-
VIDEO
Spahiu: Vlora Hyseni si kryespiune grua nuk ka tradhtuar shtëpinë, por Shqipërinë
Për juristin Kreshnik Spahiu, masa e sigurisë e vendosur ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, duhet të kishte qenë më e rëndë sesa 'arrest me burg', për shkak pasi sipas tij, reflektimi i saj është tërësisht banal.
-
VIDEO
GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ ish-kreun e SHISH, ambasadori italian në Korçë: Nuk kam asnjë koment, sepse ne merremi me çështjet e bashkëpunimit
Ambasadori Marco Alberti nga Korça tha se Italia vijon të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ai nuk pranoi të komentonte rreth çështjes së Vlora Hysenit.
-
VIDEO
Kuvendi 3 orë debate për SHISH/ PD rrethon foltoren: U shemb siguria, Rama të dorëhiqet! PS i kujton Berishës SHIK-un e Gazidedes: Vrave e rrëmbeve
Opozita e cilësoi një skandal të madh atë që ka ndodhur me drejtoreshën e SHISH, që sipas tyre është vënë në shërbim të krimit të organizuar duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër PS thotë se përgjegjësia edhe në këtë rast është individuale, ndërsa Berishës i kujtoi krimet e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes.
-
VIDEO
Opozita nuk largohet nga foltorja, miratohet propozimi për të kaluar në votim për rendin e ditës! Seanca ndërpritet për herë të 4-t
Deputeti socialist Erion Malaj propozoi që të kalohet në votim për rendin e ditës pa debat pasi me rikthimin në seancë, opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren.
-
VIDEO
Blushi pyet Peleshin: A je shantazhuar me video nga Agasi? Kryeparlamentari: Fantazi për piano e orkestër
Tedi Blushi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë se Ergys Agasi ka filmime nga takimet mes tij. Ai e pyeti drejtpërdrejt kryeparlamentarin nëse është nën shantazh nga biznesmeni.
-
VIDEO
Arresti ndaj Hyenit/ Berisha: U shemb siguria kombëtare, çdo porosi me urdhër të Ramës! Protesta? Po përgatitemi për t’u përgjigjur me çdo mjet
Sali Berisha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Berisha thotë se u shemb siguria kombëtare dhe se Hyseni çdo porosi e ka bërë me urdhër të Ramës.
-
VIDEO
Debati për SHISH, Boçi-socialistëve: Prisja reagim nga ju, kërkoni dorëheqjen e Ramës! Keni bërë reformën e krimit të organizuar
Luçiano Boçi iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u thënë se nuk priste heshtje prej tyre lidhur me çështjen e arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Deputeti u kërkoi të jenë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe shpërndarjen e parlamentit.
-
VIDEO
Komunikimet mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit, Korreshi: I ka fikur llambat parlamentit, shteti ka rënë! Ku është presidenti?
Mesazhet e zbuluara mes ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, “i kanë fikur llambat parlamentit”, tha deputeti Saimir Korreshi. Ai kërkoi llogari pse presidenti Bajram Begaj nuk ka thirrur Këshillin e Sigurisë pasi shteti ka rënë, teksa theksoi se nuk bëhet fjalë për një histori rozë.
-
VIDEO
Deputeti socialist i Fierit i kthehet opozitës: Kali juaj ka ngordhur, po ju hanë mizat
Deputeti i Fierit, Erjo Mile, i tha opozitës se arresti i ish-kreut të SHISH është i rëndë, por institucioni nuk ka vrarë njerëz. Nga ana tjetër, tha ai, opozita bën gjyqe ndaj kolegëve, kur ndërkohë “kali” i saj “ka ngordhur dhe po e hanë mizat.”
-
VIDEO
gjekmarkaj
Për demokratin Agron Gjekmarkaj ajo që është zbuluar në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH është një histori krimi dhe korrupsioni që kërko një reagim gjithëpërfshirës në Kuvend. Ai i kërkoi Peleshit që të fusë debatin për Vlora Hysenin në rendin e ditës dhe kryeministrit Rama që të vijë në Kuvend. Një apel e pati edhe për deputetët socialistë duke i kërkuar të duan Shqipërinë pak më shumë.
-
VIDEO
Debati për SHISH, Topalli: Shteti nuk ekziston më, emërimet i bën krimi! Këshillë Peleshit: Jep dorëheqjen! Kryetari i Kuvendit: Prit edhe ca për postin
Shteti nuk ekziston më, tha Jozefina Topalli para Kuvendit duke iu adresuar debatit për ish-kreun e SHISH dhe komunikimeve të saj me Ergys Agasin. Deputetja tha se nuk ka më kufi mes shtetit dhe krimit të organizuar, i cili emëron titullarë.
-
VIDEO
Gjekmarkaj: Çështja e SHISH të futet në rendin e ditës, kryeministri të japë llogari
Për demokratin Agron Gjekmarkaj ajo që është zbuluar në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH është një histori krimi dhe korrupsioni që kërko një reagim gjithëpërfshirës në Kuvend. Ai i kërkoi Peleshit që të fusë debatin për Vlora Hysenin në rendin e ditës dhe kryeministrit Rama që të vijë në Kuvend. Një apel e pati edhe për deputetët socialistë duke i kërkuar të duan Shqipërinë pak më shumë.