-
VIDEO
Arratisja e Daut Lazes, familjarët: S'e dimë ku është, nuk ka ardhur në banesë! 49 vjeçari praktikant i fesë islame, policia kontrolle në xhami
Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, jeton në zonën e Astirit në Tiranë. Familjarët shprehen për Report Tv se nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisje.
-
VIDEO
Në siklet nga Ahmetaj, Këlliçi vetëpërgënjeshtrim rekord: Protesta thellësisht me militantë...plotësisht qytetare! Pa përgjigje për aleancën “Belo & Bela”
Ish kandidati demokrat për kryebashkiak i Tiranës, i cili vijon të organizojë protestat para Bashkisë, ende nuk e ka sqaruar akuzën e bërë nga Ahmetaj se këto protesta i ndihmon me para zv. Kryeministrja Belinda Balluku. Madje në një studio televizive së fundmi përgënjeshtroi veten brenda pak minutave, duke e quajtur protestën një herë thellësisht partiake dhe një herë plotësisht qytetare.
-
VIDEO
Banka Botërore: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu në një konferencë për reformën e pensioneve tha se Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet.
“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, tha ajo.
-
VIDEO
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' skemën e pensioneve! Rama: Ndërhyjmë pa prekur 'themelin' e reformës, vazhdojmë me bonuse! Opozita premtime imagjinare
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u ndal edhe tek informaliteti i pagave.
-
VIDEO
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Bardhi kërkon garanci në DASH për zgjedhje të lira te Rama u përgjigjet kritikëve me shembullin e Merkelit e deri tek si do ndryshojë kodi elektoral për votimin e diasporës!
-
VIDEO
Frika e një shpërthimi vullkanik, boshatiset Santorini! Report Tv sjell pamjet
Report Tv sjell të tjera pamje nga ishulli grek i Santorinit, i cili është boshatisur plotësisht nga banorët nga frika e një shpërthimi vullkanik, pas qindra tërmeteve.
Një zonë ku turistët nuk mungojnë në çdo periudhë të vitit, por për shkak të situatës dhe frikës nga tërmetet, ishulli është thuajse bosh.
-
VIDEO
Spahiu: Shqiptarët çuditërisht e duan Trump kur ndërhyn në botë, por jo për zgjedhjet në Kosovë
Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi sjelljen e Kosovës jo të përshtatshme dhe madje të cekët, kurse për kryeministrin Albin Kurti shprehet se ka krijuar vetëm armiq në të gjithë Europën, rajonin dhe deri në SHBA. Madje ka ftohur marëdhëniet edhe me faktorin shqiptar, duke ngritur me grupime të caktuara edhe idenë e Kombit Kosovar.
-
VIDEO
Santorini/ Mijëra qytetarë largohen nga frika e një shpërthimi vullkanik, Report Tv siguron pamjet
Pamjet e mësipërme, të siguruara nga Report Tv, tregojnë eksodin masiv të qytetarëve nga Santorini i Greqisë, ku egziston frika e një shpërthimi vullkanik, pas qindra tërmeteve.
-
VIDEO
Spahiu: Kosova duhet t’ja lajë borxhin Amerikës, duke votuar ç’ka duan ata politikisht, jo territorialisht!
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh sot në emisionin “Repolitix” se Kosova ia ka borxh Amerikës votimin politik për ta larguar njeriun që krijoi armiqësi me SHBA-të këto vite.
Sipas tij, duket qartë se Uashingtoni nuk e do Albin Kurtin dhe për faktin se Kosova ekziston si shtet vetëm pse vendosi SHBA, lë të kuptohet se populli kosovar ua ka një borxh politik, sepse atë ekonomik nuk e jep dot dhe as mund ta japë.
Spahiu mendon se Trump ka ardhur për politike në rend të ri botëror dhe për rajonin do ngarkojë emisarë dhe ambasadorë fuqiplotë, si rasti Grenell, por do lëjë pika të qarta për zgjidhje dhe tashmë e ka lënë qartë me deklaratën e fundit se Albin Kurti ka pasur qasje antiamerikane.
“Ardhja e Trump në pushtet jo vetëm që ndikon në Shqipëri, Kosovë, rajon, por edhe në rendin botëror. Ai ka ardhur si doktrinë që do shkaktojë apokalips në politikën botërore. Pasi ai erdhi në pushtet Gjermania shkoi në zgjedhje, ra qeveria, Kanadaja po ashtu. Por është e vështirë që shqiptarët e Kosovës ta kuptojnë këtë gjë se mendojnë që boshti i tokës është në Prishtinë. Kosova dhe Shqipëria do jenë në bllokun e emisarëve specialë dhe ambasadorëve fuqiplotë. Kosova dhe Shqipëria s’mund të jenë në paradhomën e Trump se ai ka ardhur për gjeopolitikë ndërkombëtare”, tha juristi.
-
VIDEO
Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave, shpërblim sipas performancës! Punë edhe nga shtëpia
Qeveria parashikon të ndryshojë strukturën e pagave për punonjësit e administratës, duke shtuar krahas rritjes së pagës edhe shpërblimet financiare për performancën në punë. Në draft-strategjinë e publikuar synohet gjithashtu edhe mundësia e punës nga shtëpia për t’u ardhur në ndihmë kryesisht familjeve me fëmijë, por edhe për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kosovë/ Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit! Osmani: SHBA po thotë se nuk e do më nëpër këmbë Albinin
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, por deklarata e Richard Grenell ka ndezur fushën politike në Prishtinë dhe rajon. Të ftuarit në ‘Repolitix” ndanë mendimin e përbashkët se Grenell flet në emër të SHBA-ve dhe Trump dhe se nuk ishte mendimi i tij personal