-
VIDEO
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën! Dëshmia në seancë, kryebashkiaku prokurorit Dado: E ke personale, ke ardhur dy herë për leje ndërtimi (VIDEO)
Gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi mëson se në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë avokatët kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn, për ndryshimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' si dhe kanë kërkuar masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën.
-
VIDEO
Mbështetës të Veliajt para GJKKO-së presin vendimin e gjyqtarit Erjon Bani
Mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sërish para GJKKO-së në orën 20:00 ndërsa pritet vendimi i gjyqtarit Erjon Bani.
-
VIDEO
Përfundon pas 6 orësh seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Veliajn, Xoxën e biznesmenët! Gjyqtari Bani tërhiqet për vendim
Përfundon pas 6 orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erjon Bani tërhiqet për vendim. Të fundit që parashtruan argumentet e tyre ishte prokurori i SPAK
-
VIDEO
SMS te telefoni i Ramës/ Berisha zbulon deputetin PD të lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani: Na paska qenë në një zyrë me Gaz Bardhin
Kryetari i PD-së,Sali Berisha zbulon padashur emrin e deputetit demokrat të lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani që firmosi arrestin me burg për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Faik Basha: Trump po bëhet vendimmarrës edhe në Shqipëri! U desh ndryshimi në Amerikë që të zbërthehet llumi dhe këtu
I ftuar në ‘Studio Live’ Faik Basha nga PL, hodhi kritika ndaj atyre që kanë dalë për të mbështetur Veliajn para SPAK.
-
VIDEO
Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat! Izmir Smajlaj: S'po protestojmë, po mbështesim kryetarin
Në mesin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para GJKKO-së, ka qenë dhe atletja Luiza Gega, bashkë me atltetin Izmir Smajlajn.
Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.
“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.
-
VIDEO
Vijon seanca për vlerësimin e masave të sigurisë, mbështetësit e Veliajt mblidhen sërish para GJKKO
Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa simpatizantët e tij janë mbledhur para godinës në solidaritet me kryetarin e bashkisë Tiranë.
-
VIDEO
Zbardhen detaje nga seanca për masën e sigurisë/ Erion Veliaj, prokurorit Ols Dado: Ke marrë leje ndërtimi nga unë! Ik nga çështja, ose rreshtohu me ndërtuesit këtu (VIDEO)
Prej orës 13:30 në GJKKO rinisi seanca për verifikim të masës së sigurisë për Erion Veliajn, Xoxën dhe biznesmenët. Masa për Sokol Kryeziun nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë.
-
VIDEO
Burimi i Sinecit, Gjykata e Beratit vendos në favor të banorëve: Çështja nuk pushohet, zgjaten afatet e hetimit
Gjykata e Beratit ka vendosur sot të mos pushojë çështjen për “aferen korruptive të burimit të Sinecit”
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo. Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa persona të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
-
VIDEO
Kineastët kërkojnë reagimin e Ministrisë së Kulturës! Shoqatat insistojnë për takim urgjent pas reagimit të QKK-së
Kineastët kërkojnë reagimin e Ministrisë së Kulturës për problematikat e ngritura prej tyre në lidhje me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe drejtorin Eol Çashku. Ata janë mbledhur sërish më 10 shkurt dhe përmes një letre të hapur kërkojnë takim me ministrin dhe adresim të situatës.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një makinë pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras
Një autoveturë është përfshirë sot (12 shkurt) nga flakët pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras.
Burime për Report Tv bëjnë me dje se nuk ka të lënduar.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara makina është shkrumbuar plotësisht.