-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Rama: Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi për të shpëtuar SHBA tha një gjysmë të vërtetë, gjysma tjetër është ka një plan edhe për Europën
Në fjalën hapëse të samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se Europa në këtë periudhë ka nevojën dhe mundësinë për të “rishpikur” veten, mes sfidave të shumta që kanë përfshirë mbarë botën.
-
VIDEO
‘Paqja pa mbrojtje është iluzion’, Costa në Tiranë: Evropa duhet të jetë e bashkuar! Siguria e Ukrainës është edhe e jona! Nëse s’ka paqe në Lindjen e Mesme, rrezikohet autoriteti ynë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha në nisje të samitit të Komunitetit Politik Evropian se rendi botëror është minuar nga shumë palë, ndaj Evropa duhet të jetë më e bashkuar. Ai përmendi luftën në Ukrainë dhe në Gaza, teksa tha se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj.
Sipas tij, një paqja pa mbrojtje është një iluzion.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Costa: Evropa duhet të jetë e bashkuar, paqja pa mbrojtje është iluzion
Në nisjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian, foli edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.
“Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.", tha Costa.
Xh.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama: Europa na do pranë saj! Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?
Kryeministri Edi Rama vendosi theksin të Bashkimi Europian gjatë fjalës së tij të hapjes në Samitin e mbajtur në Tiranë.
“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Europian, flet kryeministri Rama! Do mbajë fjalim edhe Zelensky, Rutte e Merz
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të flasë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman, Olaf Scholz.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët mblidhen për foto familjare
7 liderë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE kanë zbritur në Tiranë për punimet e Samitit të Komunitetit politik Europian.
Liderët u pritën nga kryeministri Rama, ndërsa pak më parë u mblodhën të gjithë për foton familjare.
-
VIDEO
Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen! Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha nga sheshi Skënderbej se presidenti rus Vladimir Putin nuk e do paqen. Pasi u prit nga kryeministri Rama, ai foli për mediat, ndërsa shtoi se duhet të jenë më të bashkuar se kurrë.
“Putin nuk është serioz për paqen. Do të punojmë edhe sot për të qenë të qartë që duhet të ketë një armëpushim. Është provë e qartë se Putin nuk e do paqen. Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar. Zelensky do të jetë sot këtu”, u shpreh Starmer.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik, Macron mbërrin i fundit! Pritja e ngrohtë nga kryeministri Rama
Presidenti francez, Emmanuel Macron ishte i fundit që mbërriti në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Ky është momenti i pritjes së ngrohtë nga kryeministri Rama. Macron do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku nesër do të ketë edhe një pritje zyrtare.
-
VIDEO
Sot samiti i Komunitetit Politik Europian/ Macron mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja
Presidenti francez, Emmanuel Macron ishte i fundit që mbërriti në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Ky është momenti i pritjes së ngrohtë nga kryeministri Rama. Macron do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku nesër do të ketë edhe një pritje zyrtare.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, mbërrin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
Ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Në Tiranë ai mbërriti mbrëmjen e së enjtes, ku u prit nga dy ministrat Pirro Vëngu dhe Igli Hasani.
-
VIDEO
Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan sapo ka mbërritur në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Ai u prit nga kryeministri Rama në sheshin Skënderbej, ku edhe do mbahet samiti që mbledh liderët evropianë.
-
VIDEO
Presidentja Osmani në Tiranë: Rama, i zëshëm në mbrojtje të Kosovës! BE po favorizon më shumë ata që shkojnë në Moskë, se sa ne që rrimë besnikë
Presidentja Vjosa Osmani, tha nga sheshi Skëndërbej në Tiranë se pret nga Shqipëria që të vazhdojë të jetë e zëshme në përkrahje të Kosovës, siç ka qenë kryeministri Edi Rama me kërkesat e vazhdueshme drejtuar Brukselit për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës zyrtare.