-
VIDEO
Rama nga Burreli inspekton godinën e ish-oficerëve të kthyer në banesë sociale dhe parkun e ri ‘Ahmet Zogu’: Do zhvillojmë turizmin dhe do shtojmë mbështetjen sociale
Kryeministri është shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, i cili kandidon për deputet në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Rama: Jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm! Duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, foli edhe për zarfet e para që kanë marrë votuesit në diasporë. Kreu i qeverisë tha se ka nisur faza e jetësimit të votës së diasporës, një premtim që pati dhënë.
Kryesocialisti tha se më 11 Maj, të gjithë duhet të jemi ' shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat drejt BE'.
“Tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotërimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, të shqiptarëve të Evropës dhe mbarë botës, dhe jetësimi po ndodh. Zarfet e KQZ po shpërndahen. Mesa kam parë procedura është thjeshtë dhe standarte. Duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ, kini parasysh se vendoset. Në ditën e sotme në këtë moment historik duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat. Më pas sipas dëshirës edhe një preferencë të vetme në të gjithë listën e emrave siopas qarqeve. Ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton në qarkun e vet. Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes...Nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e instagramit se e kanë pak më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse te të sharat janë më të hidhur. Pra, me shumë kujdes udhëzimin e KQZ.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut e kritikoi për veshjen, Rama: Çfarë të duhet si vishem unë, s'po dal me pizhame në rrugë
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin live, iu përgjigj kritikave të një komentuesi duke i thënë se qeveria nuk bën premtime elektorale. Një tjetri që i përmendi veshjen, kryeministri nuk kurseu batutat duke u thënë se s’duhet të shohë nga këneta, pasi mund ta “thithë” nga Maqedonia e Veriut, ku ndodhet.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Sekretarja e PL akuzon PS për mosmbajtje premtimesh dhe kërkon votën për kryetarin e burgosur: Më 11 maj votoni ADSH-në dhe Ilir Metaj!
Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, apeloi sot gjatë një deklarate elektorale për mediat, në kuadër edhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, që të votohej për PL dhe për kryetarin Ilir metaj, i cili kandidon në listën e hapur të Tiranës dhe ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO për tre vepra penale
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
Për shkak të kushteve atmosferike të paqedrueshme Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit
-
VIDEO
Përplasja me agjentët e BKH në Fier, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK
Burimet bëjnë me dije se në dëshminë e tyre në polici, dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe personi tjetër i arrestuar, kanë deklaruar se nuk e dinin që personat me të cilët u përplasën ishin të SPAK, në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.
-
VIDEO
Rama në Burrel: Rikonceptojmë programin për bonusin e bebes! Më 11 Maj përcaktojmë fatin e Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme! Këneta e ka partinë për sherr
Nga Burreli, në një takim me qytetarët, Rama tha se më 11 Maj do të përcaktohet fati i vendit për 30 vitet e ardhshme. Kryesocialisti tha se zona do të kthehet në një ndër më të preferuarat, ndërsa bëni thirrje për investime. Ai ironizoi edhe opozitën teksa tha se partinë e kanë për sherr, ndërsa socialistët për punë.
-
VIDEO
Rekursi për masën detyrim paraqitjeje/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
-
VIDEO
'Ethet' e fushatës/ 'Kë zgjedhin shqiptarët si kryeministër?', Report Tv dhe ‘Piepoli’ sjellin sonte në 21:00 sondazhin e radhës
Ethet e fushatës sa vijnë e shtohen…Frontline dhe instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sonte sondazhin e 4 elektoral.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Bozdo i PD akuzon kryebashkiakun e Beratit Demo dhe 3 zyrtaret: Po telefonojnë nga hoteli emigrantët që të votojnë PS-në! Kallëzim në SPAK, Prokuroria të veprojë
Kreu politik i PD-së për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Eno Bozdo, ka denoncuar ditën e sotme orientimin e votës sëdiasporës për emigrantët nga qarku i Beratit dhe “asfaltin elektoral”. Jep emrat e 3 drejtoreshave të dyshuara: Hoteli nga përdoren si punonjës call-center, pranë Bashkisë
-
VIDEO
‘Po të ishim ne në pushtet, Shqipëria do ishte tjetër!’ Berisha e 'emëron' Kim Jong-Un kryeministër: Dekret si Trump, kartelet e drogës do i shpall ‘organizata terroriste’! Rama s'del në debat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku nuk i shpëtoi dot gafave. Ngatërron postin e diktatorit koreanoverior dhe e 'shkarkon' nga detyra. Akuzoi përsëri kryeministrin Edi Rama se duke zbatuar “Kodin e mafias, Omertan”, po ndalon çdo lloj debati televiziv apo mediatik të vetes dhe të kandidatëve për ballafaqime me programin elektoral, në zgjedhjet e 11 majit. Thotë se sondazhet e PD i nxjerrin fitues
-
VIDEO
Sali Berisha: Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra oborr, që ia fali popullit
Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në njësinë 5 në Tiranë, bëri një krahasim paksa të çuditshëm, pasi sipas tij, diktatori Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra katror oborr, por që nuk e regjistroi në emrin e tij, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar saraje