-
VIDEO
E rëndë në Shkodër, djali vret të dashurën më pas dhe veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës.
Informacionet e para flasin për 2 viktima. Një djalë ka vrarë të dashurën dhe më pas dhe veten, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve.
-
VIDEO
Burrel/ Metalurgët në protestë pas uljes së pagës nga kompania: E kundërshtojmë, është shkelur kontrata e punës
Dhjetëra metalurg të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj kompanisë turke Yildirim Holding Group, e cila prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.
-
VIDEO
Masakra me 4 viktima/ RENEA mësyn Shkodrën me urdhër të SPAK! Operacion vijon, kontrolle në Dobraç! Burime për Shqiptarja.com: Janë lëshuar 5 masa arresti
Forcat Speciale RENEA mësyn Shkodrën mëngjesin e sotëm (18 shkurt 2025) për një operacioni kontrolli në kuadër të hetimeve për zbulimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës me 4 viktima të ndodhur më 30 tetor 2024. Kontrolle në Dobraç, zona e njohur si lagja e fisit Bajri.
-
VIDEO
Tiranë/ Operacion antidrogë, shpërndanin lëndë narkotike në disa zona, lëshohen 34 masa sigurie
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, (18 shkurt) në disa zona të kryeqytetit.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se personat shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.
Ndërsa, janë lëshuar 34 masa sigurie gjithsej.
-
VIDEO
Kërcënimet e Berishës, Rama: E vetmja garanci për SPAK jam unë dhe PS, jo Amerika, se tani që Amerika u tërhoq nga SPAK do ta kishte marrë me vete
Kryeministri Rama duke iu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale mbi punën e SPAK, u përgjigj se PS dhe ai vetë janë e vetmja garante e funksionimit të këtij institucioni.
Ai tha se amerikanët janë tërhequr nga SPAK dhe SPAK ende funksionon që do të thotë se PS ka bërë dhe garanton reformën në drejtësi.
'Po pse ça ka bërë SPAK jot?
Nuk është i imi. Është i kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani jeni shumë më të qartë se tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika,. Tani është tërhequr do e kishte marrë me vete. Është këtu dhe SPAK ka vetëm një garanci, e vetmja garanci për mbijetesë dhe çuarja përpara e SPAK në kushtet e luftës së gjithanshme nga këneta mediatike politike është bufi plak, është PS dhe unë në krye. Reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS dhe e e garantoj unë me PS.'
-
VIDEO
Pse nuk arrestohet Berisha? 'Bufi i Kënetës prangosi Fatos Nanon', Rama: Ne nuk jemi si ata! Pavarësia e drejtësisë është e mjaftueshme për hetimin e 21 janarit
Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Pyetjes pse nuk arreston bufin e kënetës, të cilin ai i referohet kreut të PD-së, Sali Berisha, Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.
-
VIDEO
Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara
Ulja e temperaturave deri në minus 5 gradë ka sjell ngrica në rrugët nacionale si dhe ato ruale në Dibër.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se me dhjetëra makina kanë ngelur të bllokuara në aksin rrugor të Rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Plan i Bardhë për shkak të ngricave në rrugë, pasi mungonte kriposja e rrugës.
Probleme ka pasur edhe në rrugët e qytetit të Bulqizës.
-
VIDEO
PLAS keq: Pse SPAK donte ARRESTIN e Veliaj?!Spahiu:26 të VRARË në Gërdec s’janë baraz me 26 fustane!
Gazetari Flogert Muça i ftuar në Report Tv shprehet se me arrestimin e Erion Velaijt, kryeministrit Rama i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Muça në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ndalet edhe tek deklaratat e Ramës mbi këtë çështje, duke thënë se po kërkon standarde dhe ka ndryshuar mënyrë operimi pasi ka analizuar se duhet riparë ‘historia’ e Kodit të Procedurës Penale.
“Xoxa dhe Veliaj sot janë nën hetim, as të pandehur. Ka ca akuza që SPAK thotë kam dyshimet e arsyeshme dhe gjykata thotë që i aprovojmë. Unë e shpall moskompetencën time për të folur nga ana juridike, por nga ana politike pse reagohet kështu. Ka ndryshuar konteksti, jemi në fushatë. Në 7 muaj kanë ndodhur dy ngjarje, është liruar Berisha dhe është arrestuar Veliaj. Është liruar shefi i opozitës dhe është arrestuar numri dy i PS. Ramës i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Rama taktikisht ka ndryshuar mënyrë operimi, nuk fliste as për Metën, Beqajn e Dakon, as për kundërshtarët. Sot Rama flet për standardet. Kulluri që e ka kundërshtar thotë ti dje nuk reagoje kur i ndodhte Beqajt.
Rama ka bërë një gabim, Leonardi, Manjani, tjetri, njëzëri kanë qenë në një qëndrim, për Kodin e Procedurës Penale, ashpërsisë që ia kemi marrë nga Italia, gjysmak. Çfarë kërkon prokuroi bën gjyqtari. Rama ka zgjedh mes kostos elektorale apo thyerjes së tabus që unë flas për vendimet e SPAK. Pasi ka bërë kalkulimet ka rezultuar që ju ka dhënë të drejtë atyre që ka nevojë për riparje kjo historia e arrestimit dhe ka reaguar”, tha Muça.
-
VIDEO
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’ju hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar sot në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku temë diskutimi ishte arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe praktika e ndjekur nga GJKKO dhe SPAK për dosjen dhe masën e sigurisë
-
VIDEO
Arben Meçe në Report Tv: Ja mekanizmi dhe prapaskenat se si u montua dosja e Veliajt, e përfshirë edhe media! 95% e informacionit e rremë, regjisor Berisha! S’ka asnjë denoncim
Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, debati që ka ndezur dhe prapaskenat e dyshuara për procesin, ishin tematikë e diskutimit në “Studio Live” ditën e sotme në Report TV. I ftuar ishte analisti Arben Meçe, i cili zbuloi detaje interesante nga dosja, mangësitë e saj nëpërmjet dosjes së vetë prokurorisë
-
VIDEO
Roskovec/ Dy makina ‘Benz’ përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit, vdes edhe një çoban! Po kalonte rrugën me një tufë me dele (EMRI)
Sipas njoftimit të bluve paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-
VIDEO
Kuvend/ PS e PD bashkojnë votat, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin
Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Begaj, ndryshimet futen në fuqi menjëherë. PS: Propozimi për tu votuar me ID të huaj, hile.