-
VIDEO
Kuvend/ Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropali: Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur! Ndërpritet seanca
Sali Berisha nuk liroi foltoren e Kuvend, ndonëse kishte mbaruar minutat e fjalimit të tij. Me ironi Spiropali i tha se po i kujton Agron Shehajn, ndërsa seancën e ndërpreu për 5 minuta.
-
VIDEO
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
Gjykata e Apelit e Peruxhias, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve”. Financonte blerjen e drogës. Gjatë periudhës dhjetor 2008-mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg kokainë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri
-
VIDEO
Vlorë/ Vodhi një shumë parash në lokalin ku kishte punuar, arrestohet 17-vjeçari
Një 17-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga nga policia pasi vodhi një shumë parash në një lokal në bulevardin “Ismail Qemali” ku ka qenë i punësuar
-
VIDEO
Aksident në Gjirokastër, kamioni i FA përplaset me një kamioçinë, humbin jetën 2 persona
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Gjirokastër. Kamioni i FA është përplasur me një kamioçinë ngjyrë të verdh në aksin Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të kthesës së Viroit.
-
VIDEO
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
Një 29-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Shijakut pasi vodhi një shumë parash dhe produkte (pije alkoolike), në një lokal, gjatë natës
-
VIDEO
Lushnjë/ Vinin baste me celularë në një berbehane, arrestohen 4 të rinj, një tjetër nën hetim
-Katër të rinj janë vendosur në pranga nga policia e Lushnjës pasi vendosnin baste me celularë në një berbehane në lagjen "Karbunarë e Sipërme".
Sipas njoftimit të policisë të rinjtë e arrestuar, mes tyre edhe pronari i subjektit janë identifikuar si Alban Gorovelli, Orgest Gorovelli, Luis Dervishi dhe Kleo Dervishi.
Ndërkohë nën hetim është edhe një 23-vjeçar pasi u kap po në berberhane me një sasi kanabisi.
-
VIDEO
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të Shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e e 2 javëve të para të muajit Shkurt. Në njoftimin e publikuar ata informojnë se janë arrestuar 8 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë janë hetuar 4 të tjerë, për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”
-
VIDEO
'Ju ka zënë mankthi', Flamur Noka: Harrojeni se keni shpëtim, po j'u shtrëngohet laku
Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Parlamentit, i quajti ministrat dhe deputetët socialistë “bandë hajdutësh” të frikësuar nga drejtësia.
Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për luks të shfrenuar dhe shpenzime marramendëse nga familja e tij, duke përmendur 860 mijë euro blerje online.
“Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kupton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës? Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili. Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara”, tha ai.
-
VIDEO
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu
Bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tirans, Ajola Xoxa reagon në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e Erion Veliajt ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'https://youtu.be/pmjLENr40z8
-
VIDEO
Lezhë/ Burg pa afat për Simon Gjokën! U arrestua për vjedhje, por përgjimet zbuluan se ngacmonte një të mitur
Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Simon Gjokën i cili u arrestua si hajdut por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13 vjeçare. Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual.
-
VIDEO
'Tao do pastrojë plotësisht komisariatin', Berisha pas daljes nga SPAK thotë se ka tjetër përgjim për Taulant Ballën
Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha foli me gazetarët. Sërish ai tha se kishte me vete disa detaje nga përgjimet e dosjes Toyota Yaris, për Taulant Ballën. Sipas Berishës, Balla do pastronte komisariatin nga Boerët, që mund të ishin policë të ndershëm, ose të lidhur me banda rivale.
'Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fetahu, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës. Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto. Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.
Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat. Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit. E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa. Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.'
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë – Durrës, vdes shoferi plagosen 3 pasagjerët! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Shoferi 28 vjeç humbi jetën, ndërsa tre pasagjerët janë rëndë.