• VIDEO

    Ish-Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh, Rama: Front i ri punësimi i mirëpaguar

    Kryesocialsiti  Edi Rama ndodhet tek ish-Uzina e Bakrit në Rubik e cila do të kthehet në fabrikë armësh. Rama tha se do krijojë një fron të ri punësimi.

  • VIDEO

    SONDAZHI/ Rama apo Berisha Kryeministër? Plas sherri Prençi-Valteri Live | Frontline

     

    Një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, shqiptarët i besojnë kryesocialistit Edi Rama mandatin e katërt. Sondazhi i 17 prillit i Piepoli për Report tv tregon se Rama e PS vijojnë të kryesojnë votat për 11 majin me 50%. Berisha humbet besim krahasuar me një javë më parë.

  • VIDEO

    Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj

     Teksa partitë politike kanë përmbyllur 1 javë fushatë, Report Tv dhe instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e 4 elektoral.

    45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë, duke ruajtur kështu të njëjtën shifër me sondazhin e një jave më parë.

    Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës. Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%. 

  • VIDEO

    Berisha nga Berati: Ata që intimidojnë qytetarët në zgjedhje, do shpallen organizatë terroriste, premtimin e ishullit të Osumit e mori lumi, Ramës i ngeli turpi

    Kreu i PD Sali Berisha, nga Berati ku prezantoi kandidatet për këtë qark, u ndal tek premtimet e bëra nga PS për këtë qytet të cilat sipas tij nuk janë mbajtur. Berisha tha nëse ai do të vij në pushtet do të realizojë premtimin për minimumin jetik, si edhe do të bëjë 5 herë më shumë vepra publike se janë bërë në këto 12 vite qeverisje të PS.

  • VIDEO

    600 votat e para të EMIGRANTËVE vijnë në Shqipëri, gazetarja jep lajmin

    Gjysma e shqiptarëve të diasporës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, janë duke marrë fletët e votimit, ndërkohë vijon puna në KQZ për përgatitjen e pakove të postës për pjesën e mbetur. Votimi për 11 majin tashmë ka nisur dhe sot në mbrëmje do të mbërrijnë në KQZ fletët e para të plotësuara.

    • VIDEO

      Basha ironizon Ramën: Dumanin se ke ndaluar dot nga halli! Nuk mashtron dot për drejtësinë, u kape me 'presh në duar'

      Basha shprehet se Rama kërkon t’ua hedh me deklaratat e tij, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Sipas tij, ishte ambasada e SHBA që e kapi me “presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin.

    • VIDEO

      ‘I love you...!’ Rama batuta me socialistet: Bindni gratë demokrate që të bindin burrat e tyre për numrin 5! 4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi..!

      Kryesocialisti Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Dibër ditën e sotme me një slogan elektoral të krijuar nga gratë dhe vajzat socialiste gjatë fushatës elektorale në qark për zgjedhjet e 11 majit.

      Teksa iu drejtua në fund me një shprehje dashurie në anglisht: ‘I love you”, kreu i mazhorancës kërkoi që gratë socialiste të bindnin edhe ato demokrate për tëvotuar numrin 5 më 11 maj.

      Teksa shpalli objektivin final deri në 75 mandate, ai tha se ky mandat shtesë (74 deklaroi sot paradite si objektiv), do realizohej fal punës së grave dhe vajzave socialiste, nëpërmjet sloganit të krijuar: “4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi”.

      “Ta bëjmë si muhabet grash dhe jo burrash. Bindni gratë demokrate që të bindin burrat e tyre demokratë. Më 11 maj votoni numrin 5, 5, 5, vetëm 5. Dhe tani ta mbyllim meqë jemi edhe live, na dëgjojnë edhe ata nga Tirana. 4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi...(e përsërit)! I love you...!”, tha kryesocialisti.

    • VIDEO

      'Ka qenë prokuror edhe më parë' Rama në Dibër: Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë sepse i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit

      Gjatë takimit me vajza dhe gra të Qarkut Dibër këtë enjte, kryesocialisti Edi Rama, nuk la pa përmendur edhe kreun e SPAK, Altin Dumani "meqë është i zonës".

