-
VIDEO
‘Kompensim bizneseve për zhvlerësimin e euros!’ Berisha akuza nga Kruja: Ministret e kanë kthyer Parlamentin në pasarelë, me çanta luksi, ku i gjejnë paratë? (harron nusen e djalit)
Prezanton programin e ADSHM nga një ambient fasonerie. berisha i bëri akuzat teksa kishte përballë si shoqërues në këtë takim elektoral, edhe ish-prokurorin e lakuar për lidhje me krimin, Arjan Ndoja dhe ‘deputetin me kobure’ Gent Strazimiri, të dy kandidatë për deputetë të PD-së në qarkun e Durrësit
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kryesocialisti Edi Rama takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë: Nisma për të lehtësuar shërbimet
Pas vizitës te spitali rajonal, kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga strukturat e partisë në qendër dhe asaj vendore, sikurse edhe kandidatët për deputetë, bëri takim në Tale të Lezhës dhe me përfaqësues të bizneseve
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Vijon zvarritja, një tjetër avokat sëmurë, por GJKKO e zëvendëson! Mbrojtja kërkon pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! Shtyhet seanca, më 23 prill pritet vendimi
Seanca e radhës për Partizanin u shty sërish! Avokati Luan Hasneziri, i 'Homeplan' kishte paraqitur raport si i sëmurë, por GJKKO caktoi një avokat kryesisht. Seanca vijoi me prapësimet e të gjithë avokatëve mbrojtës, ndërsa në fund gjyqtarja Davishi vendosi që për prapësimet e Homeplane të jetë vetë avokati Hasneziri. Më 23 prill pritet vendimi.
-
VIDEO
Rama inspekton mjediset e reja të spitalit bashkiak në Mirditë: Qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri
Një tjetër infrastrukturë e rilindur spitalore në vend është Spitali bashkiak i Mirditës, që bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të Shqipërisë, ku tanimë shërbimi jepet në kushte optimale.
-
VIDEO
DETAJI/ Qytetarja i dhuron një buf të skalitur nga dyqani, Berisha: Ahaaaa... simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën!
eksa shoqërohej edhe nga ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për lidhje me krimin, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare.
Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.
“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu...!”, i tha qytetarja.
Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:
“Aaaaaa... Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee...!”.
-
VIDEO
Rama: Së shpejti firmosim marrëveshjen për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore, do t’i shërbejë edhe aleatëve
Kryesocialisti Edi Rama bëri gjithashtu të ditur se në ditët në vijim pritet të firmosin edhe marrëveshjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore. Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.
“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, e pilotëve, ku do të fillojë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’i shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim në Vlorë bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore.
E keni parë që në bashkëpunim me Italinë po rrisim në mënyrë të ndjeshme kapacitetet edhe të forcave detare, por s’do të ndalemi aty, po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Berisha ‘vishet’ si krutan/ Atentati në Tiranë e vrasja në Lezhë: Rrugët u skuqën, u gjuajt edhe mbi një 11-vjeçar! Këta i ndërsen Rama, u thotë ‘hani kokën me njëri-tjetrin’
Kryetari i PD-së akuzoi gjendjen e rrënuar të sigurisë dhe rendit nga qeveria socialiste si shkak të ngjarjeve të rënda kriminale që ndodhin në Shqipëri, teksa pati një reagim publik nga Kruja për vrasjen në Lezhë dhe atentatin e Tiranës me 4 të plagosur.
“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar. Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin!”, tha Berisha.
Teksa vizitoi Tregun Artizanal të Krujës, Berisha u ‘qau’ hallet tregtarëve, duke vënë në dukje situatën e mjerueshme ekonomike, premtuar mbështetje, por edhe teksa u ‘shpërblye’ me dhurata modeste.
Tregtarët e veshën Berishën si krutan, duke i dhënë xhubleta tradicionale dhe një plis (qeleshe).
