-
VIDEO
Ndërrimi i Viteve/ Kryeministri Edi Rama uron: Kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë! Shëndet, mbarësi dhe gëzim në familjet tuaja!
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, ai uroi shqiptarët me një video krejt të veçantë, ku e nisi me një ecje në hollet e institucionit, një pamje mesazh domethënës, për ta mbyllur me një urim të ngrohtë, 'për shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjet e shqiptarëve'
-
VIDEO
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli analizoi edhe situatën brenda opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike, pamjeve të fundit të kërcimit të deputetëve demokratë në festën e fundvitit duke i klënduar Sali Berishës dhe ‘parullën’ e opozitës se me fitoren e presidentit Donald Trump në SHBA, kreut të selisë blu do i hiqet ‘non grata’.
Kadilli e cilëson si qesharake këtë ide të proklamuar nga PD, teksa i cilësoi “xhingije” apo “belly dancing” deputetët demokratë në kërcimin e tyre, me interesin për të siguruar mandat deputeti dhe rrogë 4 vjet të tjera nga Berisha
-
VIDEO
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Qytetarët ta mbrojnë drejtësinë e re, laku i politikës po ngushtohet
Viti 2024 po mbyllet dhe ai që vjen premton zhvillime nga më interesantet përsa i përket drejtësisë, por edhe politikës, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Por si e sheh ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli vitin që u mbyll dhe premisat për garën elektorale
-
VIDEO
Kadilli: Dy partitë e mëdha e kanë braktisur misionin e tyre, qytetarët ta braktisin politikën e vjetër! Forcat e reja amatore, s’kanë forcë të bashkohen
Ish-kandidati për Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tha sot (31 Dhjetor) në Studio Live të Report TV, se dy forcat e mëdha politike në vend, PD dhe PS, e kanë mbyllur misionin e tyre, madje e kanë braktisur atë.
Ai hedh idenë që qytetarët të mbështesin reformimet totale të këtyre dy forcave, ose një të tretë, pasi dy emrat Sali Berisha dhe Edi Rama nuk kanë çfarë t’i japin më vendit dhe politikës.
-
VIDEO
Tabaku uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2025, viti i shpresës dhe ndryshimit për Shqipërinë
Në prag të ndërrimit të viteve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë shqiptarët, duke reflektuar mbi sfidat e vitit 2024 dhe duke ndarë shpresat e saj për vitin 2025.
-
VIDEO
Viti i Ri, presidenti Begaj: Lutje për një vit të begatë! Shqipëria ka nevojë për një politikë më transparente dhe llogaridhënëse
Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të begatë me rastin e vitit të Ri. Përmes një mesazhi, Begaj bëri me dije disa nga arritjet që ka bërë vendi, ndërsa u shpreh se Shqipëria është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së mos ndëshkimit
-
VIDEO
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
Me një kartolinë në duar ku shkruhej “SPAK-u i Partisë”, ish-kandidati i PL për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi e mbylli vitin në SPAK me një tjetër denoncim për bashkinë e Kuçovës dhe oligarkët sipas tij të lidhur me kryebashkiakun.
-
VIDEO
Manja: 15 mijë ish-pronarë përfitojnë kompensimin, mes tyre komunitetet fetare! Deri të enjten do të disbursohen 30 mln euro
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar se deri të enjten do të disbursohen 30 milionë euro për 5,320 dosje të ish-pronarëve, duke i mundësuar atyre kompensim në vlerë dhe sipërfaqe prone.
-
VIDEO
Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të quajtur si të ligjshme dhe si prova të vlefshme në hetim përgjimet e Sky Ecc që po çojnë drejt akuzës shumë individë të lidhur me bandat.
-
VIDEO
Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën
Kreshnik Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon' se kryebashkiaku Veliaj do të hetohet në gjendje të lirë nga SPAK, ashtu si ka pasur raste edhe të tjera si me Berishën. Por hetime në gjendje të lirë ka pasur edhe për kryebashkiakë të ndryshëm në botë, si ai i Nju Jorkut.
-
VIDEO
Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK
Kreshnik Spahiu thotë në '5 Pyetje me Babaramon' se Erion Veliaj nuk do japë dorëheqjen si kryebashkiak i Tiranës, pasi edhe Berisha nuk dha dorëheqje si lideri i PD-së, madje pretendon të jetë kryeministër megjithëse më parë kishte masën arrest shtëpie.
-
VIDEO
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
Bilanci i vitit 2024 u diskutua në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ me juristin Kreshnik Spahiu. Me anë të lidhjes Skype nga Gjermania, Spahiu renditi për Babaramon disa nga ngjarjet më të rëndësishme për 2024.