-
VIDEO
Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!
Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, teksa janë shpallur 3 koalicione zgjedhore dhe sot (4 mars) mbaron afati për regjistrimet e Diasporës në KQZ. Temat që u trajtuan në panelin e “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar në studio kanë qenë ish-deputeti Halit Valteri, gazetari Flogert Muça, avokati Përparim Çaça dhe deputeti Rezart Kthupi i ‘Djathtas 1912’
-
VIDEO
Valteri: Berisha ka bërë koalicion me të korruptuar, aleancë e dështuar! I ka bërë nder Ramës! Çaça: Partia e Lirisë është ‘mish i huaj’ në PD
Ish-deputeti Halit Valteri mendon se Sali Berisha dhe Ilir Meta do bëjnë çdo lloj makinacioni dhe manovre politike që kreu i PL-së të arrijë lirinë dhe një prej këtyre është zgjedhja si deputet i Parlamentit më 11 maj.
-
VIDEO
Dashamir Shehi prezanton në Frontline programin e koalicionit 'Djathtas për Zhvillim'! Deputeti: Berishës i duhet imazhi i aleatëve! Primaret ishin teatër, në lista do i fusë si t’i interesojë
Deputeti Dashamir Shehi ishte i ftuar këtë të martë (4 mars 2025) në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv.
Shehu foli për programin e koalicionit Djathatas për Zhvillim, i cili përbëhet nga partia që ai drejton, LZHK, dhe Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt. Gjithashtu, deputeti sqaroi edhe pse u vonua kërkesa në KQZ, për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Petraj për Report Tv: Nëse SPAK e përgjoi Kushtetuesen pa prova, rast i paprecedentë! Gjyqi i Berishës po zvarritet, po u bë deputet Meta lirohet! S’ka më arrestime para zgjedhjeve
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Studio Live” mbrëmjen e sotme, analizoi debatin më të fundit për çështjen e hetimeve apo përgjimeve ndaj institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, por edhe fatin e dosjeve në proces të Sali Berishës, Ilir Metës, gjyqin e Fatmir Mediut dhe nëse do ketë më afrrestime të bujshme para zgjedhjeve
-
VIDEO
Përgjimi i Kushtetueses/ Ramaj: Nuk bëhen pa vendim Gjykate, SPAK të bëjë transparencë! Meçe: prokuroria ka kompetencë, pyetja është a u shkelën ligji dhe të drejtat?
-
VIDEO
Meçe zbardh DOSJEN: Çështja e Veliajt u manipulua, u burgos pa asnjë fakt! SPAK-GJKKO nuk kanë asnjë provë! ‘Harabel’ asnjë financim nga Bashkia
Ish-deputeti Arben Meçe zbardh ekskluzivisht për Report Tv dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku SPAK dhe GJKKO pretendojnë se ka prova për dy veprat që akuzohet. Analisti thekson se në të 360 faqet nuk gjen asnjë fakt që e implikon. Meçe: Prokurori hetoi biznesmenët për lejet e ndërtimit, por përjashtoi veten! Ka ngatërruar OJF-të me SH.P.K-të, absurde
-
VIDEO
Alibeaj e Kthupi tërhiqen nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë: S’kemi më interes
Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga rekursi për vulën e Partisë Demokratike, të bërë në Gjykatën e Lartë, pasi vula i kaloi Sali Berishës duke argumentuar se tani nuk ka asnjë interes pasi i përket një force tjetër politike. Ky vendim i Alibeajt dhe përfaqësuesit të tij ligjor, Rezart Kthupit shuan edhe shpresat e Lulzim Bashës për ri-marrjen e vulës së PD përmes Gjykatës së Lartë.
-
VIDEO
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
Të paktën një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, avokatë por edhe persona të tjerë janë vënë në përgjim nga SPAK, i cili ka nisur hetimet se një vendim i Gjykatës Kushtetuese është i ndikuar. Bëhet fjalë për çështjen e të pandehurit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmëri të përgjimeve të SkyECC. SPAK dyshon se vendimi i Kushtetueses mund të jetë bërë nën ndikim.
-
VIDEO
Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në listë të sigurt, bashkë me mandatin e deputetit i jep dhe lirinë! Çfarë do të bëjë SPAK?!
Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta vazhdojnë aleancën e tyre më 11 maj, kur në listat e koalicionit mes 4 deputetëve të konsideruar sigurt është edhe kreu i PL. Ky i fundit pritet të bëhet deputet nga burgu, ndërsa bashkë me mandatin e ligjvënësit duket se do të fitojë edhe lirinë! E përkohshme apo jo mbetet për t’u parë.
-
VIDEO
Kush janë aleatët e Berishës për zgjedhjet e 11 majit! Bashkimi absurd i çamëve me grekët dhe një seri me forca politike të panjohura! Meta më i ‘përkëdheluri’
3 koalicione opozitare shkojnë zyrtarisht në garën e 11 majit. Pas negociatave të vështira me Shpëtim Idrizin, PD dorëzoi në limitet e kohës koalicionin me 25 parti, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Në koalicion do të jenë edhe Lapaj-Shabani me “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Djathtas për Zhvillim” e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit.
-
VIDEO
Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri: Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Në mesnatë mbyllen aplikimet e diasporës! PD kërkon zgjatjen e afatit me 5 ditë! ‘Pezull’ nëse do pranohen regjistrimet e 42 mijë të refuzuarve
Pavarësisht kërkesës në moment të fundit të PD-së, afati për regjistrimin e diasporës me gjasë nuk do të shtyhet. PD ka depozituar në moment të fundit kërkesën në KQZ për shtyrjen e afatit me 5 ditë, por PS e Celibashi janë shprehur qartë që s’do pranojnë shtyrje të datës së aplikimeve, veçse të ndihmojnë 42 mijë të refuzuarit.