• VIDEO

    I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta! Berisha: Jep urgjent dorëheqjen për vjedhjen e taksapaguesve amerikanë

    A nuk është ky një qëndrim qesharak me 2 standarde i Berishës, i cili ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës? Nëse ish kryeministri e quan presion praninë e mbështetëve të Veliajt para SPAK e GJKKO-së, pse nuk mund të quhet e tillë prania e militantëve demokratë? 

  • VIDEO

    Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore

    Në qarkun e Shkodrës kanë filluar reshjet e borës mëngjesin e sotëm.  Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet te kryhet me goma dimërore.

    Në aksin rrugor Qafë Mali - Fierzë kanë nisur reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit, por pa krijuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë. Në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.

    Në aksin Qafë Thore ka nisur bora, por rruga është e kalueshme.

  • VIDEO

    Gramsh/ Zjarr në një servis të pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik, gjithçka e shkrumbuar brenda servisit

    Mbrëmjen e së dielës, një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura në Fan të Mirditës, bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit

    Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit, Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.

  • VIDEO

    Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz

    Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar nga SPAK dhe tashmë me vendimin “arrest me burg” të GJKKO që e ka ankimuar në Apel, ka reaguar sot me një tjetër postim në rrjetin social Facebook, marrë shkas nga trajtimi që Prokuroria i ka bërë vjehrrit të tij të ndjerë, Arben Xoxa. Argumenton edhe me provën e fotos, se shtëpia ishte e familjes Xoxa dhe kryefamiljari, në të kundërtën e asaj që pretendon organi i akuzës, ka shkuar atje

    • VIDEO

      Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë

      Një 43-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Pogradecit. Ergys Likaj, banues në Durrës, rezulton në kërkim nga autoritetet italiane.

    • VIDEO

      Kos batuta me Ramën: I futem detit me not nëse kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Je kampione olimpike, ta bëjmë Brukselin të notojë

      Kryeministri Edi Rama komisonerja për zgjerim Marta Kos shkëmbyen batuta në një panel ku diskutohej për zgjerimin e BE gjatë konferencës së Mynihut. Kos tha se mezi pret të vijë në Tiranë, ndërsa me batuta u shpreh se do t’i futet detit me not nëse kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

      Rama i tha se kjo nuk është një sfidë e vështirë për të pasi ka qenë kampione olimpike, por problemi për kryen e qeverisë është se të bëhet Brukseli të notojë.

      Kos: Pres me padurim të vij në Tiranë. Unë do t’i hyj me not detit nëse ju thoni që kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

      Rama: Po, sepse keni qenë kampione olimpike, kjo nuk është e vështirë për ju. Problemi është si të bëjmë Brukselin të notojë apo shtetet anëtare.

    • VIDEO

      Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)

      Një 35-vjeçar është vendosur në pranga nga policia pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës

    • VIDEO

      Aksion ‘blic’ në Vlorë, operacion për kapjen e personave me precedent kriminal, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura

      Forcat speciale kanë kryer një aksion blic në Vlorë, në zonën e Lungomares.

      Sipas burimeve për Report Tv ky operacion është kryer për kapjen e personave me precedent kriminal, persona në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura!

      Raportohet se aksioni ka zgjatur pak sekonda dhe se është ndaluar një person pasi dyshohet se është i rrezikshëm.

    • VIDEO

      Kos në konferencën e Mynihut: Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA

      Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA. Kështu u shpreh Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin në konferencën e Mynihut në panelin me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk.

      Në fjalën e saj Kos theksoi se sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme.

      Europa dhe shtetet anëtare janë përballur me rrezik kaq të madh dhe ekonomik, kaq shumë kërkesë për investime në konkurrues mëri, rritja e fondeve për mbrojtjen, ndihma për Ukrainën, çështjet me Kinën dhe zv.presidentin e SHBA duke sulmuar demokracinë e BE. Von der Leyen ka thënë që duhet t për zgjerimin, pse tani.

      Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë po bën SHBA, por nga gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e mjaft e lehtë. Më vonë u bë më e vështirë. Sot kemi situata specifike, kemi forca të jashtme që ndikojnë, dhe duan të na shohin të dështojmë. Nuk është vetëm zgjerimi, por bashkimi i Europës. Ja pse po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Sot, kemi një optikë tjetër, nëse shkohet te rrënjët pse BE u krijua, për të krijuar paq, liri. Kthehemi tek liria dhe paqja, është elementi më vendimtar. Zgjerimi mudn të jetë elementi më i rëndësishëm politik, i garancisë së sigurisë. Ka një arsye përse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo SHBA. Është e qartë që ka prirje nga veriu i Europës, nga vende që janë nivel i lartë i sundimit të ligjit, që po marrin në konsideratë që të kthehen...

      Me pjesën teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në 2027, por ka edhe një pjesë poltike, asnjë hap i rëndësishëm s’mund të merret pa vullnetin e shteteve anëtare. Me pjesën teknike mund të realizojmë shumë, jo vetëm për Ukrainën por edhe për vendet e Ballkanit. Po flasim për atë çka mund të bëjmë, gjeopolitika luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz e shohin një mos përputhje me procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikës. Mund të bëjmë shumë më tepër, nëse e marrim në konsideratë seriozisht këtë situatë. BE mund ti sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA.

    • VIDEO

      Rama në Mynih: Zgjedhja e Trump një shans për Europën që të zgjohet

      Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq. Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ta mund të kenë vlera të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet bërë jeta. Europa duhet të mendojë si për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër.

    • VIDEO

      Rama në Mynih: BE ka nevojë më shumë për ne! Nëse nuk bashkohet, ‘sherifi’ nuk do ta marrë seriozisht

      Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për zgjerimin e Bashkimit Europian, dërgoi një mesazh të fortë për Brukselin, duke theksuar se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në.

      Ai kritikoi burokracinë europiane, duke e përshkruar BE-në si një mekanizëm që funksionon me precizionin e një “ore zvicerane”, ku prodhohen rregullore pa pushim, por mungon vendimmarrja e shpejtë dhe strategjike për zgjerimin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv