-
VIDEO
Lezhë/ 25 vjeçari u gjet i vdekur në makinë, çfarë filmuan kamerat dhe pista kryesore e hetimit
Referuar ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e viktimës bëhet me dije se ai ka njw plumb në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.
-
VIDEO
Korçë/ 26 vjeçari u plagos me thikë në qafë, bie në koma, policia shpall në kërkim autorin
26-vjeçari i cili u paraqit ditën e djeshme (6 shkurt) në spital pasi ishte plagosur me thikë në qafë, dyshohet se është plagosur nga një 22 vjeçar.
-
VIDEO
Kishte mbetur i bllokuar te Shkalla e Tujanit, policia i shkon në ndihmë turistit belg
Policia e Tiranës së bashku me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë ndihmuan një turist belg që kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”
-
VIDEO
Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë
Kryeministri Rama ndodhet në Madrid të Spanjës I ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Aëard”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.
-
VIDEO
Elbasan/ Përplasi me makinë këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçari! Në pranga edhe pasagjeri, nuk kallëzoi rastin
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi një ditë më parë përplasi një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar në fshatin Tregan.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 33-vjeçari (EMRI)
Tiranë-Një 33-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.
Blutë i sekuestruan Elden Dushkut armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin Elden Dushku, 33 vjeç, banues në Lezhë. -
VIDEO
Shqipëria u zgjodh organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21, Rama: Mikpresim finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium
Shqipëria u zgjosh si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian 2027 U-21 Kryeministri Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale mesazhin e ambasadorit të FSH për Euro 27 Andi Lila, i cili shprehet se ky është një nderë për vendin tonë.
-
VIDEO
Korçë/ Plagoset me thikë në qafë 26-vjeçari, shkon vetë në spital! Mister shkaqet dhe autorët
Një 26-vjeçar është plagosur me thikë pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu i identifikuar si Kostandin Ziu, ka marrë plagë në qafë dhe është paraqitur vetë në spital. I plagosuri ndodhet në reanimacion dhe në kujdesin e mjekëve.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes dhe as se kush e ka plagosur të riun.
-
VIDEO
Fier/ Sezoni i kultivimit të hashashit, prefekti Çuko mbledh strukturat: Të parandalohet, kontrolle e në zonat malore! Kryepolici Hitaj: Dukuria në rënie nga viti në vit
Prefekti i Qarkut, Arben Çuko, ka mbledhur paraditen e sotme (6 Shkurt) në një takim, përfaqësuesit vendorë, ku në fokus ishte lufta ndaj narkotikëve. Të pranishëm ishin edhe drejtues të policisë, kryetarë të bashkive dhe prokurori i Fierit. Kryepolici Skënder Hitaj jep shifrat e operacioneve
-
VIDEO
Zgjidhjet e Trump/ Eksperti Laçi: Në Gaza do të bëjë spastrim etnik, po kthen ligjin e xhunglës! Ukrainës po i kërkon haraç në këmbim të mbylljes së luftës
Veprimet e presidentit Donald Trump lidhur me luftën afro 3-vjeçare në Ukrainë, si dhe atë në Rripin e Gazës, kanë shkaktuar reagime plot negative në mbarë botën, të cilat thonë se zgjidhjet e servirura nga republikani 78-vjeçar janë të padrejta dhe shkojnë deri në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
-
VIDEO
I riu u gjet i vrarë, Report Tv sjell PAMJET! Policia rrethon vendin e ngjarjes me shirit dhe krijon perimetër sigurie për hetime! Ambulanca dhe forca të shumta
Këto janë pamjet kur Policia e Lezhës shkon në vendin e ngjarjes në Balldre dhe e rrethon me shirit skenën e krimit.
Pak metra më tej dallohet makina “Benz” e raportuar ku ndodhej personi i pajetë dhe që dyshohet se ka vdekur për shkak të të shtënave me armë zjarri.
Një gardh sigurie ku nuk lejoheshin mjetet e tjera në atë rrugë dhe lëvizja e personave, me perimetër sigurie dhe vend nën mbikëqyrje policore.
Makinat e policisë njëra pas tjetrës, efektivë, hetues dhe më tej ambulanca e spitalit për të kryer veprimet e rastit me stafin mjekësor.
-
VIDEO
Atentat në Balldre të Lezhës, i riu vritet brenda në makinë
Të shtëna me armë në Balldre të Lezhës. Burime për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila bëjnë me dije se një i ri është gjetur i vrarë brenda në makinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, por rrethanat mbeten ende të panjohura.
Ende nuk ka detaje, kurse Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.