      Teksa nënvizoi integritetin e këtij të fundit në detyrën e tij, ai deklaroi se arsyeja përse Dumani sot duket "i fortë" në luftën me krimin, është vullneti i Partisë Socialiste për të ndërtuar dhe mbështetur një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

      "Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu, dhe dua ta sjell në vëmendje për këtë arsye: Altin Dumani, meqë është i zonës po e përmend, ka qenë prokuror shumë vite, dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier veçse me punën e vet. Kishit dëgjuar ndonjëherë që Altin Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ai u bë i fortë sepse ne nuk e kemi bërë asnjëherë për vete. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë, dhe është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë: “Si mund të votoni PS, kur gjysma janë burg, gjysma tjetër janë për burg?” Sepse sot, nëse ju shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri PS",-tha Rama.

      "Kur unë thosha atëherë që duam të kemi një drejtësi që të mos shohë majtas dhe djathtas, e kisha dhe për ne. Dhe fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare është për të tejkaluar veten dhe për të qenë të aftë moralisht për të pranuar dhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë edhe brenda shtëpisë sonë",-tha Rama.

    • VIDEO

      Rama batuta nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë, fitoren e 10-të e arrijmë me gra dhe vajza! Një muaj të ikin gratë nga vendi, burrat bëhen me bisht!

      Kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te fjala e tij e mbajtur sot nga Dibra, tek forca e grave dhe vajzave në fitoret e PS-së në zgjedhje dhe përqindjet e rritura të numrit të tyre në anëtarësi, në drejtim, bashki dhe Parlament.

      Si shembull mori dy kryebashkiaket e Bulqizës dhe Klosit, teksa bëri edhe batuta me gratë dhe vajzat e pranishme, duke e shoqëruar edhe me shifra të gati pesëfishuara me gra në PS.

      Ai u shpreh se edhe fitoren e 10-të ndaj kundërshtarit nuk do ia japin burrat, të cilët tha se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”, por pa gratë në shtëpi janë edhe “me bisht”.

    • VIDEO

      Rama: Zgjedhjet e 11 majit si të vitit 1992, moment historik! PS e çoi Shqipërinë te dera e Brukselit, t’i japim mesazh me votë masive! E gjetëm humnerë, marrim dhe 75 mandate!

      Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një votë masive përtej bindjeve politike, për t’i dhënë mesazh Brukselit se sa shqiptartë e duan anëtarësimin në BE.

      Edi Rama u shppreh se PS e mori Shqipërinë nga humnera ku kishte rënë dhe tani e ka çuar te dera e BE-së, shumë pranë anëtarësimit dhe vota masive e 11 majit e realizon këtë objektiv.

      Ai krahasoi edhe zgjedhjet e vitit 1992 po aq të rëndësishme historikisht sa duhet të jenë edhe këto të 11 majit, përtej politikës, por për një histori.

    • VIDEO

      Klosi shpall objektivin për Dibrën dhe ironizon PD me 'poezi': Kënetës i është çarë diga! Do dalim 4 me 1, s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi!

      Kreu politik i qarkut të Dibrës, Klendi Klosi, u shpreh se qëllimi i PS në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultat më të lartë nga ato të kaluarat dhe më shumë vota. Duke iu referuar kandidaturës së kryebashkiakut Agron Malaj që dha dorëheqjen për të kandiduar në qarkun e Dibrës, ai shtoi se “Agroni do marri më shumë vota për PS-në se çfarë ka marrë më para”.

      Duke ironizuar kundërshtarët, Klosi bëri diversion me disa figura të afruara te PS nga e djathta, ndërsa u shpreh:

      “Kënetës i është çarë diga...!”.

      Gjatë fjalimeve u vu në dukje objektivi i PS, që ishte rezultati 4 me 1 në mandate deputetësh.

      Klosi e vijoi fjalën e tij teksa ftoi kryesocialistin Edi Rama për të folur në podium, duke shpallur edhe objektivin për 11 majin në qarkun Dibër.

      "Kryeministri Rama më thotë mua gjithmonë se jam optimist. Ju ftoj të çoheni në këmbë e të themi të gjithë së bashku objektivin dhe rezultatin për 11 majin: 4 me 1 s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi...!", tha ai.

    • VIDEO

      Zgjedhjet parlamentare, Rama takim me gra dhe vajza në Dibër

      Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjtë një takim masiv me gratë dhe vajzat në Dibër, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv