-
VIDEO
‘Mikpritja, profesioni i parë i shqiptarëve’, Rama batuta: Kur mbështeta idenë e KPE, në fillim mendonin se po punoja për Francën për të sabotuar zgjerimin
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, bëri edhe batuta, teksa tha se profesioni i parë i shqiptarëve është mikpritja. Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur dje, ai tha se mikpritja në vendin tonë është “feja” që bashkon myslimanë e të krishterë.
-
VIDEO
Rama batuta me Macron: Të rinjtë francez që studiojnë në Kolegjin e Europës në Tiranë duan të qëndrojnë, uroj që opozita mos t’iu fajësojë ju
Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron. Rama foli për degën e re të kolegjit të Europës në Tiranë, ndërsa theksoi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë dhe duan të qëndrojnë në Shqipëri, mes tyre edhe francezë.
-
VIDEO
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës, tha se është krenar për ndryshimet e bëra. Duke u ndalur te fjala e presidentit amerikan Donald Trump se po vjen një epokë e artë për SHBA, Rama tha se edhe për Evropën duhet të ketë një epokë të re.
-
VIDEO
PD vijon përpjekjet për bllokimin e procesit të numërimit, Logu: Duam prova që vota e Greqisë është vullnet i zgjedhësve
Partia Demokratike nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga përpjekjet për të mos lejuar përfshirjen e votave të diasporës nga Greqia në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Pas vendimit të komisionerit shtetëror Ilirjan Celibashi për të lejuar numërimin e këtyre votave, PD vijon reagimet dhe veprimet për të bllokuar dhe kontestuar numërimin e votës së diasporës.
-
VIDEO
Shqipëri-Francë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
-
VIDEO
Macron uron Ramën për fitoren nga Tirana: Rizgjedhja juaj e rëndësishme për të gjithë ne, do vazhdojmë me bashkëpunimin e dëshiruar prej vitesh
“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto axhenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Maron.
-
VIDEO
Rama në forumin ekonomik me Macron: kemi bërë rrugë të gjatë, jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshme që po realizojmë
Kryeministri Edi Rama flet në Forumin ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore
-
VIDEO
‘Franca mund të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë’, Rama: Është më afër nesh në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën për shtyp me Macron, tha se Franca është më afër se kurrë Shqipërisë në rrugën evropiane. Ai tha se rajoni ka fituar një mbështetës besnik, ndërsa shtoi se kanë diskutuar edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
-
VIDEO
Rama i flet në frëngjisht Macron: Mirënjohës për angazhimin tuaj, do ta rreshtojmë Shqipërinë si një vend me historinë dhe të ardhmen e Francës
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat iu drejtua në një moment në frëngjisht Macronit, duke i thënë se është mirënjohës për angazhimin e tij dhe vizitën e dytë në një kohë kaq të shkurtër.
-
VIDEO
Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja tuaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re
Nga vizita e dytë zyrtare në vendin tonë, presidenti i Francës e quajti realitet mbylljen e negociatave deri në 2027. Rizgjedhjen e Ramës kryeministër, Macron e konsideroi të rëndësishme për të vijuar bashkëpunimin e dëshiruar prej vitesh. Ai premtoi se Franca do jetë krah Tiranës zyrtare në realizimin e reformave drejt BE.
-
VIDEO
Objektivi i përbashkët me NATO-n/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur, të ndërtojmë një sistem mbrojtës më efikas
Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report TV Raziela Myslimaj për aleancën ushtarake dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 5%, tha se Shqipëria e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së përbashkët me aleancën.
-
VIDEO
Tensionet Kosovë-Serbi, Macron për Report Tv: Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun, e rëndësishme për të gjithë rajonin
Presidenti francez Emmanuel Macron flet për Report Tv për tensionet Kosovë-Serbi. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Macron tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se uron që javët në vijim të rinisë dialogu Kosovë-Serbi.