-
VIDEO
‘O doktori i Enver Hoxhës’- Berisha pritet me protesta në New Jersey, qytetarët thirrje në kor: Ke shitur Shqipërinë, e ke vendin në burg!
Sali Berisha u përball në New Jersey të SHBA-ve me një situatë aspak të këndshme, ku disa shqiptarë që ishin ngritur në protestë kundër tij, nën thirrjet 'Berisha, doktori i Enver Hoxhës'.
-
VIDEO
Të martën nis sesioni i ri, deputetët rikthehen në parlament! Në fokus ‘Territorialja’ dhe vendoret 2027
Ligjvënësit i rikthehen të martën jetës parlamentare, me sesionin e tretë të kësaj legjislature. Kryefjalë e këtij sezoni të ri politik pritet të jetë reforma territoriale që kundërshtohet fort nga opozita dhe një pjesë e bashkive të prekura, si dhe zgjedhjet lokale të 2026-ës.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kërkon uljen e TVSH-së dhe taksave të naftës: Shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë se Europa për ushqimet
Në një deklaratë për mediat, Brunilda Haxhiu tha se familjet shqiptare po përballen me kosto të larta jetese, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masa për të frenuar shtrenjtimin e ushqimeve dhe karburanteve.
-
VIDEO
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet, fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi
Në një reagim lidhur me ngërçin për pagat e gjyqtarëve kryeministri Edi Rama thotë se KLGJ dhe KLP nuk mund të vetëpërcaktojnë se si do të paguhen kur edhe vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit. Ai e bëri të qartë edhe njëherë se fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi.
-
VIDEO
Rama në një intervistë maratonë, kryeministri përballë 300 pyetjeve: Kur të kapërcej pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë
Intervista maratonë i paraprin sezonit të ri të podcastit të tij, “Flasim.” Nga frazat e shkëputura, temat duket të përfshijnë investimin në Sazan-Zvërnec, SPAK-un, mungesën e kryetarit Erion Veliaj në bashkinë Tiranë, ndërhyrja e pushtetit legjislativ te ai ekzekutiv si dhe një bisedë mbi vetë pushtetin.
-
VIDEO
PL: Bashkia tu përgjigjet qytetarëve se ku shkojnë paratë për menaxhimin e mbetjeve në Durrës
Situata e mbetjeve urbane në Durrës mbetet një ende një problem serioz për banorët e qytetit bregedetar. Kështu tha një një deklaratë Anisa Ibraj, anëtare e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit.
-
VIDEO
Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët e prekur: Çfarë s’na vret na bën më të fortë! Dëmshpërblim
Kryeministri Edi Rama zhvilluar një vizitë në jug të vendit, pas zjarreve.
-
VIDEO
‘Paketa e Maleve po 'djeg' pyjet’? Braçe: E kemi shkruar shumë qartë ligjin: Zonat që digjen nuk mund të kthehen në hotele apo resorte
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar mbi situatën e rëndë të zjarreve që po përballet vendi ynë muajin e fundit, ku janë shkrumbuar me mijëra hektarë. Në një video në Facebook Braçe ka deklaruar se destinacioni i zonave të djegura nuk ndryshon.
-
VIDEO
Shënoi rekord me qeverinë më jetëgjatë në 80 vite në Itali, Meloni i përgjigjet urimit të Ramës: Miku im Edi, kur gjen ekipin e duhur, gjithçka bëhet më e lehtë! Shqipëria mike e çmuar
Kryeministrja italiane e falënderoi për videomesazhin, i ktheu me humor batutën për stabilitetin politik në Itali dhe vlerësoi marrëdhënien që kanë ndërtuar gjatë viteve, duke e cilësuar Shqipërinë një "mike dhe partnere të çmuar".
-
VIDEO
KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, ministri Gogu: S’do ketë përplasje institucionesh, mosmarrëveshja zgjidhet në Kuvend me ligj
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu flet pasi KLGJ dhe KLP i rritën pagat vetes.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë shqyrton në 15 shtator ‘arrestin me burg’ ndaj Veliajt, avokat Ngjela: Zhvillimet e fundit janë në favor të tij! S’është normale që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në qeli!
Pavarësisht se e cilëson veten një mbështetës 'të zjarrtë' të SPAK, avokati Spartak Ngjela e tregoi hapur mendimin e tij se mbajtja në qeli e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk është masa më e mirë e mundshme, nën të cilën ai duhet të ishte hetuar. Për Ngjelën, do të ishte më mirë për Tiranën që Veliaj të hetohej në gjendje të lirë.
-
VIDEO
'Mirë se të gjeta Shqipëri', ambasadorja e re e BE-së nis misionin në Tiranë: Do të mbështes vendin në çdo hap drejt integrimit europian
Sofia Moreira de Sousa publikoi një video ku premton angazhim për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe thotë se mezi pret të njohë vendin nga afër sepse ka dëgjuar shumë për mirkpritjen e shqiptarëve