8 Marsi i inxhinieres dhe profesoreshës Luljeta Bozo. 81-vjeçarja, e vetmja grua me titullin “Profesor Emeritus” në një rrëfim ndryshe për jetën, karrierën dhe familjen e madhe
”Unë mendoj se kjo ditë, pra 8 marsi, është festë, por dhe protestë” e nis kështu rrëfimin inxhinierja e njohur që na ka qetësuar të gjithëve gjatë tërmetit që ra në Shqipëri nëntorin e vitit 2019. ”Sipas mendimit tim, pabarazia nis që në familje, ku fëmijët shohin marrëdhëniet e prindërve, pra çdo gjë në një shtëpi nis nga niveli i gruas. Në ditët e sotme, gruaja duhet të ketë pavarësi financiare dhe në opinionin tim, sa më shpejt të krijohet familja, aq më mirë është” ishte një nga mesazhet e saj për këtë ditë.. Gjithë jetën time nuk e kam ndarë librin nga dora, jam ushqyer mirë dhe kam punuar gjithmonë, këtë gjë ua them shpesh dhe brezave të rinj”.
Gjatë intervistës, zonja me flokë të bardha u surprizua dhe nga i biri, regjisori i njohur Petri Bozo. Përmes një lidhje skype Petri cilësoi se ajo është frymëzim për të gjithë familjen. Më pas Luljeta u surprizua dhe nga stërmbesa, Mara, e cila i solli një tufë me lule me një pusullë nga stërnipat dhe stërmbesat e nëna Lules.