-
VIDEO
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.
-
VIDEO
Samiti/ Kancelari gjerman mesazh Europës nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë! Të vendosur për mbështetjen ndaj Ukrainës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
"Bashkë me Donald Trump, Kier Starmer, Emmanuel Macron shkuam në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn, e bëmë këtë jo vetëm ne si individë, por shpresoj fort që këtë e kemi bërë fort edhe në emrin tuaj, për të treguar vendosmërinë tonë për përkrahjen për vendin tuaj. Ne jemi të vendosur që ne duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë nga aspekti politik, ekonomik, ushtarak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që ata po takohen për herë të parë pas 3 vitesh e gjysmë është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por i fortë. Duhet të jemi të qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të ketë pikë dyshimi që jemi të angazhuara dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plotë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit, më lejoni të bej vetëm një koment, Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni me 10-vjeçarë të tërë. Po përpiqemi të zgjidhim bashkë me BE, por duhet të bëjmë diçka edhe vetëm. Gjithçka që po bëjmë është në përputhje me legjislacionin e BE", tha Merz.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Von der Leyen: Organizim i jashtëzakonshëm siç Edi di ta bëjë! Europa sot është zgjuar, i kemi ‘sytë e hapur’
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, vlerësoi organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke komplimentuar kryeministrin Edi Rama për kreativitetin.
Gjithashtu, Von der Leyen nënvizoi se sot Europa i ka “sytë e hapur” dhe është mobilizuar për rifaktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare.
-
VIDEO
‘Në Kanunin tonë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut’, Rama batuta me liderët: Dreka nuk është falas asnjëherë, por këtu është e kundërta
Kryeministri Edi Rama bëri edhe disa batuta teksa njoftoi se do të bëjnë një pauzë për të konsumuar drekën. Teksa përmendi Kanunin dhe mikpritjen, kryeministri iu drejtua liderëve duke thënë se zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo cilësie, do të jenë të mikpritur.
“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen. Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.
Por ndër të gjitha këto gjëra që bëjmë për miqtë, kemi të rëndësishme t’u japim ushqim të mirë. Kështu që për këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta sesa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie, do të jeni gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Putin po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve, duhet të paguajë çmimin
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se kemi hyrë në një epokë të re por të paqëndrueshme. Ai deklaroi se sfida më urgjente është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë. Starmer shtoi se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve të paqes, duhet të paguajë rëndë çmimin.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Meloni: Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e kryeministrit Rama! Nëse duam ta ribashkojmë Europën, s'mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një urim drejtuar kryeministrit Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në parlamentaret e 11 majit, si dhe shprehu kënaqësinë që i ngjalli videoja e krijuar me inteligjencën artificiale, shfaqur në TKOB, ku liderët europianë u “kthyen” në fëmijë.
-
VIDEO
Erdogan: Duhet të konsultohemi për sigurinë tonë, të përfshihen edhe aleatë që nuk janë në BE! Rishikim edhe të praktikave si Shengen që kufizojnë lëvizjen
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, teksa mori fjalën në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, tha se duhet që të jenë të gjithë bashkë për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE.
Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen,
“Doja të falënderoja kryeministrin, mikun tim të dashur Edi Rama dhe atë që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti, diskutojmë një vizion të ri që ripërcakton kontinentin tonë, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transferim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka potencial për bashkëpunim në shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme por duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë..të sigurisë evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Praktikat e vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen duhet të rishikohen. Me investimet viteve të fundit po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.”, tha Erdogan.
-
VIDEO
Erdogan: Duhet të jemi më kritikë, armët duhet të heshtin në Ukrainë! T’i themi ndal edhe katasfrofës humanitare në Gaza
Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik, Erdogan kërkoi një qëndrim më kritik ndaj konflikteve në botë.
