-
VIDEO
Seanca për masat/ Veliaj transferohet nga Blloku i Sigurisë, Xoxa shoqërohet me policë! Mbështetës të kryebashkiakut mblidhen para GJKKO
Veliaj i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash paraqitet sot në GJKKo për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me të edhe bashkëshortja që ndodhet në arrest shtëpie dhe 6 biznesmenët, Abule, Sula, Bektashi, Fusha, Palushi dhe Palushi
-
VIDEO
Masa e sigurisë/ Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë
Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndaj të cilës SPAK dhe GJKKO kanë vendosur masën “arrest shtëpie”, për të njëjtën dosje penale.
Në pamje shihet Xoxa teksa shoqërohet nga dy efejktivë policie të Tiranës, sipas Procedurës Penale kur një person është në masë arresti shtëpiak dhe hyn brenda godinës teksa mban edhe një çantë shpine.
Xoxa është shfaqur e qetë në hyrje të godinës dhe nuk dha deklaratë për mediat.
-
VIDEO
Veliaj del nga Blloku i Sigurisë dhe dërgohet drejt GJKKO, mbështetësit mblidhen para Gjykatës së Posaçme
Këto janë pamjet e daljes së makinën së shoqërimit nga Blloku i Sigurisë te “Mine Peza” dhë dërgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për masën e sigurisë në GJKKO.
Po kështu edhe pamjet nga pjesa e pasme e GJKKO-së ku do mbahet masa, teka janë mbledhur dhjetëra mbështetës të qytetarit të parë të Tiranës, për t’i dhënë mbështetjen morale pas arrestimit nga SPAK tre ditë më parë.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Demalia në Report Tv: SPAK po favorizon opozitën, Xoxa u kthye, Llalla ende në arrati! Ku i gjen lekët PD për LaCivitan, apo janë burime të Xenit
Analisti Ilir Demalia, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj më 10 shkurt. Ai tha se SPAK po favorizon opozitën, pasi ministrat në kohën e Berishës nuk janë vënë në hetim.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje protesojnë para kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Lapaj: Duhet të rreshtohemi krah SPAK! Shabani: Morët çdo gjë, s’u ngopët
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit zhvilluan mbrëmjen e kësaj të marte një një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqje e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
Në ceremonine e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha: "Nuk mund ta them nëse Erjoni është i pafajshëm apo fajtor por prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është detyrim." Dade: Si kryebashkiak solli vizion dhe zhvillim
-
VIDEO
Arrestimi i Veliaj, kryeministri Rama kthehet sërish në Bashkinë e Tiranës pas takimit me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm
Kryeministri Edi Rama është futur për herë të dytë ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas takimit gjatë paradites me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Rama u fut sërish në bashki tani gjatë pasdites.
Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
-
VIDEO
Lezhë/ Atentat ndaj një të riu në hyrje të qytetit, 3 të shtëna në drejtim të tij, shtrohet në spital me plagë në gjoks (EMRI)
Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte nga një atentat që i është bërë në hyrje të qytetit të Lezhës.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit/ Hetohet stafi i shkollës për 'shpërdorim detyre'! Autori i mitur drejt gjykimit
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim të miturin e akuzuar për vrasjen e shokut të shkollës, Martin Canit, nëntorin e vitit të kaluar. Por nëse stafi e bëri detyrën dhe reagoi siç duhet për sherret mes 2 nxënësve, prokuroria ka një dosje të hapur për “shpërdorim detyre”.
-
VIDEO
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore e qarkut Vlorë, gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka vendosur 1 540 gjoba për shkelje të ndryshme gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt.
-
VIDEO
Kushtetuesja rrëzon PD për ligjin për Akademinë e Shkencave! Gjyqtarët nuk gjejnë shumicën, ndahen 4 me 4
Gjykata Kushtetuese është ndarë në barazim 4-4 dhe për këtë arsye ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin për Akademinë e Shkencave. Gjyqtarët e Kushtetueses nuk gjetën shumicën që në pikën e parë, atë për shkeljet procedurale dhe nuk vijoi me pretendimet e tjera të demokratëve.
-
VIDEO
Pazari i Vjetër, historia urbane dhe politike e Tiranës! Prezantohen dokumente arkivore dhe foto të papublikuara
“Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës” është aktiviteti i mbajtur në Tiranë, duke synuar të hedhë dritë mbi historinë dhe rëndësinë kulturore të Pazarit të Vjetër të Tiranës, bazuar në materiale arkivore dhe kërkime në terren e biblioteka institucionale.