Amarildo Ruçi, 29-vjeçari që bëri edhe muzeun e Louvri-t të flasë shqip: Që kur kam marrë ftesën, kam 3 muaj plot adrenalinë! Është ndjesi ndryshe

8 Tetor 2022, 10:36

Amarildo ka nisur të pikturojë rreth moshës 7 vjeçare. Do të merrte pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka qenë fitues i shumë çmimeve deri në klasë të tetë ose të nëntë. Befas u zhduk gjithçka. Për ofro 3-4 vite me radhë ai iu largua pasionit të tij duke përfunduar edhe studimet për Administrim Biznesi. Deri sa një ditë, ëndrra e fjetur iu shfaq krejt papritur dhe ai rinisi të pikturojë, por këtë herë… me duar.

    No videos found.