‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’ Balla thirrje dhe udhëzime diasporës për zgjedhjet: Ja hapat që duhet të ndiqni, afati dhe koha e kthimit të zarfit

16 Prill, 11:32 | Përditesimi: 16 Prill, 11:32

Emigrantët do njoftohen me e-mail ose SMS. Zarfi i kthimit duhet të dorëzohet brenda 3 ditëve nga marrja e dokumentacionit. Në rast mospërgjigjeje, posta do të tentojë dorëzimin edhe dy herë të tjera, ndërsa pas datës 1 Maj 2025, zarfi do të kthehet në KQZ, duke pamundësuar votimin. Brenda zarfit të dërguar nga KQZ ndodhen fleta e votimit, udhëzuesi, zarfet A dhe B, si dhe lista e kontakteve të DHL në vendet përkatës

r.k./Shqiptarja.com