-
VIDEO
Rama batuta me qytetarin në Rubik: Po Hasan bej është gjysma e Turqisë, se mos na del ndonjë tjetër e na fut në sherr me Amerikën
Një qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama në Rubik një shqetësim me kompaninë që ai punonte. Ai tha se është ankuar kudo, por nuk ka marrë zgjidhje. Në bisedë, qytetari flet për një turk, i cili sipas tij i ka thënë se nuk do t’i japë zgjidhje edhe nëse i thotë Edi Ramës vetëm sepse është ankuar.
‘Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më’, thotë kryeministri.
Ai nuk kurseu batutat teksa në fund të fjalës tha se do të dalë dikush tjetër që mund ta fusë në sherr me Amerikën.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Jam i zgjedhur familjarisht në Partinë Socialiste në Mirditë, në strukturat kryesore të Rubikut. Edhe kam një hall, kam qenë në punë. Më kanë marrë në të zezë. Jam ankuar në zyrat e qarkut të Lezhës, kanë ndërhyrë edhe dy ministra dhe tre kryetarë bashkie. Ai turku quhet Hasan bej.
Rama: Si u bë kjo punë se këtë Albertin e kapim, po turkun ku ta gjejmë.
Qytetari: Më ka thënë se edhe me i thënë Ramës nuk të marr pse je ankuar.
Rama: Turkut po i themi se Ramën nuk e pyet, por pyet dikë tjetër që Edi Rama e njeh. Po i thotë atij dhe mbase ti nuk di ku do jetosh më se në Turqi e Shqipëri nuk jeton dot më. Si e ka emrin?
Qytetari: Hasan Bej.
Rama: Po Hasan bej është gjysma e Turqisë. Ta mbyllim para se të dalë ndonjë të na dusë në luftë me Amerikën....
-
VIDEO
Rama batuta për kryebashkiakun demokrat të Mirditës: Nuk është i ngjyrave tona, por djalë i mirë! Ta ndihmojmë që të mos e mbysë këneta
Kryeministri Edi Rama bëri batuta për kryetarin demokrat të bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, teksa tha se edhe pse nuk është socialist, është një djalë i mirë. Rama tha se duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.
“Do ta shikojmë konkretisht rastin edhe me kryetarin e bashkisë. Kryetarin e bashkisë këtu e keni djalë të mirë me thënë të vërtetën nuk është i ngjyrave tona, por është djalë i mirë. Shpresoj dhe besoj se do ta kuptojë edhe ai se duhet të bëjë diçka, aq më tepër që siç e the edhe ti këtu ka shumë banesa bosh.
Mund të bëhet një gjë disi ndryshe, duke përfituar nga fakti se janë disa banesa bosh, që janë boshatis qysh se ra industria këtu dhe mund të bëjmë një program për këtë punë. Pse nuk duartrokisni kur themi se e kemi djalë të mirë kryetarin e bashkisë. I joni është edhe ai se është mirditor, kur bij këtu edhe unë mirditor bëhem se rrënjët e largëta nga nëna këtu i kam. Duhet ta ndihmojmë edhe atë që të mos e mbysë këneta.", u shpreh Rama.
-
VIDEO
‘Krutanët i japin ujë në bisht të lugës!’ Berishës s’i pëlqen më emri i Ramës: Sa piu gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero se e mbrojti për shtëpinë pa leje, as Enver Hoxha s’e bëri këtë
Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në bizneset e Tregut Artizanal të Krujës. Akuzon Ramën për ndërtimin e shtëpisë pa leje dhe oborrit mijëra metra katrorë, duke thënë se "Dumani dhe SKAPI" po e mbrojnë. Bën ironi me kryeministrin nga Kruja, duke u shprehur se "s'ia përmend emrin", por fjalimin e mbyll me emrin e tij në gojë
-
VIDEO
Shefi i ODIHR monitoron qendrën e votimit nga jashtë/ Zannier: Procesi i rregullt! Celibashi: Partitë të mos bëjnë komente që dëmtojnë integritetin e votës së diasporës
Celibashi apeloi që të shmangen deklaratat nga politikanët pasi cenohet integritetin e procesit të votimit të diasporës. Ai siguroi gjithashtu se vota e zgjedhësve nga jashtë është e garantuar, dhe askush nuk mund ta dijë përmbajtjen, përfshirë edhe KQZ.