-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt/ Martin Leka: Mazhoranca e papërgatitur! SPAK duhet të nxjerrë provat, jo fletushka! Rama po tregohet emocional në qëndrime
Analisti Martin Leka foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Leka thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se diçka e tillë pritej prej kohës, ndërsa sipas tij PS dhe mazhoranca ishin të papërgatitur.
-
VIDEO
Trafikonte kanabis nga Tajlanda në Shqipëri, përfundon në pranga 25-vjeçari, u kap me drogë me vlerë 40 mijë euro
Një tjetër operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike është finalizuar sot në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e një 25-vjeçari që dyshohet se ishte përfshirë në trafikimin e kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda.
-
VIDEO
Seanca për Veliajn/ Dy prokurorët pranojnë gabimin: Nuk është i dënuar, ishte problem i regjistrit elektronik
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po u shty për në 13:00 pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.
Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, por Shqiptarja.com siguroi edhe dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, ku thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar.
Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliaj/ Hetimet e SPAK, avokati Arbër Hoxha: Mbrojtja duhet të njihet me 40 fashikuj për 6 orë, e pamundur
Avokati Arbër Hoxha foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, teksa pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me masën e arrestit, nëse e konfirmon ose jo. Sa i përket metodave të përdorura nga SPAK, Hoxha se është e tepërt të quhen intimidime, megjithatë ka ende reminishenca nga ish-diktatura në hetime.
-
VIDEO
PD kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Të shkohet në zgjedhje, Rama kërkon të uzurpojë Bashkinë e Tiranës
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Partia demokratike kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të shkohet në zgjedhje. Deklarata erdhi nga kryetar i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.
PD kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Të shkohet në zgjedhje, Rama kërkon të uzurpojë Bashkinë e Tiranës
-
VIDEO
Shoqata për Autonominë Vendore: Ndalimi i Veliajt pa vendim të formës së prerë, cenon autonominë lokale
Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndalimin e ushtrimit të detyrës për Veliajn pas një akuzë dhe vendim të formës së prerë nga gjykata.
-
VIDEO
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shiste kokainë dhe kanabis në shtëpinë e tij në lagjen “Afrim i Ri”
-
VIDEO
Masa e sigurisë në GJKKO, një grua kalon gardhin e sigurisë nga pjesa e Burgut dhe hyn në oborrin e SPAK! Siguria e nxjerr jashtë
Teksa sot po mbahet vlerësimi i masave të sigurisë në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të tjerët, një grua tentoi të hyjë në SPAK, nga ana e Burgut.
Por ndërhyrja e punonjësve ka qenë e menjëhershme dhe u mor nga siguria.
Mësohet se ajo prej kohësh del në protesta dhe dyshohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Mblidhet grupi i PS, Klotilda Bushka do flasë pasi u mor në hetim nga SPAK! I pranishëm edhe Rama
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK për çështjen e Veliajt.
-
VIDEO
Në hetim për çështjen Veliaj, biznesmeni Bektashi mbërrin në GJKKO
Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO për verifikimin e masës detyrim paraqitjeje caktuar ndaj tij në çështjen e Erion Veliajt.
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa i pandehur është marrë edhe në dosjen e aferës Partizani.
-
VIDEO
Masa e sigurisë, bizesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO: Më vjen keq që lodheni që në mëngjes
Bizesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë.
“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes, tha Sula për gazetarët teksa po hynte në ambientet e GJKKO-së.
-
VIDEO
Sot seanca për masën e sigurisë, mbështetës të Veliaj mblidhen para GJKKO
Qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur sot pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mbështetësit kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj Veliajt, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në zhvillimin e kryeqytetit dhe një lider që ka punuar për transformimin e Tiranës. Ata kanë brohoritur në shenjë përkrahjeje, ndërsa theksuan se proceset ligjore nuk duhet të përdoren për qëllime politike.