Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli analizoi edhe situatën brenda opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike, pamjeve të fundit të kërcimit të deputetëve demokratë në festën e fundvitit duke i klënduar Sali Berishës dhe ‘parullën’ e opozitës se me fitoren e presidentit Donald Trump në SHBA, kreut të selisë blu do i hiqet ‘non grata’.
Kadilli e cilëson si qesharake këtë ide të proklamuar nga PD, teksa i cilësoi “xhingije” apo “belly dancing” deputetët demokratë në kërcimin e tyre, me interesin për të siguruar mandat deputeti dhe rrogë 4 vjet të tjera nga Berisha