-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve, miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor, të enjten votimi në Kuvend! Rrëzohet kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj
Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare.
Posta për votën e diasporës do të paguhet nga shteti ndërsa rrëzohet kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj.
Gjithashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë. Me votat e maxhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, ndërsa PD votoi kundër.
-
VIDEO
Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar
Hyrja e Shkodrës po i nënshtrohet një transformimi të madh infrastrukturor me investimin e ri me vlerë prej 10 milionë eurosh. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se projekti është në fazat e tij të para dhe parashikon ndërtimin e një rrugë me 4 korsi dhe një ure të dytë mbi lumin Drin, e cila do të jetë paralele me urën ekzistuese.
-
VIDEO
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike
Luftë pa kompromis ndaj fenomenit të kanabis sativës në Shkodër. Ky ka qenë ky urdhri i prerë i prefektes së Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni gjatë mbledhjes së task forcës për luftën ndaj kultivimit të kanabisit.
-
VIDEO
Indeksi i korrupsionit, Shqipëria renditet 5 pikë më lart në Transparency International, Rama: Lajm shumë i mirë, jemi në një fazë tërësisht të re
Kryeministri Rama e quajti lajm shumë të mirë raportin poziti: Transparency International vlerëson luftën që po bën Shqipëria kundër korrupsionit, përparimin në betejën me korrupsionin dhe hapat që po hidhen në këtë drejtim.
-
VIDEO
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
Dy vite e gjysmë pas vrasjes dhe fshehjes së kufomës së Martin Çeços në Maliq, Gjykata e Korçës ka dhënë 83 vite burg për 4 të akuzuarit. Mes të dënuarve është Martina Pajollari, vajza që dyshohet se e nxori në pritë të riun. Mbrojtja tha se do apelojë vendimin e shkallës së parë.
-
VIDEO
Kush e çoi gjimnazisten drejt vetëvrasjes? Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet, mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit
Prokuroria e Gjirokastrës po heton mbi shkaqet e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit, nxënëse e gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës. Hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazhe të shkëmbyera nga shokët e saj të klasës, ku thuhej se 17-vjeçarja bullizohej nga nxënësit dhe mësuesit.
Prokuroria fillimisht ka marrë në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë. Burime nga policia gjyqësore thanë se prindërit kanë deklaruar se vajza ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete. Për shkak të natyrës së saj, ata nuk u përqendruan për të marrë masa parandaluese. Po kështu, prokuroria pritet të marrë në pyetje shokët e klasës së 17-vjeçares dhe mësuesit për të zbardhur shkakun që e çoi drejt aktit ekstrem.
Report Tv kontaktoi drejtuesit e shkollës "Siri Shapllo", të cilët nuk pranuan të prononcohen pa urdhër nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, dy nxënës jashtë kamerës thanë se një mësuese e lëndës së anglishtes e kishte vënë në presion 17-vjeçaren me veprime bullizuese.
-
VIDEO
Deputetja e PD, Albana Vokshi paraqitet në SPAK! E paditur për shpifje
Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ SPAK heton Bushkën, Sula te ‘Ligjet’: Ke penguar drejtësinë, mos drejto mbledhjen! Deputetja e PS: Nëse kam diçka, do e sqaroj atje ku duhet
Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pasi SPAK e mori në hetim për çështjen ndaj Veliajt, e akuzuar për pengim të zbardhjes së të vërtetës.
-
VIDEO
Kthyen redaksinë në ‘shtëpi bari’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e Publik.live
Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 gazetarët e portalit Publik.live, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra, të arrestuar më 17 dhjetor të vitit të kaluar në ambientet e redaksisë në zonën e ish-Bllokut nga agjentët e Antidrogës së Tiranës
-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Bashkinë e Tiranës
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: I hoqën kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, e mbyllën në qeli pa gjyq! U nis nga novelë anonime, u intimiduan dëshmitarë, njerëz të artit e kulturës
Kryeministri komentoi sot arrestimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në rubrikën 'Sy m'sy . Rama tha se opozita u ekzaltua ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh heshtje do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK. Rama: Bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet e djegies së makinave në Vlorë
Report Tv ka siguruar momentin kur dy makinat në Vlorë u përfshinë nga flakët.
Siç shohim edhe nga video një person i paidentifikuar, veshur me të zeza i vendos flakën makinës tip Benz dhe më pas largohet me shpejtësi.