-
VIDEO
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
Kështu shprehen në “Studio Live” të Report TV dy të ftuarit, analisti Arben Meçe dhe avokati Idajet Beqiri. Për ta Berisha ka bërë veprimtari antikombëtare, sepse ‘non grata’ nuk është vendosur vetëm për shkaqe korrupsioni. Ai dhe familja e tij kanë cenuar sigurinë kombëtare, akte për të cilat SHBA dhe Britania kanë një dosje të kopsitur dhe mbi këtë bazë është vendosur masa e nisur që 9 vite më parë si procedurë.
-
VIDEO
Arben Meçe: Fazlliçi lidhi Berishën me Arkanin, nga kjo vdiq edhe Remzi Hoxha! Saliu qëllime antikombëtare, sabotoi linjën e Interkonjeksionit, i shërbeu Serbisë
Analisti Arben Meçe ndau detaje interesante në “Studio Live” për lidhjet familjare dhe miqësore të Damir Fazlliç me familjen Berisha, aktiviteti i tij i spiunazhit dhe lidhja e Berishës me Arkanin nëpërmjet tij.
-
VIDEO
REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mln lekë të vjetra nga kompania e 'Çapjave' e sekuestruar nga SPAK! Adriatiku: S'jam klerik, do marr lekë dhe nga kriminelët
TIRANË- Vijon përplasja në distancë mes drejtuesit të partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj dhe kreut të 'Mundësia' Agron Shehaj. Ky i fundit pasi e akuzoi Lapajn se financohet nga paratë e pista, ka publikuar në Facebook një dokument të QKB dhe thotë se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë të vjetra nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.
-
VIDEO
'Pakti i qyteteve të lira'/ Rama: Kur mora detyrën si kryebashkiak, një gazetare më tha 'këtu nuk ke se çfarë të fotografosh përveç njerëzve'
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e 'Paktit të qyteteve të lira' e cila po mbahet në Tiranë. Rama vlerësoi bashkëpunimin e kryeqytetit me qytete si Barcelona dhe Amsterdami në planin e zhvillimit urban.
-
VIDEO
'Pact of Free Cities', Rama: Puna e qeverisë nuk mund të zëvendësojë atë që qytetet duhet të bëjnë për njerëzit
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në samitin e "Pact of Free Cities" të zhvilluar në Tiranë. Rama tha se samite të tilla është e mira që të zhvillohen më shpesh që qytetet europiane mes tyre të ndajnë eksperiencat. Ndërkohë që theksoi se puna e një qyteti nuk mund të kompensohet nga ajo që bën një qeveri, pasi qyteti është shtëpia e qytetarit.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
Gjermania bën thirrje për integritet në zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin tek mos përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë. Nga ana tjetër, Komisioni Rregullator në KQZ debatoi mbi mënyrën se si PS po jep bonuse për pensionistët pak ditë përpara zgjedhjeve.
-
VIDEO
Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami
Tre punonjës të burgjeve u arrestuan pasi nuk u treguan vigjilentë gjatë detyrës duke mundësuar arratisjen e një të dënuari me probleme mendore nga burgu i Shënkollit. I vlerësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Daut Laze vijon të jetë ende në arrati, ndërsa familja e tij në Tiranë thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod (VENDIMI)
Qeveria vendosi të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportat për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të votojnë në 11 maj. Por kjo nuk e kënaq opozitën, e cila kërkon me ngulm të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Kjo mund të sjellë një dështim të enjten tjetër, kur duhet konsensus në Kuvend për të hequr tarifat e postës së votës për diasporën.
-
VIDEO
Sadije dhe Dritëro Agolli, komunikim në letra dashurie! Shtëpia-muze “Agolli”, ekspozohet letërkëmbimi romantik! Vizitorët mund të lexojnë letrat gjatë gjithë muajit shkurt
Letrat e dashurisë së Sadije dhe Dritëro Agollit rrëfehen në një ekspozitë të veçantë të hapur në shtëpinë-studio të shkrimtarit. Letrat vijnë për publikun pikërisht në muajin e dashurisë dhe zbulojnë më tepër për dimensionin e Agollit si njeri dhe si shkrimtar.
-
VIDEO
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
Një aktivitet i veçantë që forcon lidhjet kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë është zhvilluar sot në Vatikan, ku Papa Françesku ka zhvilluar një Audiencë të Përgjithshme para rreth 100 studentëve shqiptarë dhe akademikëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.
-
VIDEO
Vrasja e postierit në Kamëz, RENEA bastis sërish banesën e Ervis Lamit! Burime: Sipas TIMS-s, rezulton në Shqipëri
Forcat elitë RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz pak ditë më parë
-
VIDEO
'Ka rritje të sëmundjeve tumorale', specialisti i ISHP në Report Tv: Më të prekur nga kanceret meshkujt, i stomakut i lartë në vend! Menaxhohen nëse kapen në kohë
‘Ka një rritje të lehtë të numrit të personave të prekur nga sëmundje tumorale në Shqipëri’, kështu është shprehur specialisti i ISHP Alban Ylli. Specialisti u shpreh se tha se 3 llojet e kancereve më të shpeshta në Shqipëri janë i gjirit tek femrat, i lëkurës dhe mushkrive.