Diaspora/ Mbyllet numërimi për partitë në 7 qarqe, vijon në 6 të tjera për votën preferenciale për kandidatët! Vlora përfundon për subjektet, PS feston mandatin e 9-të

18 Maj, 14:24 | Përditesimi: 18 Maj, 14:24

Procesi i numërimit të zarfave me votat e diasporës së Greqisë te Parku Olimpik i Tiranës po vijon dhe po shkon drejt fundit.

Gara është zhvendosur kryesisht te votat preferenciale për kandidatët në qarqe. Beteja zhvillohet kryesisht mes kandidatëve brenda vetë dy partive të mëdha, PS dhe PD, në qarqe.

Ka përfunduar aktualisht numërimi i fletëve për subjektet zgjedhore në 7 qarqe dhe po vijon në 5 të tjera, ku nuk priten ndryshime mandatesh sipas informacioneve.

Teksa vijon numërimi për kandidatët në 6 qarqe për listën e hapur.

r.k./Shqiptarja.com