-
VIDEO
Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, Beqiri në Report TV: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa nuk ka! SPAK të hetojë dhe Gërdecin dhe 21 janarin!
Gjatë një interviste në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Beqiri ngriti tezën se Shqipëria duhet të mësohet me idenë që hetimet dhe ndëshkimet ligjore nuk janë raste të rralla si në kohën e Sali Berishës, por një normalitet.
-
VIDEO
Urdhër arresti për Vlora Hysenin, Rama: Shkarkim i menjëhershëm nga detyra i drejtoreshës së SHISH, askush nuk është mbi ligjin
Nga New Yorku ku ndodhet për Asamblenë e OKB, Kryeministri Rama njoftoi shkarkimin e Vlora Hysenit nga pozicioni i drejtores së SHISH, pak orë pasi SPAK njoftoi masat ndaj saj. Në reagimin e parë, kreu i qeverisë shkruan se askush nuk është mbi ligjin teksa bën thirrje që të pritet që drejtësia ta thotë fjalën e fundit.
-
VIDEO
Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së
Deputetja demokrate tha se ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa për Ligjin e Investimeve Strategjike kërkoi anulimin e tij.
-
VIDEO
Eurodeputetët në Zvërnec, banorët i presin me protesta: Na kanë grabitur tokat, të anulohet projekti
Deputetët europianë shoqëruar nga deputetë shqiptarë vizituan sot Zvërnecin por ende nuk kanë dalë në deklaratë. I vetmi që reagoi është Taulant Balla i cili tha se projekti do hartohet sipas standardeve të BE-së. Sakaq, një grup banorësh protestuan, duke kërkuar që projekti për resort të anulohet derisa të zgjidhet çështja e pronësisë së tokave.
-
VIDEO
REAGIMET/ Arresti për drejtoreshën e SHISH, Berisha: Akt tradhtie, informacionet edhe armiqve të NATO-s, jo vetëm krimit! PL: Ra siguria kombëtare
Reagime të forta pati edhe nga opozita mbi urdhërarrestin ndaj Vlora Hysenit. Kreu i PD Berisha tha se Hyseni ka kryer akt të rëndë tradhtie ndaj detyrës duke dhënë informacione jo vetëm te Agasi por edhe shtetet armike të NATO-s. Tabaku thirrje Begajt: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
-
VIDEO
Arresti për drejtoreshën e SHISH, Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, çmenduri të kërkojmë normalitet! Çuçi: Nuk flasim pa u shprehur drejtësia
Ndërsa në Komisionin e Brendshëm diskutohej marrëveshja për Gazën, deputeti i PD Klevis Balliu foli për masën e arrestit në shtëpi ndaj Vlora Hysenit duke u shprehur se siguria kombëtare ka rënë pasi sipas tij, shefja e inteligjencës shqiptare ka vënë informacionet në shërbim të Ergys Agasit.
-
VIDEO
Arresti për drejtoreshën e SHISH, debate në Komisionin e Brendshëm/ Kapri: Rama të kthehet nga SHBA dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë
Masa e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it ka shkaktuar debate në Komisionin e Brendshëm. Deputeti i opozitës, Erald Kapri, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndërprerjen e mbledhjes, ndërsa Bledi Çuçi bëri thirrje për qetësi dhe respektimin e procesit gjyqësor.
-
VIDEO
Arresti për drejtoreshën e SHISH, Berisha: Shkeli betimin dhe ligjin, s’ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës
Në një konferencëë për shtyp, Sali Berisha ka reaguar lidhur me masën e arrestit për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, duke u shprehur se ajo ka “shkelur betimin dhe ligjin”, një akt që sipas kryedemokratit, s’ka nivel më të ulët tradhtie.
-
VIDEO
Hap drejt së ardhmes! Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis, i bashkohet NASA-s për eksplorimin e hapësirës
Ministri Hoxha deklaroi se për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim, një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
-
VIDEO
Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve
Në debatin për pagat e Drejtësisë, avokati Caca u dha të drejtë magjistratëve. E kundërta ishte për analistin Meçe, i cili tha se sot pagat e prokurorëve e gjyqtarëve janë në nivelin më të lartë të shërbimit civil.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: PS dhe PD bëjnë ndarje administrative në Shqipëri më shpesh se Kina dhe India
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur sot në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për ndarjen e re territoriale të propozuar nga PS, e cila pritet të miratohet së shpejti në Parlament dhe që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
-
VIDEO
Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
Juristi Spahiu theksoi se pagat e magjistratëve duhet të barazohen me ato të niveleve të larta të Ekzekutivit dhe Legjislativit, në mënyrë që ky pushtet sipas tij, të mos jetë i diskriminuar në raport me 2 pushtetet e tjera.