“Duhet të jemi më kritikë të armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Gjithsecili po kontribuon për një zgjidhje. Inkurajimi i palëve pa imponuar asgjë është e rëndësishme sa i takon një paqeje të drejtë. Kam pasur takime më vetë me Trump, Putin e Zelenskyn. Macron e Melonin. Zelensky ishte dje në Ankara, pas takimit me të vendosi të nisë bisedimet teknike që prej marsit 2022, një dritare e rëndësishme mundësie për të ndalur gjakderdhjen. Nuk duhet humbur. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces. Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare, çdo ditë dhjetëra të pafajshëm masakrohem. T’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i pakompromis agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza. Më shumë se 2 mln po vuajnë urinë dhe komuniteti ndërkombëtar s’ka marrë asnjë veprim. Nuk keni asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor përveç një armëpushimi të përhershëm të mobilizojmë dhënien e ndihmave. Objektivi, zbatimi i zgjidhjes me dy shtete si e vetmja e zgjidhje e qëndrueshme. Me përfundimin e një konflikti në Siri, një kapitull i ri është çelur. Me vendimin e Trump, ka treguar sesa rëndësi i jep stabilitetit rajonal. Shpresoj që ky vendim të shërbejë edhe për vendet e tjera. Kjo mbështetje do të ketë po ashtu një efekt përshpejtues për kthimin vullnetar, dinjitoz e serioz të sirianëve jashtë vendit.”, tha Erdogan.
-
VIDEO
Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa
Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron vendosi që fillimisht të uronte kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Faleminderit Edi! Faleminderi që na ke mikpritur në këtë samit dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve. Vërtet edhe për këtë rrugëtim europian dhe besimin që shpreh tek Europa. Faleminderit dhe kam rastin që t’u shoh të gjithë këtu me rastin e samitit të gjatë të Komunitetit Politik Europian dhe i pari që zhvillohet në Ballkan. Faleminderit që ma kujton se pas ëndrrës europiane dhe asaj që na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë”, u shpreh Macron.
-
VIDEO
'Fushata jonë ishte BE, identitet, përkatësi', Rama: Europa ka qenë e pranishme më shumë se kurrë
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në nisjen e Samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama shtoi se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, përkatësia dhe identiteti. Sipas tij, ky identitet dha frytet e veta me më shumë se 52% të votave.
“Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fi6toi më shumë se 52% të votave”, tha kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Zelensky: Putin nuk po përpiqet për paqen, në Stamboll dërgoi delegacion të nivelit të ulët! Presioni ndaj Moskës duhet të rritet
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Tiranë, se gatishmëria e treguar nga presidenti Vladimir Putin për paqe në Ukrainë është fallco dhe aspak serioze.
-
VIDEO
Macron nga Tirana: Duhet unitet! Rusia nuk e do armëpushimin, koha për paqe të qëndrueshme në Ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron flet në samitin e Komunitetit politik Europian në Tiranë. Macron bën thirrje për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
“Urime për rezultatin e zgjedhjeve dhe për rrugëtim europian dhe besim që shpreh tek Europa. Kam kënaqësi që iu shoh të gjithëve këtu me rastin e samitit të gjashtë të komunitetit politik Europian. Faleminderit për këtë mikpritje dhe që na kujton se pas ëndrrës evropiane dhe asaj që na bashkon, nuk është vetëm gjeografia, por edhe historia dhe rrugëtimi që kemi bërë.
Në fakt, në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt që ka një sidë të të gjitha formave të sigurisë së Europës dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë këto vende na jep shansin e një komuniteti më të gjerë, të përballemi me sfida dhe ta bëjmë sëbashku në unitet, duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon. Pikë së pari është lufta në Ukrainë, dhe Zelensky e di se sa shumë jemi krah tij, solidar, kemi krijuar koalicion te vullnetshmëve dhe është e nevojshme të mbështesim Ukrainën dhe armëpushimin.
Orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushimin, por trysnia europiane dhe amerikane do ta bëjë këtë. Rusia duhet ti kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022, kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Shpresoj që gjithçka do të përmbyllet dhe do të ketë një traktat paqeje mes Armeisë dhe Azerbajxhanit. Më tej duhet mbështetur Moldavia, ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia, duhet mbrojtur edhe në raport me zgjedhjet e ardhshme”, tha Macron.