-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, ushtrojmë më shumë presion
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha për mediat nga sheshI “Skënderbej” se BE po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Ajo tha se do të rrisin trysninë më shumë ndaj Putin, si e vetmja mënyrë për të pranuar armëpushimin. Sipas saj, mospjesëmarrja e tij në bisedimet në Turqi tregon se nuk do paqe.
“Putin bëri thirrje për armëpushim në 9 maj, por asnjëherë nuk e zbatoi. Ndërkohë që Ukraina kërkoi një armëpushim të mbështetur nga SHBA dhe BE, por Putin e refuzoi. Më pas Putin propozoi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin drejtpërdrejtë në Turqi për bisedime.
Zelensky ra dakord, por Putin nuk u duk. Kjo tregon se Putin nuk do paqe. Prandaj ne do të rrisim presionin ndaj Rusisë, do të punojmë për një paketë sanksionesh, sanksione që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. Do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorin financiar rus. Sepse ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putini ta bëjë këtë gjë”, tha Von der Layen.
-
VIDEO
Spiropali takim me Presidenten e Parlamentit Europian në Kryesinë e Kuvendit
Teksa kryeminsitri Edi Rama është duke pritur në Sheshin Skënderbej lideërt që do marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola.
-
VIDEO
Vota e Greqisë ende peng, mblidhet KQZ! PD: Zarfet që provohet se nuk janë marrë nga zgjedhësit, të mos numërohen
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, po zhvillohet një tjetër mbledhje ku pritet të dilet me një vendim se çfarë do të ndodhë me votat e Greqisë, të cilat kanë mbetur peng dhe pa numëruar për shkak të kontestimeve të PD.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Rama ndan pamjet nga 'Shtëpia e Evropës': Do të mbajë sytë e gjithë bota
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga "Shtëpia e Evropës" në sheshin Skënderbej, ku do të presë 47 liderët evropianë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
"Mirëmëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
-
VIDEO
Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë
Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, teksa mbërriti në samit, foli edhe për mediat. Ajo tha se vetëm Rusia nuk e dëshiron paqen në rajonin e tyre.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët
Kryeministri Edi Rama teksa po priste liderët që marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, nuk la mënjanë as batutat e tij me gazetarët.
“Shiun e sollën anglezët”, dëgjohet të thotë njëri prej gazetarëve, ndërsa Rama e pohon fjalën e tij duke thënë ‘Po po me shi me vete'.
-
VIDEO
Kallas në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat, të gjithë anëtarët e BE duan që Unioni të zgjerohet tani
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, tha nga Sheshi Skënderbej në Tiranë se Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat dhe Unioni është serioz në qëllimin për t’u zgjeruar në kontinent e kryesisht në Ballkan.
“Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer për reformat, ne duam reformat sundimin e ligjit, ato që janë të nevojshme dhe kështu dhe për ne edhe nga ajo anë, nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhur, ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, kjo nuk ka ndodhur më pare”,- tha Kallas për gazetarët në Tiranë.
E pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, shefja e diplomacisë së Unionit tha se pret normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presimnormalizimin e marrëdhënieve”,- tha Kallas.
Gjithashtu, ajo njoftoi se BE ka përgatitur paketën e 17 të sanksioneve për Rusinë, të cilët do ta shpallë dhe zbatojë së shpejti.
“E kemi paketën, gjithashtu po mendojmë për paketën tjetër, kemi sanksionet për Rusinë. Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar, sepse shohim se Rusia nuk do paqe”,-tha Kallas.
-
VIDEO
Rutte: Putin gaboi duke dërguar delegacion të nivelit të ulët në Turqi, s’do të marrë më asnjë kilometër të Ukrainës
Kreu i NATO-s Mark Rutte, para hyrjes së samitit në sheshin “Skënderbej’, foli për situatën Rusi-Ukrainë.
“Ukraina të ketë çfarë i duhet për të qëndruar dhe për t’i dhënë fund me anë një paqeje afatgjatë. Putin duhet të kuptojë se pas një marrëveshje paqeje s’do të ketë mundësi të sulmojë dhe aneksojë territore të tjera të Ukrainës. Mendoj se Putin ka bërë gabim duke dërguar delegacion të nivelit të ulët në këtë takim. Tani topi është në fushën e tij, duhet të tregojë serioz për paqen që kërkojmë.
Ai e kupton situatën, ne kemi negociuar shumë kur isha kryeministër i Holandës, e di se është në telashe se ka gabuar duke dërguar delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit u ulën në tavolinë, dërguan një delegacion që është i gatshëm dhe tani është momenti për t’i dhënë fund këtij ngërçi dhe për të arritur një marrëveshje të rëndësishme. Putin nuk do të përpiqet më të aneksojë edhe një milje apo km tjetër nga Ukraina.”, u shpreh Rutte.
-
VIDEO
Nga Meloni, Macron, Merz, Starmer, Zelensky te kreu i NATO-s/ Kush janë liderët që marrin pjesë në samitin që mbahet në Tiranë
47 liderët e vendeve evropiane si dhe 5 drejtues të institucioneve të larta do të marrin pjesë sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që pritet të nisë në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Tiranë një ditë më parë, ku edhe zhvilloi një vizitë zyrtare, e para e një lideri britanik në vendin tonë. Disa liderë mbërritën gjithashtu dje. Ndërkohë, sot mbërrijnë edhe të tjerët. Pak më parë kryeministri Rama priti edhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.
-
VIDEO
Evropa ‘zbret’ në Tiranë/ Mbahet sot Samiti i Komunitetit Politik, mblidhen 47 liderë! Fokusi te siguria dhe Ukraina! Rama pret kreun e NATO-s
Tirana do të jetë 'epiqendra' e Evropës sot teksa mikpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian. 47 liderë pritet të marrin pjesë, mes tyre Macron, Starmer e Merz. Fokus i diskutimeve do të jetë Ukraina, siguria evropiane si edhe sfidat e përbashkëta të kontinentit. Rama pret kreun e NATO-s.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama pret në kryeministri kreun e NATO-s Mark Rutte
Kryeministri Edi Rama ka pritur kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Teksa ka ndarë momentin kur shefi i NATO-s mbërrin në kryeministri, Rama shprehet se ishte kënaqësi të priste Rutten, me të cilin kanë biseduar për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, kontributin e vendit si edhe sigurinë në rajon.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Berisha largohet në shtator? Rama dhe Lapaj, beteja për mandatin e fundit | Frontline
Analiza e zgjedhjeve në studion e 'Frontline'! Të ftuar deputeti i ‘Djathtas për Zhvillim’ në Kuvendin aktual, Rezart Kthupi, eksperti i sigurisë që ka kaluar te PS nga Partia e Lirisë, Faik Basha, si dhe gazetarët Poli Hoxha e Flogert Muça