-
VIDEO
Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delikuente e paturp
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë se do të jetë ai që do të çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër. Për gazetarët, ai tha se ‘nuk do mund të ndodhë ndonjëherë’, duke shtuar se do të vazhdojë betejën për rikthimin e votës së lirë
-
VIDEO
Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente, Gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë
Kreu i PD, Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sërish sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke thënë se tentoi që të fshihte dënimin në Greqi për falsifikim dokumentesh. Duke e cilësuar si një “mashtruese ordinere, delinkuente të paturp e të pacipë, Berisha tha se gjyqtarja është subjekt i ligjit dhe se gjykata speciale është e mbushur me kriminelë specialë.
-
VIDEO
Edhe diaspora ‘shpërbleu’ PS, Berisha: Emigrantët votuan për PD, por rezultati u manipulua si në Korenë e Veriut
Megjithëse rezultatet nga diaspora treguan një mbështetje të konsiderueshme për PS, Sali Berisha pretendon se emigrantët votuan për PD por rezultati u manipulua. Në prononcimin për gazetarët, teksa u pyet edhe për ‘goditjen’ që i dhanë emigrantët, kreu i Partisë Demokratike u shpreh:
-
VIDEO
Berisha sulmon Altin Dumanin nga SPAK: Në krye të amnistisë së krimit elektoral, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit
Sali Berisha sulmon nga SPAK, Altin Dumanin, duke e quajtur shërbëtor të shpifur të Ulsi manjës dhe Arben Rakipit. Berisha tha se Dumani qëndron në krye të amastisë së krimit elektoral
-
VIDEO
Berisha nuk dënon sulmin e deputetëve të tij ndaj gazetarëve: S’e kam të gjithë episodin para sysh, por...
Në prononcimin për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për përplasjen e deputetëve dhe mbështetësve të tij me gazetarët në protestën e së premtes. Kreu i PD u përpoq të minimizonte incidentin, duke thënë se nuk e kishte parasysh të gjithë episodin dhe se partia e tij i ka mbështetur gjithmonë gazetarët.
-
VIDEO
Ke folur me ‘Latifin’? Berisha: Është çështje private! Falënderon LaCivita pas humbjes së thellë
Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Sali Berisha u pyet para SPAK nëse ka komunikuar me këshilltarin e tij elektoral Chris LaCivita. Berisha nuk dha detaje nëse ka komunikuar me LaCivita, por e falënderoi për punën që ka bërë, edhe pse në fakt PD me aletatët morën një humbje të thellë.
-
VIDEO
Tallja e Kasos dhe Bozdos me shqiptarët, para kamerave qahen për manipulim votash, ndërsa gajasen nëpër sallë
Pasi para kamerave recitojnë poezinë e vjedhjes së votave (vetëm për qarqet ku humbin), më pas shihen të qeshur dhe në humor mjaft të mirë, ndoshta se vetë e kanë siguruar ulësen në parlament për 4 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
‘Më votuan 8 mijë heronj!' Meta mesazh nga qelia pasi nuk fitoi, pranon rrudhjen e partisë: Nuk lejoj asnjë marifet djallëzor për t’u bërë deputet nëpërmjet dorëheqjeve! Pabesi dhe thika pas shpine
Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar për rezultatin e dobët zgjedhor që arriti më 11 maj, duke mos e siguruar dot mandatin e deputetit nga lista e hapur e qarkut të Tiranës, për aleancën PD-ADSHM, ku bënte pjesë. Ai refuzon që të pranojë mandat në rrugë tjetër, përveçse votës së lirë të qytetarëve.
-
VIDEO
Diaspora/ Më shumë vota se zarfe? Bien dyshimet për manipulim, emigrantët dërguan fletët e votimit pa Zarfin B! KQZ administroi çdo rast me procesverbal
Opozita ngriti dyshime për manipulim për votën e diasporës, pasi në disa qarqe kanë rezultuar më shumë fletë votimi se zarfe. KQZ ka sqaruar se shumë emigrantë kanë dorëzuar fletën e votimit vetëm me zarfin A dhe jo të futur edhe në zarfin B. Këto fletë janë numëruar, por për çdo rast KQZ mban procesverbal.
-
VIDEO
Diaspora/ Mbyllet numërimi për partitë në 7 qarqe, vijon në 6 të tjera për votën preferenciale për kandidatët! Vlora përfundon për subjektet, PS feston mandatin e 9-të
Procesi i numërimit të zarfave me votat e diasporës së Greqisë te Parku Olimpik i Tiranës po vijon dhe po shkon drejt fundit.
Gara është zhvendosur kryesisht te votat preferenciale për kandidatët në qarqe. Beteja zhvillohet kryesisht mes kandidatëve brenda vetë dy partive të mëdha, PS dhe PD, në qarqe.
Ka përfunduar aktualisht numërimi i fletëve për subjektet zgjedhore në 7 qarqe dhe po vijon në 5 të tjera, ku nuk priten ndryshime mandatesh sipas informacioneve.
Teksa vijon numërimi për kandidatët në 6 qarqe për listën e hapur.
-
VIDEO
Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë, PS afro 75 mijë vota para PD te emigrantët dhe 326 mijë në rang vendi! Garë e fortë Xhaçka-Gjylameti në Tiranë!
PS kryeson me 83 mandate, PD ka mbetur në kuotën 50, PSD me 2, Mundësia po 2 mandate dhe nga 1 Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. Gara vetëm për votat preferenciale mes deputetëve brenda PD e PS në Lezhë Korçë e Fier. Në Kukës, deputeti Isuf Çela përmbysi Shkëlqim Shehun. PD ruajti dje mandatin e 4-t në Lezhë dhe PS të 12-n në Fier
-
VIDEO
Takimi i veçantë, Renzi i shtrëngon faqet Ramës! Nuk mungon as përqafimi dhe biseda miqësore
Dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë takimi i ngrohtë dhe miqësor që është bërë viral edhe në rrjetet sociale, mes Renzit dhe Ramës. Ndërsa hap krahët dhe komunikon me përshëndetje dhe përgëzime, ish-kryeministri italian përqafon miqësisht deri edhe në shtrëngim (ndukje) faqesh kryesocialistin shqiptar