-
VIDEO
Zgjedhjet/ KQZ miraton regjistrimin e dy koalicioneve “Djathtas për Zhvillim”, dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”
TIRANË- Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka miratuar regjistrimin e 2 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, dhe Nisma Shqipëria Bëhet të Lapajt e Shabanit.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë për demontimin e municioneve
Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për datën 18 mars, ora 12:00. Shkak u bë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Afati për regjistrimin e diasporës skadon në mesnatë, s'ka shtyrje! Berisha: Kanë frikë! 42 mijë kërkesa të refuzuara
Mesnatën e sotme skadon afati për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Regjistrimi u hap më datë 11 maj dhe deri më tani regjistrohen rreth 285 mijë kërkesa nga votuesit jashtë territorit shqiptar, ndërkohë që 42 mijë janë refuzuar.
Numri i kërkesave të më të larta ka qenë gjatë fundjavës, ku rreth 16 mijë kërkesa janë bërë të dielën 2 mars, 16 mijë edhe dje (3 mars), ndërsa sot deri në orën 11 shifra është 1 300. Debati mes palëve politike aktualisht është nëse do të lejohet që të ndihmohen 42 mijë të refuzuarit që të regjistrohen edhe përtej datës 4 mars.
Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit për regjistrim me të paktën 9 ditë, ndërsa Sali Berisha në një konferencë për shtyp sot tha se PS refuzon pasi kanë frikë nga vota e diasporës.
-
VIDEO
Dorëzohen në KQZ 3 koalicione, Berisha bashkohet me Metën dhe 24 parti të tjera në zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi bashkë, si Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’!
Pak minuta para mesnatës, afati i fundit për të paraqitur regjistrimin për koalicionet në KQZ, Partia Demokratike e Sali Berishës deklaroi koalicionet e saj bashkë me Partinë e Lirisë së Ilir Metës dhe 24 forca politike të tjera. Përfundimisht 31 parti garojnë në 3 koalicione, ndërsa 22 të tjera do të garojnë të vetme.
-
VIDEO
A do e kaloni oqeanin? Rama nga Berlini: Do e kaloj sa herë të dua, së shpejti surprizë kënetës! Komenton koalicionin Berisha - Meta: 'Speciet më të ulëta aty'
Nga Berlini ku ndodhet për ‘Panairin Global të Turizmit’, kryeministri Rama
mohoi dyshimet për një ‘non grata’ nga SHBA dhe tha se oqeanin e kalon kur të dojë, por shpejt ka një surprizë për opozitën. Në listën e deputetëve të kenetës, tha Rama, ndodhen speciet më të ulëta të politikës dhe ftoi qytetarët t’i japin votë rrugës së Shqipërisë drejt tryezës së BE.
-
VIDEO
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës i jep 4 deputetë të sigurtë (EMRAT)!
TIRANE- Shqiptarja.com siguron marrëveshjen e firmosur nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe 24 kryetarë partish për të garuar bashkë në zgjedhjet e 11 majit. Marrëveshja u dorëzua 20 minuta pa rënë gongu i skadimit të afateve për regjistrimin e koalicioneve (24:00 e 3 marsit 2025)
Negociata duket që nuk kanë qenë aq të lehta. I vetmi që nuk është bindur deri në minutat e fundit ka qenë Shpëtim Idrizi i PDIU-së, i cili kushtëzonte pjesëmarrjen në koalicion me më shumë se 1 mandat në lista të mbyllura
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari
Një 20- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.
-
VIDEO
'Shqiptarët kanë ikur nga keqqeverisja juaj', Rama i përgjigjet komentuesit: S’jemi më në bunkerin e shokut Enver, por në një botë të lirë
Kryeministri Edi Rama, u përgjigj komentit të një qytetari, i cili shkruante: 'Që prej 2013 gjermanët kanë pritur shumë shqiptar që kanë ikur nga keqqeverisja juaj'.
-
VIDEO
Rama nga Berlini: Synojmë 12 milionë turistë për 2025
Nga panairi i Turizmit në Berlin Kryeministri Edi Rama vë një tjetër objektik turistik: 12 milionë turistë do vizitojnë Shqipërinë.
-
VIDEO
'Ku e gjen energjinë?' Rama i përgjigjet komentuesit: Tek hakmarrja, na kanë poshtëruar shumë gjatë të huajt
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rubrikën 'Sy m’Sy' nga Panairi i Berlinit, ku u shpreh se prezantimi i djeshëm ishte fantastik.
-
VIDEO
A do e kaloni oqeanin? Rama nga Berlini: Do e kaloj sa herë të dua, së shpejti surprizë kënetës! Komenton koalicionin Berisha - Meta: 'Speciet më të ulëta aty'
Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i përgjigjet komentuesit: Vota për PS është për Shqipërinë, për kënetën është kthim prapë në gropën e kuak kuak kuak
Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Teksa u pyet për zgjedhjet Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt për partitë e tjera do të jetë kthim pas në kënetë.
'Është shumë zgjedhje e qartë zgjedhja e kësaj here dhe në 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërin për tu anëtarsuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’i bjerë në qafë shumë keq', tha ai.