-
VIDEO
Autoritet i Dosjeve hap 'Fondin Kosova', mbi 11 mijë fashikuj tani nuk janë më sekret! Mes tyre dosja e Isuf Gërvallës dhe Ibrahim Rrugovës
Fondi "Kosova" përbën një burim të çmuar për hulumtuesit, duke përfshirë dokumente mbi demonstratat e vitit 1981 dhe lëvizjet politike të viteve 1988-1989, por edhe mbi gjendjen e institucioneve arsimore e kulturore të asaj kohe.
-
VIDEO
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë
Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për tri ditë, ku informon se gjatë kësaj periudhe kanë konstatuar 266 shkelje nga drejtuesit e mjeteve
-
VIDEO
Parku Teknologjik 'Durana', ministri Gonxhja: Zhvillim ekonomik për Shqipërinë dhe rajonin! Elira Kokona: Do pozicionohemi në hartën globale të inovacionit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal për Shqipërinë.
Në një konferencë për mediat së bashku me Drejtoreshën e Koorporatës së Investimeve, Elira Kokona, Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar start-up-et të kthehen në biznese të qëndrueshme.
Përmes këtij parku në Xhafzotaj të Durrësit, synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.
-
VIDEO
‘Giro D’Itali’a në Shqipëri, kampioni Ylber Sefa: Sjell kulturë e turizëm! Federata shqiptare e mbushur me pijanecë
Promovimi i Shqipërisë e për pasojë turizmi është përfitimi më i madh që do të ketë vendi nga organizimi i Giro D’Italia sipas çiklistit Ylber Sefa.
-
VIDEO
“Nëse e do fort mos e lësho”, sot qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten! Çfarë postonte në Tiktok 34-vjeçari
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.
-
VIDEO
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
Rrugorja e Elbasanit ka vendosur 4081 gjoba gjatë 2 javëve të para të muajit shkurt, pas kontrolleve për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Në kuadër të Plan-Operacionit "ROADPOL", janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë ndëshkuar administrativisht 85 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
-
VIDEO
Vlorë/ Thyen xhamat e një marketi dhe u futën për të vjedhur paratë, 2 të arrestuar, nën hetim një i mitur
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori” dhe u futën për të vjedhur paratë
-
VIDEO
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në shtabin e KFOR-it, në “Camp Film City” në Prishtinë, ku u takua me komandantin e misionit, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.
-
VIDEO
Rektori i UT-së Artan Hoxha: Dokumenti për arsimin e lartë strategji edhe për integrimin evropian
Përpara një auditori me pedagogë dhe rektorë të universiteteve të ndryshme të Shqipërisë u prezantua Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, të përpiluar nga rektorë dhe pedagogë.
Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, një nga kontribuesit kryesorë të dokumentit, e vlerësoi atë si një rezultat të eksperiencës së gjatë në arsimin e lartë dhe si një përpjekje për të krijuar një vizion të përbashkët mes institucioneve akademike dhe qeverisë.
'Dokumenti është eksperienca e marrë në shumë vite më parë. Ka qenë një riperceptim i punës së përbashkët të institucioneve të arsimit të lartë. Vendosjes në baza institucionale të konferencës së rektorëve, me këndvështrim të ndryshëm nga dikur. Sot me një punë të përbashkët pamë që ajo që mund të na çojë përpara të bashkëpunojmë dhe të realizojmë ato misione që ligji për arsimin e lartë dhe kushtetuta i ka dhënë arsimit. Dokumenti nuk del nga hiçi por nga një eksperiencë e fituar. Me anë të një komitetit të politikave të arsimit të lartë.
Këto strategji individuale dhe mungesa e koordinimit me vizionin re qeverisë na çoi në përfundimin që strategjitë e përbashkëta do ishte dhe një zgjidhje më e mirë që arsimi i lartë të përballojë sfidat që ka shoqëria shqiptare për një botë më të globalizuar. Ky dokument vjen si rezultat i këtij kontributi që sot e shohin veten shumë më para se 4-vite të shkuara. Institucionet e arsimit të lartë janë më të mirëintegruara nga projektet e BE-së, në ndërkombëtarizimin e programeve në gjuhë të huaj. Sot institucionet e arsimit të lartë kanë portofol të ndryshëm që kemi patur vite më parë.
Jemi munduar të përdorim sa më shumë fonde që vijnë nga BE. Sot kemi 3 universitete, i Durrësit, një jo publik dhe ai i Tiranës që janë pjesë e 3 aleancave të rëndësishme universitare të financimit të BE-së. Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE. Portë hyrëse është arsimi, është rinia, për të gjithë sfidat që shoqëria dhe institucionet e arsimit ka.'Rektori i UT-së Artan Hoxha: Dokumenti për arsimin e lartë strategji edhe për integrimin evropian
-
VIDEO
Detaje nga operacioni antidrogë/ Pjesë e grupit djali i pronarit të portalit Publik.live Naim Noka dhe 3 gazetarë
Zbulohen detaje të operacionit të arrestimit në kuadër të arrestimit të operacionit antidrogë zhvilluar në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit në disa zona të kryeqytetit
Mësohet se Euxhenjo Manushi një ndër kryesorët grupit të shpërndarësve të lëndës narkotike në Tiranës.
Pjesë e grupit është edhe Ergis Noka, djali i portalit Publik.live, të Naim Nokës, 3 gazetarë të këtij portali Drin Vjerdha, Mario Cerra, Kristofor Pandelejmoni.
-
VIDEO
Vrasja në Shkodër/ Vajza me plumb në kokë në spital në gjëndje të rëndë, djali u gjet i vrarë në makinë
Gazetari i Report Tv informon se krimi ka ndodhur brenda në makinë. Vajza ka një plumb në kokë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa djali ka qëlluar veten brenda makinës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Brenda makinës është gjetur dhe arma e krimit.
Djali dhe vajza nuk kanë qenë banorë të zonës.
Report Tv sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë. -
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ jep afatet për partitë, koalicionet dhe listat shumëemërore: Më 25 mars nis prodhimi i fletëve të votimit
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashki ka dhënë afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit