e 21 Janarit: Prokurorja denigrohej si 'lavire bulevardi', sot hetohen ministra e kryebashkiakë
Në adresimin e tij drejtuar të gjithë shqiptarëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave se arrestimet dhe procedimet e zyrtarëve të lartë dëshmojnë se vendi është “mbytur nga korrupsioni”. Rama argumentoi se ndodh pikërisht e kundërta: sipas tij, fakti që drejtësia prek ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish tregon se ajo vepron e pavarur nga pushteti politik.
-
VIDEO
'Pisanjosët me kostum parlamentar', Rama: Thonë se mora orë super të shtrenjtë nga krimi! Dhuratat e mia janë pronë e shtetit, i gjeni në muze
Kryeministri Edi Rama i quajti “pisanjosë me kostum parlamentar” opozitarët që e kanë akuzuar se ka marrë një orë të shtrenjtë dhuratë nga krimi i organizuar. Ai tha se të gjitha dhuratat që ka marrë si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar.
-
VIDEO
Arresti i ish-kreut të SHISH, Rama: Fundi i pandëshkueshmërisë, ndryshim historik! Kryeministri s’parashikon dot ç’bëjnë vartësit, mbështes drejtësinë e re
Kryeministri Rama tha se fundi i pandëshkueshmërisë është ndryshimi historik që po ndodh, deklaratë që vjen pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Ai shtoi se arsyeja e ekzistencës së organeve të drejtësisë është pamundësia e drejtuesit të një vendi për të mos ditur një sërë informacionesh për vartësit e tij.
-
VIDEO
‘Kryefajtori i çdo rasti jam unë’, Rama i përgjigjet me ironi opozitës pas arrestit ndaj ish-kreut të SHISH: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke thënë se sipas kësaj logjike “kryefajtori i çdo rasti” është ai.
-
VIDEO
Rama: Kam fajet e mia, por askush s’më bën dot palë se kam prekur interesat e shqiptarëve
Kryeministri Rama tha se mund të ketë kryer shumë gabime gjatë viteve të tij në politikë, por askush nuk e akuzon dot se ka vepruar kundër interesit të Shqipërisë. Rama u shpreh se mund të thonë shumë gjëra, por nuk ka asnjë provë të një firme të tij qoftë si kryebashkiak, qoftë si kryeministër.
-
VIDEO
'Korrupsioni po goditet nuk po rritet' Edi Rama: Jemi të palëkundur në këtë betejë
Sa i përket pasojave politike të shkarkimit dhe arrestit të Vlora Hysenit, kryeministri Rama tha se kjo cështje nuk tregon që qeverisjen e tij e ka mbytur korrupsioni, përkundrazi provon se po luftohet dhe drejtësia po mbështetet pavarësisht kostove.
-
VIDEO
Arresti për ish-kreun e SHISH, Rama: Llogaria e hapur e një zyrtari të lartë me drejtësinë është çështje personale
Arresti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe hetimi i saj nga SPAK, janë një çështje individuale e saj me drejtësinë, tha kryeministri Rama. Ai bëri të qartë se drejtësia e mediat duhet të kryejnë detyrat e tyre respektive me hetimin apo informimin, por jo të bëjnë dikë fajtor.