-
VIDEO
Gjekmarkaj: Çështja e SHISH të futet në rendin e ditës, kryeministri të japë llogari
Për demokratin Agron Gjekmarkaj ajo që është zbuluar në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH është një histori krimi dhe korrupsioni që kërko një reagim gjithëpërfshirës në Kuvend. Ai i kërkoi Peleshit që të fusë debatin për Vlora Hysenin në rendin e ditës dhe kryeministrit Rama që të vijë në Kuvend. Një apel e pati edhe për deputetët socialistë duke i kërkuar të duan Shqipërinë pak më shumë.
-
VIDEO
Zhupa-ministres Ismaili: Sot s’duhet të mbroje tradhtinë kombëtare të Hysenit! Mos lëpi skandalet, por turpërohu
Në përgjigje ndaj ministres Erjona Ismaili, deputetja Ina Zhupa i tha se sot s’duhet të mbronte “tradhtinë kombëtare të Vlora Hysenit”, teksa e quajti të papërgjegjshme dhe duhet të turpërohet.
-
VIDEO
Redi Muçi socialistëve në Kuvend: Rama do t’ju bëjë kurban për interesat e tij
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi kritikoi vendimin e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin ish zv/kryeministres Belinda Balluku. Lidhur me shkarkimin e Vlora Hysenit dhe vënies në arrest shtëpie, Muçi iu drejtua deputetëve socialistë duke i paralajmëruar se Rama do t'i bëjë kurban.
-
VIDEO
‘I keni mbuluar shqiptarët me turp’, Kapri: Imagjinoni sikur kreu i CIA-s t’i thoshte El Chapo-s ‘për ty i fik radarët’! Rama të japë dorëheqjen
Deputeti Erald Kapri tha se me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe mesazheve të zbuluara mes saj dhe Ergys Agasit, qeveria i ka mbuluar shqiptarët me turp. Ai i paralelizoi mesazhet e Hysenit me komunikime të CIA-s me ‘El Chapon’. Kapri tha se Kuvendi duhet të flasë për shkërmoqjen e institucioneve, ndërsa Rama të vijë e të japë dorëheqjen.
-
VIDEO
‘I keni mbuluar shqiptarët me turp’, Kapri: Imagjinoni sikur kreu i CIA-s t’i thoshte El Chapo-s ‘për ty i fik radarët’! Rama të japë dorëheqjen
Deputeti Erald Kapri tha se me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe mesazheve të zbuluara mes saj dhe Ergys Agasit, qeveria i ka mbuluar shqiptarët me turp. Ai i paralelizoi mesazhet e Hysenit me komunikime të CIA-s me ‘El Chapon’. Kapri tha se Kuvendi duhet të flasë për shkërmoqjen e institucioneve, ndërsa Rama të vijë e të japë dorëheqjen.
-
VIDEO
Debati për SHISH, Bardhi: Qeshët kur ju thamë se Vlora Hyseni është emërim i Agasit, ia ka fikur radarët shtetit!
Gazment Bardhi i tha mazhorancës në Kuvend se e kanë dorëzuar shtetin në duart e krimit, pavarësisht paralajmërimit të opozitës për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Kreu i grupit të PD tha se Hyseni “ia ka fikur vërtet radarët shtetit” me ndihmën që ajo i ka dhënë biznesmenit Ergys Agasi.
-
VIDEO
Debate për kreun e SHISH në Kuvend, PD mban foltoren të bllokuar, nuk lejon ministren Ismaili të flasë
Partia Demokratike bllokoi sërish Kuvendin pas debateve për arrestin ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa PS rrëzoi kërkesën e tyre për debat. Deputeti Flamur Noka nuk lejoi ministren Eriona Ismaili që të flasë dhe Peleshi e ndërpreu sërish seancën.
-
VIDEO
Arresti i kreut të SHISH, Berisha: Siguria kombëtare është shembur, goditje fatale për Shqipërinë
Siguria kombëtare është shembur, tha Sali Berisha në Kuvend duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Kreu i PD tha se lidhja midis ish-kreut të SHISH dhe Ergys Agasit është goditje fatale për Shqipërinë.
-
VIDEO
Debati për SHISH/ Ismaili-Berishës: SHIK-u yt përndiqte, dhunonte e vriste si polici politike! Gazidede drejtoi operacionin e ’97-s për shtypjen e revoltave
Ministrja Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave të opozitës për rastin e Vlora Hysenit duke rikthyer debatin te SHIK-u gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
-
VIDEO
Arresti i ish-kreut të SHISH, Tabaku: Njollë e parikuperueshme, shtet prej kartoni! Parlamenti s’mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, ejani ta diskutojmë
Jorida Tabaku bëri thirrje në parlament që mazhoranca të flasë për arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe të jetë prioritet siguria kombëtare. Deputetja thotë se arrestimi dhe lidhja e saj me Ergys Agasin është njollë e parikuperueshme për shtetin që sot duhet të ishte ngritur në këmbë.
-
VIDEO
Shkarkimi i Vlora Hysenit, Mediu kërkon diskutim urgjent në Konferencën e Kryetarëve: Cënohet siguria kombëtare
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi që ccështja e drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, të trajtohet me seriozitetin që i takon sigurisë kombëtare dhe për të të ketë diskutime urgjente në Konferencën e Kryetarëve.
-
VIDEO
Zhupa: Vlora Hyseni, simbol i tradhtisë kombëtare! Rama të japë dorëheqjen, vendi të kalojë në qeveri tranzitore
Pas arrestit ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ajo tha se Vlora Hyseni sot është simbol i tradhtisë kombëtare.